Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kanye West koncert në Tiranë, Anglia dhe Australia i ndalojnë hyrjen si anti-izraelit!

    30.04.2026

    Burgjet shkunden me themele! Mbi 10 aksione për 1 muaj, qindra thika, telefona e mjete të ndaluara

    30.04.2026

    Shqipëria mbushet me makina

    30.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Burgjet shkunden me themele! Mbi 10 aksione për 1 muaj, qindra thika, telefona e mjete të ndaluara

    Nga InfoNews30.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Burgjet shkunden me themele! Mbi 10 aksione për 1 muaj, qindra thika, telefona e mjete të ndaluara

    Adriatik Kupi po vendos një standard të ri në drejtimin e sistemit penitenciar shqiptar. I emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në fillim të muajit prill, Adriatik Kupi ka sjellë një frymë të re pune, të karakterizuar nga kontrolli rigoroz dhe një qasje aktive ndaj rendit dhe sigurisë.

    Që në javët e para të detyrës, Kupi ka ndërmarrë dhjetëra kontrolle të befasishme në institucionet e vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin. Në mbi 10 aksione të zhvilluara me sukses, janë sekuestruar qindra sende të paligjshme brenda qelive, duke dëshmuar për një angazhim konkret në luftën kundër paligjshmërisë dhe abuzimeve në burgje.

    Këto operacione kanë dhënë një sinjal të qartë se epoka e tolerancës ndaj shkeljeve ka marrë fund. Burime pranë sistemit penitenciar bëjnë të ditur se aksionet do të vijojnë me të njëjtin intensitet, duke synuar rritjen e sigurisë dhe vendosjen e standardeve të reja në administrimin e burgjeve.

    Pak historik nga aksionet ne burgje:

    11 Prill:

    🚫 Stop ndaj sendeve të ndaluara në sistemin penitenciar.
    Ka nisur një aksion i gjerë kontrollesh në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit, me qëllim goditjen pa kompromis të çdo paligjshmërie dhe forcimin e sigurisë.
    Në kuadër të këtij aksioni, më datë 6 prill u ushtrua kontroll në IEVP Durrës dhe më datë 11 prill në IEVP Rrogozhinë, me angazhimin e Forcave Operacionale dhe strukturave të sigurisë.
    Kontrollet përfshinë çdo ambient, pa përjashtim. Si rezultat u zbuluan dhe u sekuestruan sende të ndaluara, përfshirë nje aparat celular, mjete të improvizuara prerëse, karikues, pajisje elektronike dhe aksesorë komunikimi. Për çdo rast që përbën vepër penale janë ndjekur menjëherë procedurat ligjore.
    ⚠️ Zero tolerancë ndaj shkeljeve
    ⚖️ Zbatim i plotë i ligjit
    🔒 Siguri maksimale në çdo institucion
    Ky aksion do të vijojë në çdo IEVP në vend. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur për të goditur çdo fenomen të paligjshëm, pa asnjë kompromis.

    18 Prill:

    Aksion i gjerë kontrolli në IEVP Peqin
    Në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Adriatik Kupi dhe Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, u zhvillua një kontroll i gjerë për sende të ndaluara.
    👮‍♂️ Kontrolli u ushtrua nga forcat operacionale dhe speciale të DPB, të mbështetura nga forcat e sigurisë së IEVP-ve Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Rrogozhinë, Elbasan, Jordan Misja, Shkodër, Burrel, Fushë-Krujë dhe Durrës.
    🔍 Gjatë operacionit u përdorën mjete të avancuara si detektorë specialë, dronë monitorimi, qen anti-drogë dhe skanerë.
    🏢 Kontrolli përfshiu të gjitha ambientet: sektorët e banimit, godinat e takimeve dhe të punës, bibliotekën, palestrën, ambientet e observimit, regjimin “41-bis”, ambientet e ajrimit, godinat përreth dhe brezin e butë të sigurisë.
    ⚠️ Gjatë kontrollit u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara, përfshirë sende të improvizuara prerëse, kabuj, materiale të tjera të palejuara dhe qarqe të modifikuara elektrike. Në një rast u evidentua një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur procedurat përkatëse ligjore.
    🚔 Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur edhe transferimi i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët paraqisnin rrezik për sigurinë.
    ✅ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare.
    Këto kontrolle nuk do të jenë raste të veçanta, por standard i punës së përditshme…💪

    19 Prill:

    🚨 ZERO TOLERANCË NDAJ DHUNËS NË SISTEMIN PENITENCIAR
    Në IEVP Reç, dy të paraburgosur, A.Gj dhe F.D, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, kanë kundërshtuar me forcë autoritetin dhe kanë dëmtuar pronën duke shkatërruar pajisje në ambientet e institucionit.
    ⚠️ Reagimi ka qenë i menjëhershëm. Strukturat më të larta të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë qenë në vendngjarje dhe kanë ndjekur nga afër menaxhimin e situatës.👮‍♂️ Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me vendosmëri dhe kanë neutralizuar çdo rrezik.
    🩺 Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut.
    ❗ MASAT E MENJËHERSHME NDAJ DY TË PARABURGOSURVE:
    🔴 Regjim i veçantë – izolim për 3 muaj;
    🔴 Procedim penal për 3 vepra penale, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm te Burgjeve;
    🔴 Transferim në institucion të sigurisë së lartë.
    🚫 Çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve është i papranueshëm dhe do të ndëshkohet me forcën maksimale të ligjit.
    🏛️ Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mbeten të angazhuara për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e jetës e integritetit të stafit.
    ⚖️ **Autoriteti i ligjit nuk negociohet

    24 Prill:

    🚨 Njoftim Zyrtar
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se, bazuar në informacionet paraprake të marra në rrugë operative nga strukturat vartëse të saj, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (ShKBB), me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, z.Adriatik Kupi, për arsye sigurie është kryer transferimi i të dënuarit me burgim të përjetshëm, me iniciale M.P., nga IEVP Peqin në IEVP Burrel.
    Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në momentin e pranimit në IEVP Burrel, në materialet personale të të dënuarit është konstatuar, e fshehur në një çorape, një qese e vogël e dyshuar si lëndë narkotike.
    Menjëherë janë njoftuar drejtuesit e institucionit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve si dhe Komisariati i Policisë Burrel, i cili ka marrë në dorëzim materialin për kryerjen e ekspertizës përkatëse.
    Ngjarja po ndiqet sipas procedurave ligjore në fuqi. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në një luftë pa kompromis ndaj çdo paligjshmërie brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

    25 Prill:

    🚨 Aksion kontrolli në IEVP Vlorë
    Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, sot, datë 25.04.2026, u zhvillua një aksion kontrolli në IEVP Vlorë.
    Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi kontrolli u ushtrua nga Forcat Operacionale dhe Speciale, në bashkëpunim me forcat e Grupeve te Sigurisë nga IEVP Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat.
    👮 Gjatë kontrollit u verifikuan regjimi i brendshëm dhe ai i jashtëm, përfshirë 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta.
    🔎 Nga kontrolli i ushtruar, për rikontroll u sekuestruan 3 televizorë dhe 1 aparat digjital të pa vulosur, si dhe u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha institucionet penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të ligjshmërisë.

    26 Prill:

    🚨 Aksion kontrolli në IEVP Shkodër
    Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, u ushtrua një kontroll në IEVP Shkodër.
    Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të D.P. Burgjeve ushtruan kontroll për sende të ndaluara në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta.
    👮 Gjatë kontrollit u verifikuan 38 dhoma.
    🔎 Në dhomën nr. 9, Godina 1, që i përket të dënuarve me iniciale R.M dhe E.H, është konstatuar 1 cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit janë veçuar, është hartuar raport incidenti dhe janë njoftuar strukturat përkatëse, përfshirë Sherbimin e Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve, për vijimin e procedurave.
    Gjatë kontrollit janë nxjerrë si sende të tepërta dhe për rikontroll 2 televizorë, si dhe janë konstatuar dhe sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha IEVP-të, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

    27 Prill:

    🚨 Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Durrës
    Sot, më datë 27.04.2026, rreth orës 12:50, në ambientet e IEVP Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.
    Nga kontrolli fizik i shtetasit me iniciale E.V., i cili kishte ardhur për takim me familjarin e tij, te paraburgosurin me iniciale E.V , u konstatuan dhe u sekuestruan 2 (dy) qese të vogla, të mbështjella me natriban, që dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike, të fshehura në trup.
    Menjëherë pas konstatimit:
    • u bë bllokimi i sendeve të ndaluara;
    • u hartuan procesverbalet përkatëse;
    • u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e veprimeve procedurale.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.

    29 Prill:

    🚨 Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Fushë Krujë
    Në IEVP Fushë Krujë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.
    Nga kontrolli fizik i shtetases me iniciale M.D., e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis).
    Menjëherë pas konstatimit:
    • u bë bllokimi i lëndës së dyshuar;
    • u hartua dokumentacioni përkatës;
    • u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale.
    Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.

    30 Prill:

    🚨 Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara (telefon) në IEVP Fushë Krujë
    Në ambientet e IEVP Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e një sendi të ndaluar në regjimin e brendshëm të institucionit.
    Gjatë kontrollit të çantës së ushqimeve të shtetases S. S., e cila kishte ardhur për takim me bashkëshortin e saj, të paraburgosurin F. S., u gjet një telefon celular tip “iPhone”, me ngjyrë të zezë, i fshehur në brendësi të një kellefi të kamufluar me ngjyrat e rrobave të sjella, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.
    Menjëherë u ndërmorën veprimet përkatëse: u pezullua takimi, u mbajt procesverbal për bllokimin e sendit, u njoftuan drejtuesit e institucionit si dhe u vu në dijeni Specialisti i SHKB për vijimin e veprimeve hetimore.
    Paralelisht, po ushtrohet kontroll në ambientin ku është i akomoduar i paraburgosuri.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.

    30 Prill:

    🚨 Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara (telefon) në IEVP Rrogozhinë
    Në IEVP Rrogozhinë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e një telefoni celular në regjimin e brendshëm të institucionit.
    Gjatë kontrollit të shtetases B. D., e cila kishte ardhur për takim me bashkëshortin e saj, të dënuarin F. D., u zbulua një telefon celular tip “Samsung Smart”, me ngjyrë të zezë, i fshehur në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.
    Menjëherë u pezullua takimi.
    U mbajt procesverbal për bllokimin e sendit.
    U njoftuan drejtuesit e institucionit.
    U vu në dijeni Specialisti i SHKB për vijimin e veprimeve hetimore.
    Paralelisht, po ushtrohet kontroll në ambientin ku është i akomoduar i denuari.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kanye West koncert në Tiranë, Anglia dhe Australia i ndalojnë hyrjen si anti-izraelit!

    30.04.2026
    Aktualitet

    Shqipëria mbushet me makina

    30.04.2026
    Aktualitet

    Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve

    30.04.2026
    Aktualitet

    Anton Gjinaj në telashe, SPAK kërkon konfiskimin e mbi 8 milionë euro

    30.04.2026
    Aktualitet

    SPAK hetim për Stadiumin Air Albania, e zbulon Mirela Kumbaro

    30.04.2026
    Aktualitet

    Skandali Jet Bank mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

    30.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kanye West koncert në Tiranë, Anglia dhe Australia i ndalojnë hyrjen si anti-izraelit!

    30.04.2026

    Burgjet shkunden me themele! Mbi 10 aksione për 1 muaj, qindra thika, telefona e mjete të ndaluara

    30.04.2026

    Shqipëria mbushet me makina

    30.04.2026

    Rrugëtimi i Aleks Vulajt, kandidati që synon të përfaqësojë zërin e emigrantëve

    30.04.2026

    Anton Gjinaj në telashe, SPAK kërkon konfiskimin e mbi 8 milionë euro

    30.04.2026
    Më të lexuarat

    Call Center/ Arrestohen dy mashtruesit Argest Rushi dhe Leonard Maksutaj

    Nga InfoNews25.04.20260

    Një tjetër Call Center ku kryeheshin mashtrime online është zbuluar në Tiranë. Policia ka arrestuar…

    Plagosja në Kurbin/ Shpallet në kërkim Fation Staka, e pëson edhe mjeku roje

    25.04.2026

    Përgjimet e SPAK zhveshin Samir Mane

    25.04.2026

    Çfarë po ndodh në rrugët e Tiranës? Dy aksidente me vdekje dhe 8 të plagosur, mes tyre një fëmijë

    25.04.2026

    U ekstradua nga Franca! Ja kush është Alban Skonja

    24.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.