Oligarku i kullës në qendër të Tiranës, Ramë Geci, pjesë e dosjes së SPAK-ut për tenderat e rrugëve në Shqipëri, është një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike.
Përfitimet dhe favoret korruptive Geci i ka finalizuar përmes kompanisë së ndërtimit Geci shpk, shoqëri të cilën e ka themeluar në vitin 1994.
Gjatë viteve të fundit, Ramë Geci, përmes kompanisë Geci shpk ka përfituar rreth 90 milionë euro fonde publike përmes tenderave i vetëm dhe në bashkëpunim, kryesisht me pazar në tavolinë dhe me oferta fituese pothuajse sa fondi limit. Gjatë 5 viteve të fundit, mbi 72 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Paratë publike Ramë Geci i ka përfituar me tendera dhe kontrata klienteliste nga Autoriteri Reugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia e Tiranës etj.
Si i fiton tenderat Ram Geci
Bazuar në dosjen e SPAK për aferat me tenderat e rrugëve, në 24 gusht 2021, zv/kryeministrja Belinda Ballullu i shkruan kreut të ARRSH-së se i kishte kërkuar kryeministri Edi Rama që të takonte oligarkun Ram Geci, i cili kërkonte tenderin me vlerë 12 milionë euro me objekt ‘Ndërtim rruga Porto Romano Durrës loti 3’. Vis Berberi i përgjigjet se e kishte takuar atë ditë Ram Geci kryeministrin.

Këtë informacion Berberi e kishte marrë nga vetë Geci, pasi të dy kishin bërë një xhiro në kantierin e Unazës së Madhe.
Çfarë ndodh më tej?
Tre javë pas këtyre bisedave dhe takimeve, në 16 shtator 2021, ARRSH-ja me në krye Evis Berberin njofton procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

Në 16 nëntor 2021, ARRSH-ja shpall fituese të tenderit kompaninë Geci shpk me pronar Ram Gecin. ‘Oferta fituese’ e Ramë Gecit është pothuajse sa fondi limit.
Meqenëse fituesi është caktuar me pazar në tavolinë janë skualifikuar ofertat e tjera më të ulëta.
Është një shembull ilustrues se si buxheti i shtetit ndahet për klientët oligarkë.
Ram Geci shkon tek Rama dhe i kërkon tenderin e radhës. Rama vë në lëvizje Ballukun.
Nga ana e saj, Balluku vë në lëvizje Berberin. Ndërkaq, Berberi zbaton porosinë, kopsit letrat dhe i jep tenderin Ramë Gecit, i cili ka marrë rreth 90 milionë euro tendera publikë i vetëm dhe në bashkëpunim./Prapaskena
