Fluturon çmimi i gazit, gati 100 lekë litri.
Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën, por në vendimin e publikuar nuk ka asnjë të dhënë apo përcaktim për çmimin e gazit.
Sipas njoftimit të datës 5 nëntor 2026, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil) është përcaktuar jo më shumë se 210 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 198 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është caktuar në 169 lekë për litër, ndërsa me shumicë 157 lekë për litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, në orën 13:45, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
Ndërkohë, ajo që bie në sy në vendimin e fundit është mungesa e çdo reference për gazin. Pavarësisht se Bordi ka njoftuar kufijtë e rinj të çmimeve për naftën dhe benzinën, për këtë nënprodukt nuk është bërë publik asnjë çmim apo masë konkrete.
Nga ana tjetër, në disa pika karburanti gazi po tregtohet sot me çmime që variojnë nga 79 deri në 80 lekë për litër.

