Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026

    Arrestohet Arben Voja, Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit

    12.11.2026

    Prej muajsh jashtë shtetit, Olt Bistri drejt rekursit të dënimit në Gjykatën e Lartë

    12.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»“Djali në Belgjikë të na kthejë atë që na takon…”/ Si u mor peng Përparimi në Kamëz

    “Djali në Belgjikë të na kthejë atë që na takon…”/ Si u mor peng Përparimi në Kamëz

    Aktualitet Nga InfoNews15.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Policia e Shtetit është vënë në kërkim të dy personave pasi akuzohen se kanë marrë peng një 56-vjeçar të quajtur Përparim Mehmeti, të cilit i është hequr liria për disa orë në zonën e Kamzës.

    Për këtë ngjarje në kërkim është shpallur Elsaid Zekaj, 28 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç.

    Reklamë

    Kërkimet për këta dy persona janë shtrirë deri në qytetin e Shkodrës, ku dyshohet se mund të jenë fshehur Elsaid Zekaj dhe bashkëmoshatari i tij.

    Sipas policisë, ata kanë marrë peng 56-vjeçarin Përparim Mehmeti për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij.

    Por si ndodhi ngjarja?

    Mësohet se dy të rinjtë i kanë shkuar në banesë dhe e kanë thirrur 56-vjeçarin fillimisht për t’u sqaruar, ndërsa më pas janë larguar bashkë me të në makinë.

    Ka qenë një familjar i 56-vjeçarit që ka denoncuar në polici rastin.

    Pas disa orësh, 56-vjeçari është lënë i lirë, ndërsa në denoncimin që ka bërë, thotë se dy personat që i kanë hequr lirinë e kanë bërë këtë në formë presioni për një konflikt që kishin me djalin e tij. Ky i fundit jeton në Belgjikë dhe dyshohet se mund të jetë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

    “Thuaj djalit të na japë atë që na takon, pasi është e jona”, këto mësohet se kanë qenë fjalët që i janë thënë 56-vjeçarit nga dy të rinjtë e shpallur në kërkim.

    56-vjeçari nuk ka shenja dhune, ndërsa ka shtuar se asnjë prej djemve të përfshirë në rrëmbimin e tij nuk e ka goditur.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026
    Aktualitet

    Arrestohet Arben Voja, Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit

    12.11.2026
    Aktualitet

    Prej muajsh jashtë shtetit, Olt Bistri drejt rekursit të dënimit në Gjykatën e Lartë

    12.11.2026
    Aktualitet

    Dyshohet se i ngecën valixhen me drogë! Nga Toronto në pranga në Shqipëri, historia tronditëse e çiftit shqiptar

    12.11.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK? Albpetrol ia beson naftën e Gorishtit një kompanie me 15 milionë dollarë borxhe

    12.11.2026
    Aktualitet

    SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin e Vaut të Dejës

    12.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arben Voja, Dilaver Shyti, Anila Haxhiu, Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj…Bënë përshesh Kadastrën e Fierit!

    12.11.2026

    Arrestohet Arben Voja, Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit

    12.11.2026

    Prej muajsh jashtë shtetit, Olt Bistri drejt rekursit të dënimit në Gjykatën e Lartë

    12.11.2026

    Dyshohet se i ngecën valixhen me drogë! Nga Toronto në pranga në Shqipëri, historia tronditëse e çiftit shqiptar

    12.11.2026

    Dosje për SPAK? Albpetrol ia beson naftën e Gorishtit një kompanie me 15 milionë dollarë borxhe

    12.11.2026
    Më të lexuarat

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    Aktualitet Nga InfoNews06.11.20260

    43-vjeçari shqiptar Fran Preldakaj, i cili është dënuar në mungesë me dy burgime të përjetshme…

    Pas KURUM, arrestime edhe për Albchrome? Prokuroria e Elbasanit gati prangat…dyshohet për shkelje të rënda

    06.11.2026

    Raport i KLSH/ IKMT si han pa porta! Afera me ndërtimet, mbi 1 mld lekë detyrime dhe punonjë pa shkollë

    11.11.2026

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Dosja e SPAK për Sara Milen: Ndihmë ekonomike në këmbim të votave

    11.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.