Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë. Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri Erion Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të shtunën më 6 dhjetor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj 27 anëtarëve të krimit të organizuar shqiptar, pjesë e disa grupeve kriminale të goditura gjatë një operacioni në maj të vitit të kaluar kur u lëshuan gjithsej 50 urdhër-arreste. Hetimi i SPAK kundër këtyre 7 organizatave kriminale, i bazuar tek të dhënat e aplikacionit të koduara Sky-ECC, zbardhi 18 episode kriminale që lidhen me vrasje, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e trafik droge, si dhe bëri të dukshme e faktoi lidhjet mes…
SPAK ka bërë publike akuzat ndaj të pandehurit Elson Reçi (alias Elson Kaçorri), i cili dyshohet si krijues, organizues dhe drejtues i një grupi të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve, Reçi ka vepruar në bashkëpunim me të pandehurit Fatmir Troplini dhe Klodian Shahini, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar, gjatë periudhës qershor–shtator 2020. Prokuroria e Posaçme pretendon se grupi kriminal ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të realizuar vrasjen e shtetasit Preng Gjini (alias Preng Badanance). Ngjarja kulmoi më 15 shtator 2020, në zonën e njohur si ura e Nishërak-ut, ku në automjetin tip Mercedes Benz me targa…
I pandehuri Ervis Martinaj, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, të pandehurit, Denis Meta, Kristos Teta, me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Leonard Duka, Elvis Gaca dhe Altin Gega. I pandehuri Ervis Martinaj, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të…
Sipas SPAK, i pandehuri Durim Bami, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurin, Endrit Dokle, të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/1, të vitit 2022, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar gjatë muajit janar 2021 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Arben Ndoka. I pandehuri Durim Bami, në rolin e krijuesit, organizuesit dhe drejtuesit të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me të pandehurit, Endrit Dokle dhe Marklen Haka (alias Marklen…
Një grup i strukturuar kriminal i krijuar, drejtuar dhe organizuar nga i pandehuri, Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka), i financuar nga i pandehuri Ervis Martinaj, në përbërje të të cilit ishin dhe të pandehurit Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi) dhe Marklen Haka (alias Marklen Aliu, si dhe të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, janë organizuar prej qershorit 2020 për vrasjen e shtetasit, Durim Bami, për shkak të konflikteve që Ervis Martinaj dhe Tori Xhecuka kishin me këtë shtetas. Më datë 4.11.2020, anëtarët e këtij grupi të strukturuar…
Sipas SPAK, të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Marklen Haka (alias Marklen Aliu), me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimeve penale nr.59/1, të vitit 2022 dhe nr.59/2, të vitit 2022, si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter…
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, u paraqit të mërkurën në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku u mor në pyetje për tre orë nga prokurori i posaçëm Bledar Maksuti dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Karçanaj, e cila aktualisht mbahet në cilësinë e personit që ka dijeni, u largua nga godina e SPAK duke mos komentuar për mediat. SPAK heton 12 tenderë të AKSHI-t të fituar kryesisht nga “Soft and Solution” SPAK ka mbi një vit që ka regjistruar një procedim penal për dyshime mbi abuzime dhe shkelje të barazisë në…
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 33 të pandehur, të akuzuar për trafik emigrantësh, falsifikim dokumentesh dhe grup kriminal. Bëhet fjalë për shtetasit: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Amarildo Luca, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të…
Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) zhbllokoi , pas gati një viti pezullim, një nga tenderët më të debatueshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me vlerë rreth 2.4 milionë euro. Vendimi i KPP-së i hap rrugën rifillimit të procesit të vlerësimit të ofertave. Bëhet fjalë për procedurën “Përmirësimi dhe Integrimi i Sistemeve të Menaxhimit të Informacionit për Ndihmën Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Shërbimin Social”, me fond limit rreth 2.4 milionë euro. Si nisi çështja Procedura u shpall në dhjetor 2024 dhe, në qershor 2025, fituese u shpall bashkia e operatorëve Advanced Business Solutions (ABS) dhe…