Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Bota

    Luftë kundër drogës në Rio de Zhaneiro! Mbi 120 të vdekur

    Nga InfoNews29.10.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Zjarr dhe tym ngrihen nga favelat e Rios, ndërsa dëgjohen të shtëna armësh. “Skena lufte”, tregojnë qytetarët në rrjete sociale dhe mediat lokale, duke përshkruar atë që ndodhi dje gjatë operacionit gjigant të nisur nga guvernatori Cláudio Castro, i Partisë Liberale të ish-presidentit Jair Bolsonaro, kundër grupit kriminal Comando Vermelho, një prej më të mëdhenjve dhe më të fuqishmëve në Brazil. Mbi 2.500 policë dhe pjesëtarë të forcave speciale kundër krimit të organizuar hynë në komplekset Alemão dhe Penha, ku jetojnë rreth 280 mijë njerëz. Të paktën 120 persona janë vrarë në përleshje, mes tyre katër policë, dhe mbi 80 janë arrestuar.

    Rafale me mbi 200 të shtëna në minutë e kanë kthyer disa zona të Rios në një fushë të vërtetë beteje. Grupi kriminal iu përgjigj zjarrit të policisë me dronë të ngarkuar me granata, pushkë automatike të afta për të rrëzuar helikopterë dhe autobusë të marrë peng për të bllokuar rrugët hyrëse, ndërkohë që përmes WhatsApp-it qarkullonin mesazhe që detyronin banorët të merrnin pjesë në bllokada.

    Operacioni shënon një ndryshim në mënyrën e përballjes midis forcave të sigurisë dhe fraksioneve kriminale në Rio: trafikantët e drogës përdorën dronë për të hedhur granata mbi skuadrat speciale, duke përdorur një detonator mekanik ose elektrik që lejon lëshimin e eksplozivit pa ndaluar fluturimin e dronit, në mënyrë që ai të mund të largohej pa u ekspozuar ndaj rrezikut.Qëllimi i operacionit, i quajtur “Contención” (“Përmbajtje”), është ndalimi i zgjerimit territorial të Comando Vermelho, grupit më të madh kriminal në shtetin e Rio de Zhaneiros. Baza e tij kryesore është në favelat e qytetit, por ndikimi i tij shtrihet në mbarë Brazilin. Strategjia e grupit bazohet në një lloj “kombëtarizimi” të aktiviteteve: ai bashkëpunon me banda lokale në rajone të ndryshme dhe u ofron strehim trafikantëve nga shtete të tjera brenda komuniteteve që kontrollon në Rio. Udhëheqësi i tij – dhe personi më i kërkuar – Edgar Alves Andrade, i njohur si Doca da Penha, mbetet ende në arrati, edhe pse ndaj tij janë lëshuar njëzet urdhër-arreste për më shumë se njëqind vrasje.

    Rreth 81 të dyshuar janë arrestuar, ndërsa 93 pushkë dhe më shumë se gjysmë ton droge janë sekuestruar, ka deklaruar qeveria e shtetit, duke shtuar se viktimat “kanë rezistuar ndaj ndërhyrjes së policisë”. Operacioni është një nga më të dhunshmit në historinë e fundit të Brazilit, dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë kërkuar hapjen e hetimeve për vdekjet. Operacionet çuan në mbylljen e 45 shkollave, pezullimin e shërbimeve shëndetësore dhe devijimin e linjave të transportit publik.

    “Është një operacion i shtetit kundër narkoterroristëve,” deklaroi Castro, duke kërkuar mbështetjen e qeverisë federale dhe duke denoncuar izolimin e Rios. Në orët në vijim, ministrat e Zyrës Civile, Rui Costa, dhe të Drejtësisë e Sigurisë, Ricardo Lewandowski, do të mbërrijnë në qytet për t’u takuar me guvernatorin, pas një mbledhjeje urgjente në Pallatin Planalto, të thirrur nga presidenti në detyrë Geraldo Alckmin. Presidenti Lula, që po kthehet nga Malajzia, ka pranuar kërkesën për ndihmë të Costës.

    Zyrtarët e qeverisë së Luiz Inácio Lula da Silva mendojnë se deklaratat e guvernatorit të Rios, Cláudio Castro, sipas të cilit kriza e sigurisë vjen nga mungesa e mbështetjes federale, janë një manovër politike për të parapërgatitur fushatën për zgjedhjet e ardhshme.

    Sot, qyteti është i mbuluar nga një heshtje e çuditshme, shkruajnë mediat lokale. Disa banorë kanë transportuar rreth 40 trupa në sheshin São Lucas, në rrugën José Rucas, duke e rritur numrin e mëparshëm të viktimave nga 60 në 100 e më shumë. Kufomat mendohet të jenë sjellë nga zona pyjore e Vacaria, në Serra da Misericórdia, ku dje ndodhën përplasjet më të ashpra. Banorët afrohen me radhë për të ngritur mbulesat dhe për të identifikuar viktimat. Sipas dëshmitarëve, mund të ketë ende trupa për t’u gjetur, gjë që mund ta bëjë bilancin e vdekjeve shumë më të lartë se sa është raportuar deri tani.

    // La Repubblica

    Luftë kundër drogës në Rio de Zhaneiro! Mbi 120 të vdekur
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Bota

    A do hyjë Europa në konflikt me SHBA për Groenlandën?

    05.01.2026
    Bota

    Avioni ushtarak turk me 20 persona thyhet në ajër dhe rrëzohet! Defekt mekanik, bombë në bord apo raketë?

    11.11.2025
    Aktualitet

    LISTA/ Ja çfarë u vodh në Muzeun e Luvrit

    19.10.2025
    Bota

    Sllovenia shpall “Non Grata” Netanyahun: Nuk e duam me atë që ka bërë

    25.09.2025
    Bota

    Erdoganit i fikin mikrofonin teksa fliste për Palestinën në OKB

    23.09.2025
    Bota

    Bitcoin “fluturon” mbi 122 000 USD, shënohet rekordi i radhës

    14.07.2025
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Skifer Ponari kërcënon familjen: Më keni 500 mijë euro borxh, dilni nga shtëpia

    11.02.2026

    Bie në rrjetën e SPAK një tjetër kryebashkiak! Dërgohet në gjyqë Gjolek Guci

    11.02.2026

    Dhoma Amerikane: Tenderat e AKSHI-t po mbaten peng nga korrupsioni

    11.02.2026

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të ‘bosit’ të njohur, i lidhur me ‘ARMO-n’

    11.02.2026

    Kreditë e grabitqarëve që zhvasin shqiptarët! Si u pagua “suksesi” me jetët

    11.02.2026
    Më të lexuarat

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI

    Nga InfoNews10.02.20260

    Ngrihu Ermal Beqiri, ulu Gerond Meçe! Kush po i vjedh fondet publike tek AKSHI Skandali…

    KLSH: Lajthiza? Si iu dha qytetarëve ujë me aromë…e toleroi AKU

    09.02.2026

    Wizz Air kundër shqiptarëve? Akuza të forta për abuzim masiv

    08.02.2026

    SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj

    07.02.2026

    U krijuan sot, fituan sot! Misteri i fotovoltaikëve në Vau të Dejës drejtuar nga Kristian Shkreli

    07.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.