Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Çfarë ndodhi më 28 Nëntor? Fushatë masive me komente kundër protestës…kush fshihet pas?

    28.11.2026

    Vrasja e shqiptarit në Itali, sekuestrohet arma e policit

    28.11.2026

    E zuri porta e banesës poshtë, humb jetën 7-vjeçari në Bathore

    28.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Shqipëria mban në këmbë Iute Credit, ndërsa grupi regjistron humbjen e parë

    Shqipëria mban në këmbë Iute Credit, ndërsa grupi regjistron humbjen e parë

    Aktualitet Nga InfoNews28.11.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shqipëria mban në këmbë Iute, ndërsa grupi regjistron humbjen e parë

    37.4 milionë euro të ardhura dhe 17.7 milionë euro fitim operativ në Shqipëri kontrastojnë me humbjen 1.24 milionë euro të grupit në tremujor.

    Reklamë

    Me një normë mesatare interesi mbi 32% dhe një portofol borxhesh që ka kapur shifrën rekord prej 114.5 milionë eurosh, qytetarët shqiptarë janë kthyer në burimin kryesor të parave për grupin estonez të mikrofinancës Iute Group.

    Pasqyrat financiare të paaudituara për nëntëmujorin e parë të vitit 2026 zbulojnë një paradoks të fortë. Ndërsa kompania me seli në Talin regjistroi humbjen e parë tremujore në historinë e saj — prej 1.24 milionë eurosh — për shkak të bllokimeve rregullatore në Moldavi dhe kostove të larta të obligacioneve në Evropë, ishte pikërisht tregu shqiptar që e mbajti grupin në këmbë, duke gjeneruar 17.7 milionë euro fitim operativ (EBITDA) në vetëm nëntë muaj.

    Shifrat tregojnë se në një vend me pagat ndër më të ulëtat në rajon, Iute arriti të arkëtojë 37.4 milionë euro të ardhura në nëntë muaj — më shumë se në çdo shtet tjetër ku operon. Nga 46.1 milionë euro fitim operativ që prodhoi i gjithë grupi në pesë vende (përfshirë dy banka në Moldavi dhe Ukrainë), gati 40% (38.4%) erdhi vetëm nga xhepat e kredimarrësve shqiptarë.

    Nga rrogat e Tiranës tek banka në Ukrainë/ Si paratë e

    Vetëm interesat e paguara në Shqipëri kapën vlerën e 28 milionë eurove, duke financuar jo vetëm shpenzimet e grupit në bursat e Frankfurtit dhe Baltikut, por edhe ngritjen e bankës së re Iute Bank Ukraine, e cila pritet të nisë punën tregtare në fillim të vitit 2027.

    Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, makina e huadhënies në Tiranë u shpërndau qytetarëve 120.9 milionë euro kredi të reja — rreth 494 mijë euro çdo ditë — duke miratuar 61.4% të aplikimeve, norma më e lartë e miratimit në të gjithë grupin.

    Pasi Banka e Shqipërisë ndërhyri për të ndaluar komisionet e fshehura mujore dhe uli tavanet e interesave (duke zbritur normën mesatare vjetore të Iute në vend nga 38.3% në vitin 2024 në 32.3%), kompania gjeti një mënyrë tjetër për të maksimizuar arkëtimet: zgjati afatet e shlyerjes deri në pesë vjet (60 muaj) dhe rriti tavanin e kredive deri në 600 mijë lekë (6 milionë lekë të vjetra).

    Por kjo “minierë ari” ka nisur të japë shenjat e para të plasaritjes. Përpjekja e kompanisë për t’u dhënë shqiptarëve kredi gjithnjë e më të mëdha dhe me afate të gjata u përplas me realitetin e xhepave të qytetarëve.

    Ndërsa klientët e vegjël vijuan të paguajnë rregullisht, një pjesë e kredimarrësve të mëdhenj ndaluan pagesat, duke bërë që në Shqipëri të kalojnë në vonesë rreth 41 mijë euro këste çdo ditë dhe fitimi operativ i filialit shqiptar të bjerë për herë të parë nga 18.2 milionë euro në 17.7 milionë euro.

    Këtë gabim e pranoi hapur vetë drejtori ekzekutiv i Iute Group, Tarmo Sild, në letrën drejtuar investitorëve. “Në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, u rritëm shumë shpejt me shuma më të larta kredie për klient, dhe një numër i kufizuar kredish të mëdha dolën me vonesë përpara se kapaciteti ynë i arkëtimit të arrinte të përshtatej, gjë që rriti shpenzimet e provigjionimit,” shkroi Sild në prezantimin e pasqyrave të 9 mujorit para investitorëve, shkruan Kapitali.al.

    Për të ndalur humbjet, kompania ka nisur tashmë shtrëngimin e filtrave për kredinë në Tiranë, po riorganizon grupet e arkëtimit dhe ka paralajmëruar shkurtime të stafit dhe të shpenzimeve. Një sinjal i qartë se edhe tregu më fitimprurës i rajonit ka një kufi se sa borxh me interesa të larta mund të mbajë mbi supe./infonews.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Çfarë ndodhi më 28 Nëntor? Fushatë masive me komente kundër protestës…kush fshihet pas?

    28.11.2026
    Aktualitet

    Vrasja e shqiptarit në Itali, sekuestrohet arma e policit

    28.11.2026
    Aktualitet

    E zuri porta e banesës poshtë, humb jetën 7-vjeçari në Bathore

    28.11.2026
    Aktualitet

    Protesta në Tiranë/ Rëndohet bilanci, 19 të lënduar, mes tyre edhe 4 punonjës të medias

    28.11.2026
    Aktualitet

    Kush e vrau shqiptarin në Itali? Arratisja e Ervis Murrës, çfarë ndodhi gjatë përplasjes me policinë

    28.11.2026
    Aktualitet

    Luftë mes policisë dhe shqiptarëve në Itali, vritet një i ri, arratiset Ervis Murra

    28.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Çfarë ndodhi më 28 Nëntor? Fushatë masive me komente kundër protestës…kush fshihet pas?

    28.11.2026

    Vrasja e shqiptarit në Itali, sekuestrohet arma e policit

    28.11.2026

    E zuri porta e banesës poshtë, humb jetën 7-vjeçari në Bathore

    28.11.2026

    Protesta në Tiranë/ Rëndohet bilanci, 19 të lënduar, mes tyre edhe 4 punonjës të medias

    28.11.2026

    Kush e vrau shqiptarin në Itali? Arratisja e Ervis Murrës, çfarë ndodhi gjatë përplasjes me policinë

    28.11.2026
    Më të lexuarat

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

    Aktualitet Nga InfoNews24.11.20260

    Me armë si togë zjarri! Kapen Erion Ramaj, Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj…

    Grabitja që alarmoi Anglinë, Arilen Ndoci dhe Mirgen Doku u ndihmuan nga një person i tretë: Ia mbathi dhe i la brenda rezidencës

    26.11.2026

    E rëndë në burgun e Burrelit, i dënuari sulmon policin dhe e plagos

    26.11.2026

    “Jam keq…”/ Bazholi Adi Çobo alarmon burgun e Durrësit, shtrohet me urgjencë

    26.11.2026

    Mirgen Doku dhe Arilen Ndoci! Dy shqiptarët që hynë për të grabitur rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate në Britani

    25.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.