Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Mashtronin me Call Center! SPAK nuk i fal, 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, njëra merr me vete foshnjën 4-muajshe

    Mashtronin me Call Center! SPAK nuk i fal, 4 nëna me fëmijë dërgohen në burg, njëra merr me vete foshnjën 4-muajshe

    Aktualitet Nga InfoNews07.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Me foshnjën vetëm 4 muajshe në krah, Greta Gjoci është dërguar këtë të mërkurë në burgun e Pojskës për të vuajtur një dënim me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që mashtronte italianët përmes Call Center-ave, duke përvetësuar 4.7 mln euro. Burime thanë se nëna dhe foshnja 4-muajshe janë vendosur në seksionin e posaçëm të burgut ku ndodhet edhe çerdhja.

    Gjoci është një nga 5 gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos, të cilat i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, për shkak të fëmijëve të mitur dhe rrethanave familjare. Për këtë çështje janë dënuar gjithsej 6 gra dhe për të paktën 4 prej tyre vendimi është ekzekutuar tashmë, duke u dërguar në burgun e Pojskës në Korçë. Për një nga 5 gratë që ka paraqitur kërkesë në GJKKO, vendimi ende nuk është ekzekutuar.

    Reklamë

    Mbrojtja e Greta Gjocit e ka depozituar kërkesën më 5 tetor, ditën kur Apeli la në fuqi dënimet me rreth 110 vite burg për 16 të pandehurit e grupit, përfshirë këtu edhe drejtuesin Bruno Çobo. Mbrojtja e Gjocit kërkon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit duke u mbështetur në nenin 476 të Kodit të Procedurës Penale. Ligji parashikon se, kur e dënuara është shtatzënë ose ka një fëmijë nën një vjeç, gjykata mund të shtyjë ekzekutimin e vendimit derisa fëmija të mbushë një vjeç.

    Në Gjykatën e Posaçme kanë mbërritur kërkesa edhe nga katër të dënuara të tjera të së njëjtës dosje: Elisa Çaçi, e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg, si dhe Rezarta Ibrahimi, Antoneta Malo dhe Silvana Veliu, secila e dënuar me nga 6 vite e 8 muaj burg. Në total, pesë gratë që kanë paraqitur kërkesa janë dënuar me 34 vite burg.

    Dënimet e Apelit të GJKKO për gratë që kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit:

    Elisa Çaçi- 7 vite e 4 muaj burg
    Rezarta Ibrahimi- 6 vite e 8 muaj burg
    Greta Gjoci- 6 vite e 8 muaj burg
    Antoneta Malo- 6 vite e 8 muaj burg
    Silvana Veliu- 6 vite e 8 muaj burg

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026
    Aktualitet

    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

    26.10.2026
    Aktualitet

    Grekët i zë halli me punëtorët e ullirit: 60 € dita, frape e molto në mëngjes, pulë dhe birrë në drekë!

    26.10.2026
    Aktualitet

    Ruani shishet…do merrni para! Ja kur vijnë makineritë e riciklimit në Shqipëri

    26.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026

    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

    26.10.2026

    Grekët i zë halli me punëtorët e ullirit: 60 € dita, frape e molto në mëngjes, pulë dhe birrë në drekë!

    26.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.