Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»DETAJET/ Grabitësit prishën edhe dasmën, shoferi i G Class u përpoq t’i ndalonte

    DETAJET/ Grabitësit prishën edhe dasmën, shoferi i G Class u përpoq t’i ndalonte

    Aktualitet Nga InfoNews24.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Detaje të reja kanë dalë nga përplasja mes dy grabitësve dhe Policisë së Shtetit, ngjarje në të cilën njëri prej autorëve mbeti i plagosur, ndërsa tjetri u arrestua.

    Sipas burimeve zyrtare, ndjekja nisi në orët e para të mëngjesit pas një telefonate urgjente nga drejtuesi i një automjeti tip “G-Class”, i cili denoncoi se dy persona të armatosur i kishin dalë përpara duke tentuar t’ia grabisnin makinën. Shoferi tregoi se arriti t’u shpëtonte duke u larguar me shpejtësi, edhe pse ata qëlluan me armë në drejtim të tij.

    Reklamë

    Policia arriti të identifikonte mjetin e grabitësve pranë zonës së Çifligut, në autostradën Tiranë–Durrës. Hetimet zbuluan se automjeti ishte vjedhur një ditë më parë, më 21 gusht, gjatë një grabitjeje me dhunë në një pikë karburanti në Sukth, ku autorët kishin sulmuar punonjësin dhe i kishin marrë të ardhurat ditore.

    Pavarësisht ndjekjes nga policia, grabitësit vazhduan të rezistonin dhe u larguan në drejtim të Vorës. Forcat blu i rrethuan në afërsi të rrethrrotullimit që lidh rrugën kryesore me atë dytësore. Situata u bë edhe më e tensionuar pasi shumë pranë vendngjarjes ndodhej një lokal ku po zhvillohej një dasmë. Për të shmangur rrezikun, policia bëri evakuimin e të ftuarve.

    Nga përplasja me armë, një prej autorëve, Ardit Domi, mbeti i plagosur dhe pas rreth 20 minutash rezistence vendosi të dorëzohej. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, Lorenc Çali nga fshati Bilalas i Shijakut, vijoi të kundërshtonte urdhrat e policisë, por më pas pranoi të dilte nga makina pas negociatave të gjata me efektivët.

    Pamjet e aksionit policor dhe momentet e thirrjeve për dorëzim janë fiksuar në disa video nga vendngjarja.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Aktualitet

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Aktualitet

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.