Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Aman mos më vrisni…”/ Ja ku fshihej Ylli Zalla

    17.08.2026

    Dhunoi për vdekje vajzën e bosit të mafies italiane, si u kap shqiptari në Bari

    17.08.2026

    One Albania drejt mbylljes së qepenit?

    17.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Për çfarë akuzohet Ervis Matodashaj, krahu i djathtë i ‘të fortit të Vlorës’ Inez Hajrulla

    Nga InfoNews01.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Për çfarë akuzohet Ervis Matodashaj, krahu i djathtë i ‘të fortit të Vlorës’ Inez Hajrulla

    Ky person në foto është Ervis Matodashaj, i njohur si ‘Çoke qorri’ dhe njëkohësisht si krahu i djathtë i Inez Hajrulla, kreu i një grupi të strukturuar kriminal që operon në Vlorë.

    Më 7 mars Hajrulla dhe miku i tij Matodashaj i shpëtuan një operacioni me urdhër të SPAK. Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si i forti i Vlorës, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që deri më tani u ka shpëtuar të paktën 3 atentateve, në vitin 2017, 2019 dhe një atentat të organizuar në vitin 2023 ku Hajrulla shpëtoi bashkë me Matodashajn.

    Në vitin 2017, Hajrulla tentohet që të eliminohet nga një atentat me tritol. Ngjarja ndodhi në një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës në 2018-ën.

    Në vitin 2019, Hajrulla ishte në shoqërinë e Ervis Matodoshajt duke pirë kafe në zonën e njohur si 7 pallatet Oslo, baza e tij, kur u qëllua me breshëri plumbash. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe. Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

    Në gusht 2023, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshaj dyshohet se ishin shënjestër e një atentati që u parandalua nga Policia e Vlorës. Një 35-vjeçar, Amarildo Nikolli u arrestua në zonën e ujit të Ftohtë në Vlorë me pistoletë silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç në çantën e shpinës. Hetimet zbuluan se shënjestër e këtij atentati kishin qenë Hajrulla dhe Matodoshaj.
    Porositësi i vrasjes, Leonard Luzi, u ekstradua nga Spanja në korrik 2024 dhe rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO, bashkë me dy anëtarët e tjerë të grupit që e ndihmuan në planin për eliminimin e Hajrullës.

    Leonard Luzi u dënua me 11 vite burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u dënua përfundimisht me 7.4 vite burg. Amarildo Nikolli rezulton i dënuar me 2.9 vite burg, ndërsa Muharrem Koroveshi u dënua përfundimisht me 6.8 vite burg.

    Ervis Matodashaj krahu i djathtë i ‘të fortit të Vlorës’ Inez Hajrulla Për çfarë akuzohet Ervis Matodashaj
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    “Aman mos më vrisni…”/ Ja ku fshihej Ylli Zalla

    17.08.2026
    Aktualitet

    Dhunoi për vdekje vajzën e bosit të mafies italiane, si u kap shqiptari në Bari

    17.08.2026
    Aktualitet

    One Albania drejt mbylljes së qepenit?

    17.08.2026
    Aktualitet

    Hungaria vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

    17.08.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Rrahën shefin, arrestohen të fortët e Orange Club dhe Elite Security

    16.08.2026
    Aktualitet

    I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

    16.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    “Aman mos më vrisni…”/ Ja ku fshihej Ylli Zalla

    17.08.2026

    Dhunoi për vdekje vajzën e bosit të mafies italiane, si u kap shqiptari në Bari

    17.08.2026

    One Albania drejt mbylljes së qepenit?

    17.08.2026

    Hungaria vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

    17.08.2026

    EMRAT/ Rrahën shefin, arrestohen të fortët e Orange Club dhe Elite Security

    16.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Çfarë ndodhi te Orange Club në Sarandë? Bodigardët qëllojnë oficerët e policisë, plasin arrestimet

    16.08.2026

    EMRAT/ Rrahën shefin, arrestohen të fortët e Orange Club dhe Elite Security

    16.08.2026

    Mir Bitoci i shpëton atentatit në Elbasan!

    15.08.2026

    Po mbysnin në dajak qytetarin, momenti kur policia neutralizon “gangot” Elite Security tek Orange Club në Sarandë

    16.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.