Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026

    Arrestohet Arben Voja, Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit

    12.11.2026

    Prej muajsh jashtë shtetit, Olt Bistri drejt rekursit të dënimit në Gjykatën e Lartë

    12.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Dosja e SPAK/ Ram Geci ‘PËRLAU’ 72 milionë EURO nga buxheti i shtetit

    Dosja e SPAK/ Ram Geci ‘PËRLAU’ 72 milionë EURO nga buxheti i shtetit

    Aktualitet Nga InfoNews27.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Oligarku i kullës në qendër të Tiranës, Ramë Geci, pjesë e dosjes së SPAK-ut për tenderat e rrugëve në Shqipëri, është një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike.

    Përfitimet dhe favoret korruptive Geci i ka finalizuar përmes kompanisë së ndërtimit Geci shpk, shoqëri të cilën e ka themeluar në vitin 1994.

    Reklamë

    Gjatë viteve të fundit, Ramë Geci, përmes kompanisë Geci shpk ka përfituar rreth 90 milionë euro fonde publike përmes tenderave i vetëm dhe në bashkëpunim, kryesisht me pazar në tavolinë dhe me oferta fituese pothuajse sa fondi limit. Gjatë 5 viteve të fundit, mbi 72 milionë euro nga buxheti i shtetit.

    Paratë publike Ramë Geci i ka përfituar me tendera dhe kontrata klienteliste nga Autoriteri Reugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia e Tiranës etj.

    Si i fiton tenderat Ram Geci

    Bazuar në dosjen e SPAK për aferat me tenderat e rrugëve, në 24 gusht 2021, zv/kryeministrja Belinda Ballullu i shkruan kreut të ARRSH-së se i kishte kërkuar kryeministri Edi Rama që të takonte oligarkun Ram Geci, i cili kërkonte tenderin me vlerë 12 milionë euro me objekt ‘Ndërtim rruga Porto Romano Durrës loti 3’. Vis Berberi i përgjigjet se e kishte takuar atë ditë Ram Geci kryeministrin.

    Dosja e SPAK/ Ram Geci ‘PËRLAU’ 72 milionë EURO nga

    Këtë informacion Berberi e kishte marrë nga vetë Geci, pasi të dy kishin bërë një xhiro në kantierin e Unazës së Madhe.

    Çfarë ndodh më tej?

    Tre javë pas këtyre bisedave dhe takimeve, në 16 shtator 2021, ARRSH-ja me në krye Evis Berberin njofton procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.

    Dosja e SPAK/ Ram Geci ‘PËRLAU’ 72 milionë EURO nga

    Në 16 nëntor 2021, ARRSH-ja shpall fituese të tenderit kompaninë Geci shpk me pronar Ram Gecin. ‘Oferta fituese’ e Ramë Gecit është pothuajse sa fondi limit.

    Meqenëse fituesi është caktuar me pazar në tavolinë janë skualifikuar ofertat e tjera më të ulëta.

    Është një shembull ilustrues se si buxheti i shtetit ndahet për klientët oligarkë.

    Ram Geci shkon tek Rama dhe i kërkon tenderin e radhës. Rama vë në lëvizje Ballukun.

    Nga ana e saj, Balluku vë në lëvizje Berberin. Ndërkaq, Berberi zbaton porosinë, kopsit letrat dhe i jep tenderin Ramë Gecit, i cili ka marrë rreth 90 milionë euro tendera publikë i vetëm dhe në bashkëpunim./Prapaskena

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Arben Voja, Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit

    12.11.2026
    Aktualitet

    Prej muajsh jashtë shtetit, Olt Bistri drejt rekursit të dënimit në Gjykatën e Lartë

    12.11.2026
    Aktualitet

    Dyshohet se i ngecën valixhen me drogë! Nga Toronto në pranga në Shqipëri, historia tronditëse e çiftit shqiptar

    12.11.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK? Albpetrol ia beson naftën e Gorishtit një kompanie me 15 milionë dollarë borxhe

    12.11.2026
    Aktualitet

    SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin e Vaut të Dejës

    12.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026

    Arrestohet Arben Voja, Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit

    12.11.2026

    Prej muajsh jashtë shtetit, Olt Bistri drejt rekursit të dënimit në Gjykatën e Lartë

    12.11.2026

    Dyshohet se i ngecën valixhen me drogë! Nga Toronto në pranga në Shqipëri, historia tronditëse e çiftit shqiptar

    12.11.2026

    Dosje për SPAK? Albpetrol ia beson naftën e Gorishtit një kompanie me 15 milionë dollarë borxhe

    12.11.2026
    Më të lexuarat

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    Aktualitet Nga InfoNews06.11.20260

    43-vjeçari shqiptar Fran Preldakaj, i cili është dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme…

    Pas KURUM, arrestime edhe për Albchrome? Prokuroria e Elbasanit gati prangat…dyshohet për shkelje të rënda

    06.11.2026

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    11.11.2026

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    11.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.