Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Droni te koka! Si u gjurmua Ergys Agasi nga Visi i Pojës te tregu i Suel Çelës në Elbasan

    Droni te koka! Si u gjurmua Ergys Agasi nga Visi i Pojës te tregu i Suel Çelës në Elbasan

    Aktualitet Nga InfoNews07.10.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Droni te koka! Si u gjurmua Ergys Agasi nga Visi i Pojës te tregu i Suel Çelës në Elbasan
    Droni te koka! Si u gjurmua Ergys Agasi nga Visi i Pojës te tregu i Suel Çelës në Elbasan
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ergys Agasi, i akuzuar nga SPAK për drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal në dosjen e AKSHI-t, është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga policia në ditën e fundit para arrestimit të tij.

    Sipas të dhënave të hetimit, forcat e policisë e kanë ndjekur lëvizjet e Agasit pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa një dron ka dokumentuar me video dhe fotografi itinerarin e tij.

    Reklamë

    Agasi është pikasur mëngjesin e 26 gushtit në një kompleks vilash në zonën e Shkozetit, në Durrës, i njohur si një prej bazave të Visit të Pojës.

    Pak para mesditës, ai është larguar nga kompleksi me një automjet luksoz dhe është nisur në drejtim të Elbasanit. Sipas burimeve të hetimit, Agasi ka qëndruar për rreth pesë orë pranë Tregut Agroushqimor, një aktivitet që rezulton në pronësi të babait të të shumëkërkuarit Suel Çela.

    Pas qëndrimit në Elbasan, Agasi është nisur sërish drejt Durrësit. Gjatë kthimit, policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar në zonën e Plepatit.

    Bashkë me të është vënë në pranga edhe Uljan Shpataraku.

    Lëvizjet e Agasit gjatë kësaj dite, sipas hetuesve, janë dokumentuar në kuadër të operacionit të posaçëm të ndjekjes, ndërsa materialet filmike të siguruara nga droni pritet të jenë pjesë e provave të administruara në dosjen hetimore.

    Agasi është një prej personave të arrestuar në kuadër të hetimit të SPAK për dosjen e AKSHI-t, ku ai akuzohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

    Para ditës së arrestimit njoftohet patrulla e forcave shqiponja në Durrës që Ergys Agasi është në një makinë në lëvizje.

    Ora 08:00 (26 gusht): Policia ngre pika kontrolli dhe dronin për vëzhgim nga ajri. Informacioni ishte që Agasi ishte akomoduar në kompleksin e vilave në Shkozet, të njohura si vilat e Visit të Pojës, Elvis Doçit. Ngrihet droni mbi kompleksin e vilave.

    Ora 11:39: Ergys Agasi konstatohet duke dalë nga ambientet e katit të dytë të kompleksit të vilave, i veshur me bluze te bardhe dhe pantallona treçerekëshe ngjyrë te zeza. Agasi vazhdon në drejtim të hollit në katin e parë të kompleksit dhe futet ne ambientet e brendshme të kompleksit.

    Ora 11:59: Droni konstaton se makina Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit, hyn në portën kryesore të kompleksit, vazhdon drejt parkimit nëntokësor të kompleksit të vilave. Për shkak të xhamave të zinj nuk mundet të konstatohet se kush ishte brenda

    Ora 12:02: Nga pamjet me dron konstatohet se e njëjta makinë, vetëm pas 3 minutash del nga bodrumi i kompleksit të vilave, dh4e në sediljen e përparme, në krah të drejtuesit të mjetit, u vërejt një person që dyshohej se ishte Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur pasagjer në sediljen e përparme të automjetit.

    Ora 12:03: Makina vijon të ndiqet nga droni Automjeti Audi A6, del nga kompleksi i vilave, në drejtim të Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet nëpër rrugët në afërsi të shinave të trenit, që të nxjerrin në rrugën e Plazhit, Durrës, ku, pasi arrin në zonën e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostradës, në drejtim të Kavajës, Rrogozhinës, në drejtim të Peqinit, Elbasanit

    Ora 13:35: Një orë e 32 minuta më pas makina nuk futet në qytetin e Elbasanit, por bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim tregut agroushqimor, dhe kthehet djathtas për t’u futur aty brenda. Tregu agro ushqimor është në pronësi të babait të Suel Çelës. Droni nuk e mbajti më nën vëzhgim. Grupet e vëzhgimit, makinat e policisë u vendosën në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

    Ora 18:16: Makina del nga rruga “Kadri Hoxha” ku ndodhet tregu agroushqimor dhe vazhdon të njëjtin itinerar të mëparshëm, tashmë në krah të kundërt, nga Elbasani në drejtim të Durrësit. Sapo mbërrin në zonën e Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjera me uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur arrestimit. Ku i gjetën Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur nësediljen e përparme, dhe Uljan Shpataraku.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026
    Aktualitet

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026
    Aktualitet

    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

    26.10.2026
    Aktualitet

    Grekët i zë halli me punëtorët e ullirit: 60 € dita, frape e molto në mëngjes, pulë dhe birrë në drekë!

    26.10.2026
    Aktualitet

    Ruani shishet…do merrni para! Ja kur vijnë makineritë e riciklimit në Shqipëri

    26.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    BE gjobë 200 milionë euro për TEMU: 4 muaj kohë

    26.10.2026

    Jo më përdore dhe hidhe në kosh, ligji i ri detyron tregtarët të riparojnë

    26.10.2026

    Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

    26.10.2026

    Trafiku në Tiranë, KLSH: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit

    26.10.2026

    Grekët i zë halli me punëtorët e ullirit: 60 € dita, frape e molto në mëngjes, pulë dhe birrë në drekë!

    26.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.