Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»I paralizuan skalpin e kokës, pacienti kërkon dëmshpërblim nga Spitali Sante Plus

    I paralizuan skalpin e kokës, pacienti kërkon dëmshpërblim nga Spitali Sante Plus

    Aktualitet Nga InfoNews08.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    I paralizuan skalpin e kokës, pacienti kërkon dëmshpërblim nga Spitali Sante Plus
    I paralizuan skalpin e kokës, pacienti kërkon dëmshpërblim nga Spitali Sante Plus
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    I paralizuan skalpin e kokës, pacienti kërkon dëmshpërblim nga Spitali Sante Plus

    Një transplant flokësh i kryer në shtator 2022 dhe i shkuar keq, është kthyer në një betejë gati katërvjeçare për Ilir G., i cili sot kërkon në gjykatë dëmshpërblim nga spitali “Sante Plus Group” në Tiranë.  Skyweb.al ka siguruar padinë dhe dokumentet e procesit, ku pacienti pretendon se ndërhyrja jo vetëm dështoi, por i shkaktoi pasoja të përhershme shëndetësore.

    Reklamë

    Sipas tij, pas transplantit iu krijuan qese poshtë syve dhe, më rëndë, një mpirje e vazhdueshme në zonën e skalpit.

    Ai e përshkruan këtë si “parestezi” dhe pretendon se konsultat e mëvonshme me mjekë specialistë e lidhën gjendjen me dëmtimin e nervave gjatë procedurës. Edhe pas më shumë se një viti, sipas tij, problemi nuk ishte rikuperuar.

    Çështja ka shkuar në gjykatë dhe tashmë pritet shqyrtimi i saj dhe verifikimi i pretendimeve të qytetarit, i cili vijon betejen prej disa vitesh, duke mos hequr dorë edhe pasi është dhunuar disa herë nga policia private e Spitalit Sante Plus, që tashmë pas shumë skandalesh e ka ndryshuar emrin në International Medicare Hospital. Prej vitit të shkuar, spitali rezulton i mbyllur pasi policia kreu një operacion të madh në të duke shpallur në kërkim dy aksionerët dhe arrestuar administratörin me akuzën e evazionit fiskal.

    Mbjellja e flokëve e shkuar keq

    Sipas dëshmisë në gjykatë, siguruar nga skyweb.al, Ilir G. deklaron se kërkoi kartelën e tij mjekësore dhe dokumentin fiskal të pagesës, por Sante Plus refuzoi t’ia vinte në dispozicion. Në shkurt 2024 kërkesa u përsërit zyrtarisht përmes përfaqësueses së tij ligjore; sipas padisë, spitali nuk dha asnjë përgjigje.

    Një nga elementet më të forta të pretendimit të pacientit lidhet me komunikimet që ai thotë se ka zhvilluar me drejtues të spitalit.

    Në padi përmenden drejtoresha Geri Arapi dhe administratorja Gisela Xhallari. Sipas Ilir G., ato kishin pranuar se transplanti nuk kishte shkuar siç duhet dhe i kishin propozuar kthimin e parave, madje edhe përsëritjen e procedurës me shpenzimet e spitalit. Ai thotë se e refuzoi, pasi problemi nuk ishte më vetëm estetik, por dëmi që pretendonte se i ishte shkaktuar në sistemin nervor.

    Padia dhe sekuestroja 

    Çështja tashmë ndodhet në Gjykatën e Tiranës. Paditësi kërkon kthimin e shumës së paguar, dëmshpërblim për dëmin jopasuror, ekzistencial dhe psikologjik, si dhe kryerjen e ekspertimeve mjeko-ligjore që duhet të përcaktojnë nëse dëmtimi është pasojë e ndërhyrjes.

    Por gjyqi nis në një moment kur vetë Sante Plus është zhytur në një tjetër histori problematike. Në shtator 2025, Policia e Shtetit bllokoi një spital privat në zonën e Zogut të Zi, pas operacionit “Bilanci”. Hetimet konstatuan mbi 1 milion euro të ardhura të padeklaruara gjatë viteve 2024-2025, përdorim të medikamenteve të dyshuara të kontrabanduara ose të ndaluara dhe pesë punonjës të pasiguruar. Administratori Edmond Zaja u arrestua, ndërsa Bilal Kara, shtetas turk, dhe Geriana Arapi u shpallën në kërkim.

    Një muaj më vonë, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin konservativ të të gjitha pasurive të shoqërisë. Hetimi kishte nisur pas denoncimit të një shtetasi portugez që kishte paguar 5,200 euro për tre ndërhyrje që, sipas kallëzimit, nuk iu kryen kurrë.

    Kontrollet zbuluan mandate dore në vend të faturave fiskale, mbi 1 milion euro fatura jo tatimore dhe detyrime të konsiderueshme nga TVSH-ja dhe pagat e padeklaruara. Prokuroria ngriti gjithashtu dyshime se në spital punonin kryesisht mjekë turq pa licencë për ushtrimin e profesionit në Shqipëri.

    Ndërsa në Shqipëri spitali u bllokua dhe pasuritë e tij u sekuestruan, faqja ndërkombëtare e Sante Plus vazhdon të reklamojë transplante flokësh dhe aktivitet në Turqi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, madje mban ende të listuar edhe Tiranën.

    Redaksia e skyweb.al i është drejtuar Sante Plus Group për një koment në lidhje me padinë e I.Gjuzit, por deri në publikimin e këtij informacioni nuk morëm një përgjigje. /skyweb.al 

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026
    Aktualitet

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026
    Aktualitet

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026
    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plagosje, tritol dhe aksident me vdekje! Çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

    28.10.2026

    Vrasja e Rexhep Ismailit, arrestohen në Greqi dy persona

    28.10.2026

    Çfarë po e tremb Guvernatorin? SPAK nuk e arreston dot pa lejen e Kuvendit

    28.10.2026

    Buxheti 2027, shpenzime rekord! Nuk ka më rritje pagash…

    28.10.2026

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.