Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një grup të rinjsh kanë hyrë me dhunë në lokalin e një qytetari. Sipas dëshmive, ata kanë goditur babain e pronarit dhe disa miq të tij, duke shkaktuar lëndime fizike. Autorët më pas kanë thyer kamerat e sigurisë, në përpjekje për të fshirë provat e dhunës së ushtruar, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Të dëmtuarit dhe familjarët e tyre shprehen se ndihen të kërcënuar, pasi sipas tyre, autorët kanë lidhje familjare me një fis të njohur të zonës. Ata i kërkojnë Policisë së Shkodrës të ndërhyjë menjëherë…
Dorian Beu, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), u arrestua ditën e sotme në Mali i Tomorrit me urdhër të SPAK. Beu është një prej personave të përfshirë në dosjen e trafikut të drogës, ku akuzohet për 356 kg lëndë narkotike (kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash). Ortakëri në biznes me Gjergj Lucën Hetimet tregojnë se, përveç lidhjeve me trafikun e drogës, Dorian Beu rezulton aksioner edhe në fushën e peshkimit. Ai zotëron 10% të aksioneve në shoqërinë “Organizata e Menaxhimit të Portit të Peshkimit Durrës – OMPD Shpk”, e regjistruar në…
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shpallur një tender të madh për shërbimin e ruajtjes fizike të ambienteve të saj në Tiranë, vetëm pak ditë pas lajmit për zhdukjen e ish-nëndrejtorit Daniel Shima. Sipas dokumenteve të publikuara, objekti i kontratës është sigurimi me roje private në 16 vendroje, për një periudhë dyvjeçare. Fondi limit i tenderit arrin në rreth 3 milionë euro me TVSH, duke u kthyer në një nga kontratat më të mëdha të këtij institucioni. Llogaritjet tregojnë se për periudhën 24-mujore, një vendroje do të kushtojë mesatarisht 17.8 milionë lekë, ndërsa pagesa mujore për çdo roje…
Tiranë – Arrestohet 23-vjeçari që hiqej si shofer i SPAK për të mbrojtur ndërtimin pa leje Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, të identifikuar si Romario Ibraliu, i cili akuzohet për veprën penale të ndërtimit pa leje. Sipas burimeve zyrtare, i riu kishte ndërtuar një banesë pa leje dhe, në momentin që inspektorët e IMT shkuan për të kontrolluar dokumentacionin, ai u prezantua si shofer i kancelares së SPAK, duke i “kërcënuar” që të mos procedohej ndaj tij. Pas verifikimeve, rezultoi se Ibraliu nuk kishte asnjë lidhje pune me Prokurorinë e Posaçme. Ndërtimi i paligjshëm u konstatua nga IMT…
Kevi Norra është 23-vjeçari nga Gjirokastra, i arrestuar pas aksidentit tragjik të mbrëmjes së së dielës në aksin Sarandë–Delvinë. Norra, i cili drejtonte automjetin tip “Audi”, rezultoi shumë i dehur gjatë testit të alkoolit. Përplasja e tij me automjetin tip “Lancia” u mori jetën dy vajzave nga familja Dhimaku, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa mbeti e plagosur dhe u transportua për trajtim në Tiranë. Ky shtetas, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë, ku kanë mbetur të vdekura dy motra nga fshati Kopaçeza, dhe një tjetër e plagosur. Në aksident janë përfshirë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23- vjeçar dhe tjetri nga 22- vjeçarja Elvisa Dhimaku. Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku, pasagjere. E plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe, është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca…
Detaje të reja kanë dalë nga përplasja mes dy grabitësve dhe Policisë së Shtetit, ngjarje në të cilën njëri prej autorëve mbeti i plagosur, ndërsa tjetri u arrestua. Sipas burimeve zyrtare, ndjekja nisi në orët e para të mëngjesit pas një telefonate urgjente nga drejtuesi i një automjeti tip “G-Class”, i cili denoncoi se dy persona të armatosur i kishin dalë përpara duke tentuar t’ia grabisnin makinën. Shoferi tregoi se arriti t’u shpëtonte duke u larguar me shpejtësi, edhe pse ata qëlluan me armë në drejtim të tij. Policia arriti të identifikonte mjetin e grabitësve pranë zonës së Çifligut, në…
Dy persona vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer një grabiti me dhunë në një karburant në Sukth, ndërsa gjatë ndjekjes nga policia hapën zjarr ndaj efektivëve. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej autorëve u plagos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri u arrestua. Grabitja në Sukth me automjet të vjedhur Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40 të mëngjesit të 21 gushtit 2025, kur një karburant në Sukth u grabit me dhunë nga dy persona të maskuar. Autorët kishin vjedhur më herët një automjet në zonën e Sektor Rinia, Durrës, dhe e përdorën për kryerjen…
Biznesmeni Lul Morina është paraqitur këtë pasdite në Policinë e Tiranës, pasi gazetari Almer Toska denoncoi publikisht se është kërcënuar prej tij. Sipas Toskës, kërcënimet kanë ardhur përmes disa mesazheve fyese të dërguara në WhatsApp, menjëherë pas publikimit të disa shkrimeve kritike për aktivitetin e Morinës. Gazetari deklaroi se shkrimet e tij lidhen me marrëdhëniet e dyshuara të biznesmenit me politikanë të ndryshëm, të cilët sipas tij e kanë favorizuar Morinën me leje ndërtimi. Burime nga policia konfirmojnë se Lul Morina është thirrur për të dhënë sqarime lidhur me arsyet që e shtynë të dërgojë mesazhet kërcënuese ndaj gazetarit. Ai…
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e drejtuar nga Mirlinda Karcanaj, ka shpallur fitues tenderin për “Përmirësimin e Sistemit të Thesarit”. Vlera e tenderit kap shifrën 8.3 milionë euro, duke shkaktuar polemika për transparencën e procedurës. Fituesi u shpall bashkimi i operatorëve: COMMUNICATION PROGRESS (në pronësi të Gentian Likaj dhe Enkeleid Zoraqi) HORIZON, në pronësi të Ermal Beqirit Vlera fituese ishte 679,999,999 lekë pa TVSH, ose rreth 90.6% e fondit limit, i cili ishte 750,314,460 lekë. Pak kompani pjesëmarrëse, fituesi me ofertën më të lartë Sipas dokumenteve zyrtare: Në tender morën pjesë vetëm katër kompani. Dy prej tyre nuk…