Kapet i armatosur Elton Andreica, policia: Shok i Stresit, dyshojmë se furnizonte grupin me molotov…
Arrestohet në Vorë 41-vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça.
Burime bëjnë me dije se ai u kap me armë zjarri pistoletë pa leje, ndërsa në momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që ishin vënë në ndjekje të tij. Burime nga policia shpjegojnë se ai njihet si miku i Arkimed Lushës i njohur si Stresi, dhe se ka dyshime që mund të ketë furizuar grupin që mblidhte Stresi në Protestë me Molotov. Ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjet edhe një jelek anti-plumb.
41-vjeçari është person me precedent penal i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërsa edhe më herët ka kundërshtuar forcat e policisë gjatë arrestimeve. Grupi hetimor ka dyshime se 41-vjeçari është i përfshirë në aktivitete të paligjshme, ndërsa po hetohet për përfshirje të mundshme edhe në shitjen e armëve.

