Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026

    Ndryshon tatimi mbi pagat, për herë të parë normë 32% për të ardhurat mbi 8 mln lekë në vit!

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Bizneset me xhiro mbi 5 mln lekë do të paguajnë TVSH

    Bizneset me xhiro mbi 5 mln lekë do të paguajnë TVSH

    Aktualitet Nga InfoNews27.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Bizneset me xhiro mbi 5 mln lekë do të paguajnë TVSH

    Nga janari i vitit 2021 bizneset me xhiro deri 10 milionë lekë në vit nuk kanë paguar TVSH. Premtim që u materializua në ligj dhe që u premtua se do të zgjaste deri në 2029-ën. Por qeveria bën një hap pas dhe vendos që ta ulë pragun nga 10 milionë në 5 milionë lekë në vit. Kjo do të thotë se nga viti i ardhshëm të gjitha bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë do të paguajnë TVSH-në prej 21%.“Krahasuar me vendet e rajonit dhe me vendet anëtare në Bashkimin Evropian, aktualisht vendi ynë aplikon një kufi minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 10 milionë lekë në vit, ose rreth 108, 696 euro, që është ndjeshëm më lartë sesa kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në në këto vende. Në tabelën e mëposhtme paraqitet kufiri minimal regjistrimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe disa vende të BE-së”, thuhet në relacionin projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, “për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, ‘për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e shqipërisë’, të ndryshuar”.Nga kjo ulje e pragut preken 17.516 tatimpagues që do të futen në skemën e TVSH-së, e praktikisht do të paguajnë tatim.“Përfshirja e subjekteve në regjimin normal të TVSH-së mundëson deklarimin e transaksioneve të shitjeve dhe blerjeve nga të gjitha palët e përfshira në transaksion, duke mundësuar gjithashtu kryqëzimin e këtij informacioni në funksion të mirëadministrimit të tatimit. Ndërkohë, në përcaktimin e kufirit minimal të regjistrimit për TVSH-në prej 5 (pesë) milion lekë, është mbajtur në konsideratë fakti se, ky kufi përjashton ato biznese që janë kryesisht biznese familjare dhe me të vetëpunësuar të vetëm”, thuhet në relacion.Nga kjo ndërhyrje buxheti i shtetit pritet të përfitojë 4.5 miliardë lekë të ardhura shtesë.

    Reklamë

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Aktualitet

    Ndryshon tatimi mbi pagat, për herë të parë normë 32% për të ardhurat mbi 8 mln lekë në vit!

    27.10.2026
    Aktualitet

    Plagosje me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, një person i lënduar.

    27.10.2026
    Aktualitet

    Çmimi i duhanit pritet të rritet

    26.10.2026
    Aktualitet

    Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat

    26.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026

    Ndryshon tatimi mbi pagat, për herë të parë normë 32% për të ardhurat mbi 8 mln lekë në vit!

    27.10.2026

    Bizneset me xhiro mbi 5 mln lekë do të paguajnë TVSH

    27.10.2026

    Plagosje me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, një person i lënduar.

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Ndryshe numri bllokohet…si e çoi Vodafone Albania rimbushjen minimale në 500 lekë! AKEP në gjumë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.