Grabitet një filial i OTP Bank në Tiranë, autorët largohen me motorr
Një grabitje me armë është regjistruar sot në një degë banke në Tiranë, OTP Bank. Sipas të dhënave paraprake, dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e bankës duke kërcënuar punonjësit dhe kanë kërkuar para.
Pas veprimit, autorët janë larguar me shpejtësi me një motor, duke u zhdukur nga vendngjarja para mbërritjes së policisë. Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Burime paraprake bëjnë të ditur se në vendngjarje nuk raportohet për të plagosur, ndërsa autoritetet po analizojnë kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm.
