Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit
    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Trafiku në Tiranë

    Në një Tiranë ku dëmtimi i semaforëve dhe kamerave gjatë protestave të fundit nuk duket se ka sjellë ndonjë kaos të ri në trafik, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) tregon se sistemi i menaxhimit të qarkullimit kishte probleme serioze edhe më parë.

    Reklamë

    Sipas auditimit, më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit nuk transmetonin pamje, një pjesë e semaforëve nuk ishin të integruar në sistemin qendror, ndërsa investimet për përmirësimin e transportit dhe qarkullimit rrugor kanë mbetur ndjeshëm larg planeve.

    Raporti i KLSH-së, që shqyrton periudhën 2023–2025, evidenton gjithashtu mangësi në transportin publik, vonesa në projektet infrastrukturore dhe probleme në monitorimin e shërbimeve urbane.

    Sipas audituesve, masat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës janë zbatuar pjesërisht dhe nuk kanë arritur të sigurojnë përmirësimet e synuara në lëvizshmërinë urbane.

    Mbi gjysma e kamerave të trafikut jashtë funksionit

    Nga 71 kamera të instaluara për monitorimin e trafikut në kryeqytet, 40, ose 56.3%, nuk transmetonin pamje gjatë verifikimit të KLSH-së më 1 korrik 2026, përpara dëmtimeve të fundit gjatë protestave.

    Për 11 kamera, ndërprerja e transmetimit kishte zgjatur nga dy deri në shtatë vjet, ndërsa 14 të tjera kishin qenë jashtë funksionit për periudha nga një deri në shtatë muaj. Sistemi i kamerave ishte plotësuar nëpërmjet një kontrate të vitit 2021, me vlerë rreth 59.9 milionë lekë.

    Auditimi konstatoi gjithashtu se platforma qendrore për shfaqjen e njëkohshme të pamjeve nuk funksiononte. Operatorët i monitoronin kamerat individualisht në kompjuter, ndërsa 10 semaforë nuk ishin integruar në sistemin qendror.

    Edhe gjashtë pajisjet elektronike për informimin e drejtuesve të automjeteve rezultuan jashtë funksionit. Sipas KLSH-së, këto probleme kufizojnë kapacitetin e Qendrës së Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut për monitorimin e qarkullimit. Audituesit konstatuan gjithashtu se Bashkia nuk kishte hartuar dhe miratuar një Plan Urban të Trafikut si dokument të veçantë.

    Investimet në transport, tre vite nën objektiva

    Shpenzimet e programit të transportit publik në Bashkinë e Tiranës u rritën nga 325 milionë lekë në vitin 2023 në 1.53 miliardë lekë në vitin 2025. Megjithatë, pjesa dërrmuese e fondeve është përdorur për subvencione dhe rimbursime, përfshirë abonetë e studentëve dhe pensionistëve. Sipas raportit, investimet përbënin 13% të shpenzimeve të programit në vitin 2023 dhe 30% në vitin 2024, por realizimi i tyre ishte zero.

    Në vitin 2025, investimet zinin vetëm 4% të shpenzimeve dhe u realizuan në masën rreth 2%. KLSH ka analizuar veçmas projektet që ndikojnë në lëvizshmërinë urbane, përfshirë korsitë e dedikuara për autobusët, infrastrukturën për biçikletat dhe sistemet e menaxhimit të trafikut.

    Për këto projekte, niveli i realizimit ishte 26% në vitin 2023, 22% në vitin 2024 dhe 50% në vitin 2025. Megjithëse përqindja e realizimit u përmirësua vitin e kaluar, fondet faktike të investuara ishin më të ulëta se në vitin 2023.

    Raporti konstaton se gjatë tre viteve nuk është arritur të realizohet as niveli i investimeve të planifikuara për një vit të vetëm, vitin 2023. KLSH paralajmëron se struktura e shpenzimeve, e orientuar kryesisht drejt subvencioneve, e kombinuar me realizimin e ulët të investimeve, krijon rrezik për mungesë ndikimi në përmirësimin e qarkullimit rrugor dhe cilësisë së shërbimit.

    Transporti publik, nga menaxhimi i linjave tek gjendja teknike e autobusve

    Vetëm 29% e banorëve të Tiranës janë të kënaqur me transportin publik, sipas studimit të Komisionit Europian “Cilësia e jetës në qytetet europiane 2023”, të cituar nga KLSH. Rreth 22% e banorëve përdorin transportin publik në një ditë tipike, duke e renditur Tiranën në vendin e 82-të nga 83 qytete të studiuara.

    Ndërkohë, mbi 55% përdorin makinën si mjetin kryesor të lëvizjes. Auditimi identifikoi probleme në menaxhimin e linjave urbane, gjendjen teknike të autobusëve dhe vlerësimin e performancës së operatorëve.

    Mangësi u konstatuan edhe në administrimin e ankesave të qytetarëve. Portali Urbani funksiononte pa procedura të brendshme të miratuara, ndërsa për një pjesë të ankesave mungonte dokumentimi i trajtimit.

    Bashkia nuk kishte realizuar as anketat periodike të planifikuara për cilësinë e transportit publik gjatë periudhës së auditimit.

    Në përfundim, KLSH vlerëson se masat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës nuk kanë arritur të sigurojnë një shërbim transporti publik efikas, të besueshëm dhe të orientuar drejt nevojave të qytetarëve, duke kërkuar forcimin e monitorimit dhe përshpejtimin e zbatimit të reformave të planifikuara.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026
    Aktualitet

    Grekët i zë halli me punëtorët e ullirit: 60 € dita, frape e molto në mëngjes, pulë dhe birrë në drekë!

    26.10.2026
    Aktualitet

    Ruani shishet…do merrni para! Ja kur vijnë makineritë e riciklimit në Shqipëri

    26.10.2026
    Aktualitet

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026

    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

    26.10.2026

    Grekët i zë halli me punëtorët e ullirit: 60 € dita, frape e molto në mëngjes, pulë dhe birrë në drekë!

    26.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.