Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Çmimet në qiell, Tatimet: Do mësyjmë tek ndërtimet, në sitë “kleringu”

    Çmimet në qiell, Tatimet: Do mësyjmë tek ndërtimet, në sitë “kleringu”

    Aktualitet Nga InfoNews01.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Administrata Tatimore do të nisë në tetor 2025 një Plan Operacional të posaçëm për sektorin e ndërtimit, me qëllim intensifikimin e kontrolleve dhe monitorimin e praktikave financiare, përfshirë edhe përdorimin e kleringut. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, plani do të zbatohet pas një faze informimi 30-ditore dhe do të fokusohet në adresimin e risqeve fiskale specifike të këtij sektori.

    Në dokumentin e tatimeve, sipas Monitor theksohet se objektivat dhe qasja e planit do të publikohen përmes kanaleve të komunikimit të Tatimeve. Ky operacion do të nisë menjëherë pas përfundimit të planit të mëparshëm për sektorin e turizmit.

    Reklamë

    Plani Operacional në turizëm, i zbatuar këtë vit, synoi formalizimin e sektorit dhe rritjen e të ardhurave buxhetore përmes disa masave konkrete, si:

    Rritje me 20% e të ardhurave nga TVSH në turizëm, me normë tatimore 6%.

    Rritje me 10% e numrit të tatimpaguesve deklarues TVSH në akomodim dhe bar-restorante.

    Monitorim i pagesave për të parandaluar krijimin e borxhit të ri tatimor.

    Formalizimi i subjekteve të paregjistruara, përfshirë aktivitetet e stacioneve të plazhit pa kontratë.

    Analizat e riskut u kryen mbi bazë të sjelljes fiskale të tatimpaguesve, duke krahasuar xhirot dhe numrin e punonjësve të deklaruar në dy vitet e fundit. Në qershor 2025, Tatimet miratuan edhe pagat referuese për 45 profesione në turizëm, ku paga minimale për kamerierët nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë, ndërsa për kryekuzhinierët arrin deri në 140,000 lekë.

    Me Planin e ri për ndërtimin, Administrata Tatimore synon të aplikojë të njëjtën logjikë kontrolli dhe formalizimi, duke shtrirë verifikimet në një sektor që konsiderohet me risk të lartë fiskal. /skyweb.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Aktualitet

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.