Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»“O Mand Duka si të kam…Tao jam, më duhet një 100-çe Bitcoin”/ Si u zbulua skema e dy të rinjve.

    “O Mand Duka si të kam…Tao jam, më duhet një 100-çe Bitcoin”/ Si u zbulua skema e dy të rinjve.

    Aktualitet Nga InfoNews28.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    “O Mand Duka si të kam…Tao jam, më duhet një 100-çe Bitcoin”/ Si u zbulua skema e dy të rinjve.

    Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi janë përpjekur të mashtrojnë kreun e FSHF, Armand Dukën, për t’i marrë 100 mijë euro.

    Reklamë

    Dy të arrestuarit kanë komunikuar me Armand Dukën, duke iu prezantuar si Taulant Balla, me qëllim përfitimin e 100 mijë eurove në kriptovaluta. Biznesmeni e ka kuptuar se bëhej fjalë për një tentativë mashtrimi dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

    Gjatë komunikimit me autorët, Duka u ka thënë se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të lidheshin me djalin e tij, pasi, sipas tij, ai merrej me këto çështje. Në telefonin e dy të arrestuarve ka komunikuar më pas një agjent i infiltruar i policisë, i cili është prezantuar si djali i Armando Dukës. Agjenti u ka bërë të ditur mashtruesve se paratë nuk mund t’i dërgonte në kriptovaluta, por do t’ua dorëzonte në cash.

    Dy autorët kanë pranuar dhe i kanë kërkuar që paratë t’ua dorëzonte në Elbasan. Policia ka organizuar më pas operacionin për kapjen e tyre në flagrancë. Në momentin e dorëzimit të shumës së parave, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar dy të rinjtë. Njëri prej tyre ka tentuar të largohet me vrap, por është ndjekur dhe kapur nga efektivët e policisë.
    Sipas burimeve, dyshohet se pas kësaj ngjarjeje fshihet Florian Gjergji, emri i të cilit është lakuar në episode të ndryshme mashtrimi.

    Autorët:
    – Përshëndetje, jemi Taulant Balla. Kemi një çështje që lidhet me një transaksion në kriptovaluta.

    Armand Duka:
    – Unë nuk merrem me këto transaksione. Mund të komunikoni me djalin tim, ai merret me këto çështje.

    Agjenti i infiltruar:
    – Përshëndetje, jam djali i Armandit. Më kanë thënë se keni një transaksion për të kryer.

    Autorët:
    – Po. Bëhet fjalë për rreth 100 mijë euro dhe duhet të kryhet në kriptovaluta.

    Agjenti:
    – Nuk mund t’i dërgoj në kriptovaluta. Nëse është në rregull, mund t’jua dorëzoj shumën cash.

    Autorët:
    – Në rregull. Ku mund të bëhet dorëzimi?

    Agjenti:
    – Më thoni ju vendin.

    Autorët:
    – Në Elbasan.

    Agjenti:
    – Dakord. Do të biem dakord për vendin dhe orën.

    Pas takimit të përcaktuar, policia ndërhyri dhe arrestoi dy të rinjtë në flagrancë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026
    Aktualitet

    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

    26.10.2026
    Aktualitet

    Grekët i zë halli me punëtorët e ullirit: 60 € dita, frape e molto në mëngjes, pulë dhe birrë në drekë!

    26.10.2026
    Aktualitet

    Ruani shishet…do merrni para! Ja kur vijnë makineritë e riciklimit në Shqipëri

    26.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026

    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

    26.10.2026

    Grekët i zë halli me punëtorët e ullirit: 60 € dita, frape e molto në mëngjes, pulë dhe birrë në drekë!

    26.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.