Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»U del përpara arusha, polici qëllon me armë gjatë aksionit për kanabis në Krujë

    U del përpara arusha, polici qëllon me armë gjatë aksionit për kanabis në Krujë

    Aktualitet Nga InfoNews29.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    U del përpara arusha, polici qëllon me armë gjatë aksionit për kanabis në Krujë
    U del përpara arusha, polici qëllon me armë gjatë aksionit për kanabis në Krujë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një situatë e pazakontë është regjistruar gjatë një aksioni të Policisë në zonat malore të Krujës, ku efektivët po kryenin kontrolle për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ushtrojnë kontrolle në territorin e rrethit Krujë, në kuadër të planit të masave për kontrollin e territorit.

    Reklamë

    U del përpara arusha, polici qëllon me armë gjatë aksionit për kanabis në Krujë

    Shërbimet ishin ndarë në disa grupe dhe po kontrollonin zona të ndryshme. Rreth orës 11:30, një prej punonjësve të Policisë, pjesë e një grupi kontrolli në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, është përballur me rrezikun nga kafshët e egra.

    Sipas Policisë, për të larguar rrezikun, efektivi ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

    Në atë moment, për shkak të mungesës së valëve telefonike, grupet e tjera të kontrollit nuk kishin mundësi të komunikonin me njëri-tjetrin. Si pasojë, kur dëgjuan të shtënat, efektivët e grupeve të tjera dyshuan fillimisht se në zonë mund të ishte qëlluar nga ndonjë person.

    Pas sqarimit të situatës dhe dokumentimit të rastit sipas procedurave ligjore, operacioni ka vijuar normalisht.

    Gjatë kontrolleve në terren, deri në këto momente janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis.

    Policia vijon kontrollet në zonat malore të Krujës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026
    Aktualitet

    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

    26.10.2026
    Aktualitet

    Grekët i zë halli me punëtorët e ullirit: 60 € dita, frape e molto në mëngjes, pulë dhe birrë në drekë!

    26.10.2026
    Aktualitet

    Ruani shishet…do merrni para! Ja kur vijnë makineritë e riciklimit në Shqipëri

    26.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026

    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

    26.10.2026

    Grekët i zë halli me punëtorët e ullirit: 60 € dita, frape e molto në mëngjes, pulë dhe birrë në drekë!

    26.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.