Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026

    Arrestohet Renardo Nallbani i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    08.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Shteti po i merr Aeroportin? Pse nuk flet ME DOKUMENTA Behgjet Pacolli?

    Nga InfoNews21.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shteti po i merr Aeroportin? Pse nuk flet ME DOKUMENTA Behgjet Pacolli?

    Pavarësisht akuzave të forta publike, deri tani Behgjet Pacolli nuk ka bërë publike dokumente konkrete që të mbështesin pretendimet e tij për mënyrën se si po i merret Aeroporti i Vlorës. Në reagimet e tij, ai është fokusuar kryesisht te akuzat ndaj shtetit dhe ortakëve të përfshirë në projektin e ndërtimit të aeroportit, ndërsa detaje zyrtare apo prova ligjore mbi konfliktin nuk janë paraqitur publikisht.

    Behgjet Pacolli: “Shteti po ma merr Aeroportin e Vlorës, por nuk do të luftoj me të”

    Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka deklaruar për herë të parë publikisht se shteti shqiptar po merr nën kontroll Aeroportin e Vlorës, duke e cilësuar ndërhyrjen si të padrejtë dhe joligjore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregoi edhe një bisedë telefonike me një gazetar shqiptar, ku theksoi se nuk dëshiron përplasje me shtetin.

    Pacolli tha se objektet që kompania e tij kishte marrë përsipër të përfundonte janë tashmë të realizuara dhe se punimet përfundimtare janë kryer prej muajsh. Sipas tij, aeroporti është ndërtuar ekskluzivisht me financat e tij, me mbi 310 milionë euro investime dhe garanci të angazhuara në projekt.

    “Aeroportin le ta marrin. Unë nuk dua të luftoj me shtetin. Shteti ka fuqinë e vet dhe mund ta përdorë si të dojë,” shkroi ai, duke shtuar se mënyra si po veprohet është e papranueshme për një shtet që synon të funksionojë mbi ligjin.

    Ai deklaroi gjithashtu se të gjithë nënkontraktorët dhe detyrimet financiare do të shlyhen “deri në centin e fundit”, ndërsa punëtorët dhe ekspertët e angazhuar në projekt do të tentohen të sistemohen në projekte të tjera jashtë vendit.

    Pacolli ngriti shqetësim edhe për trajtimin e stafit në kantier, duke thënë se ndërhyrja e policisë ka prekur dinjitetin e punëtorëve dhe ka lënë brenda ambienteve pajisje pune, sende personale dhe materiale të kompanisë.

    Sipas tij, dëmi më i madh nuk është vetëm financiar, por lidhet me besimin ndaj shtetit dhe mesazhin që i jepet investitorëve të huaj për klimën e biznesit në Shqipëri.

    Në fund të reagimit, Pacolli theksoi se do të vazhdojë të mbrojë interesin e punëtorëve dhe parimin që shteti duhet të jetë garant i ligjit dhe jo instrument presioni ndaj investitorëve.

    Shteti po i merr Aeroportin? Pse nuk flet ME DOKUMENTA Behgjet Pacolli?
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026
    Aktualitet

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Renardo Nallbani i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    08.08.2026
    Aktualitet

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Aktualitet

    Tritol në Tufinë, zbardhet ngjarja! Shpallen në kërkim 3 vëllezërit

    08.08.2026
    Aktualitet

    Sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

    08.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Autobusi i Green Line vrau të moshuarin te vijat e bardha

    09.08.2026

    ‘Kruja është sot më e qetë’, Lamallari falënderon efektivët që luftuan me flakët: Respekt për guximin

    09.08.2026

    Arrestohet Renardo Nallbani i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    08.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Tritol në Tufinë, zbardhet ngjarja! Shpallen në kërkim 3 vëllezërit

    08.08.2026
    Më të lexuarat

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali

    Nga InfoNews04.08.20260

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali Kompania italiane “Meral SRL”, në pronësi të…

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    07.08.2026

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.