Po na vidhet toka…banorët e Bulqizës kundër oligarkëve të paneleve diellore
Në Bulqizë, mbledhja e Këshillit Bashkiak është ndërprerë për shkak të tensioneve të krijuara nga prania e banorëve të Gjoricës, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e paneleve fotovoltaike në zonën e tyre. Sipas tyre, ky projekt cenon drejtpërdrejt kullotat që ata përdorin prej vitesh për blegtorinë, duke rrezikuar jetesën e tyre.
Banorët pretendojnë gjithashtu se procesi i miratimit të projektit ne janar te ketij viti është shoqëruar me parregullsi, pasi firmat në mbështetje të paneleve, sipas tyre, janë mbledhur edhe nga persona që nuk jetojnë në Gjoricë. Ata kerkojne qe keshilli ta anuloje vendimin per dhenien e tokave shtetetore me qira.
Situata është tensionuar më tej nga prania e forcave të shumta të policisë, të cilat kanë penguar hyrjen e banorëve në sallën e mbledhjes. Ndërkohë, edhe këshilltarët e djathtë nuk janë lejuar të futen, pasi dera e sallës ka qenë e mbyllur. Atyre u është komunikuar se mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër, edhe pse orari i parashikuar për zhvillimin e saj ende nuk kishte ardhur.
