Plagosje me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, një person i lënduar.
Një ngjarje e rëndë është raportuar pak momente më parë në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është identifikuar si Taulant Hoti.
Pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ku pritet të kryejnë veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit apo autorët e mundshëm të ngjarjes.

