Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Një inspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Kukës është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë drejtorin e institucionit ku punonte. Sipas burimeve zyrtare, inspektori i identifikuar si Defrim Haziraj reagoi pas vendimit të drejtorit të IKMT për të gjobitur djalin e xhaxhait të tij, i cili po kryente punime ndërtimi pa lejen përkatëse në zonën e Krenzës, Kukës. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Haziraj ka shpërdoruar detyrën, duke mos marrë masa për ndalimin e gërmimit të tokës që po kryhej në mënyrë të paligjshme nga i afërmi i tij. Shkelja u…
Efektivët e Policisë së Shtetit do të marrin lekë për çdo vakt ushqimor të pashërbyer nga shteti. Kështu thuhet në vendimin e marrë sot nga Këshilli i Ministrave, duke hequr kështu kartat dedikuara që rimbursoheshin dhe mund të përdoreshin nga punonjësit e policisë për të blerë disa lloje të përcaktuara ushqimesh, në rrjete marketesh të përzgjedhura nga shteti. Në VKM thuhet se policët do të marrin “një vakt drekë”, kur kohëzgjatja e punës është 8 orë, ndërsa “tri vakte”, kur punonjësi është i angazhuar në gatishmëri, në shërbime për ruajtjen e rendit, sigurimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për përballimin…
Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim lidhur me një sherr të ndodhur më 6 dhjetor në zonën e Freskut, ku mbeti I dëmtuar me sende të forta, 26-vjeçari me iniciale F. Y. Në pranga ka rënë Helidon Marku me precedent edhe për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në kërkim u shpallën Gjoke Ndrevataj dhe Xhemal Uka me precedentë penal për krime kundër personit. Nga këto veprime rezultoi se Gjoke Ndrevataj dhe Xhemal Uka për motive të dobëta, kanë porositur shtetasin Helidon Marku, për të kryer rrahjen e , 26-vjeçari me iniciale…
Dy personazhë të shumëkërkuar, të konsideruar si ushtarë të Ervis Martinaj, u arrestuan nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit në Fushë-Kuqe, fshati i konsideruar si baza e bosit të zhdukur të lojërave të fatit, ku edhe sot jetojnë familjarë të tij, në Patok të Kurbinit. Dy të kërkuarit, Elvin Merlika 47 vjeç nga Mamurrasi dhe Alket Xhixha 42 vjeç nga Fushë-Kruja u arrestuan nga policia teksa ishin të armatosur. Blutë sekuestruan 2 pistoleta brenda në çanta marsup, 2 armë gjahu, 2 radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak Ata akuzohen nga SPAK për grup të…
Autoritetet greke kanë zbardhur të dhëna të reja mbi një grup kriminal që dyshohet se ka operuar gjatë viteve të fundit në Athinë dhe zona të tjera të vendit, i specializuar në vrasje me pagesë, trafiqe dhe mbrojtje të bizneseve. Në qendër të hetimeve ndodhen dy shtetas shqiptarë, të cilët sipas Policisë Helenike dyshohen se kanë luajtur role kryesore në disa ngjarje të rënda, përfshirë tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala më 16 maj 2025 në Ano Liosia. Dhimiter Meci Dhimiter Meci, 45 vjeç, nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, i gjatë rreth 1.65 m, është ndër emrat…
Ditën e sotme do të zgjidhet kreu i ri i SPAK, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Pasi kreut Altin Dumani i mbaron mandati më 16 dhjetor, për të marrë postin e tij ka katër kandidatura. Katër prokurorët në garë janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj. Profilet e të katër kandidatëve: Adnan Xholi Adnan Xholi është emri më i përfolur deri më tani në garën për kreun e SPAK-ut, një nga njerëzit që qëndron në krah të drejtuesit Altin Dumani. Xholi u lind në Dibër më 6 korrik 1975. Përfundoi studimet si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë…
Detaje të reja nga aksioni i SPAK në kuadër të të cilit u godit grupi kriminal Rraja. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bëjnë me dije se janë firmosur 14 urdhër arreste, përfshirë edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe pjesëtarë të tjerë të familjes Rraja. Shtatë persona u arrestuan gjatë aksionit mëngjesin e sotëm, ndërsa të tjerët ndodhen në paraburgim për vepra të tjera penale, ndërsa katër vijojnë të jenë në kërkim. Nga hetimet SPAK ka mundur të zbulojë se grupi kriminal trafikonte marijuanë dhe heroinë në Turqi, Mal të Zi dhe vende të BE-së. “Këta shtetas…
Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike për punime fiktive, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 8 persona, 5 prej të cilëve zyrtarë të Bashkisë Tiranë e IMT Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të subjekteve, për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2505 të vitit 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të…
Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike për punime fiktive, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 8 persona, 5 prej të cilëve zyrtarë të Bashkisë Tiranë e IMT Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të subjekteve, për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2505 të vitit 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të…
DURRES – Një sherr i nisur në rrjetin e ndaluar social TikTok që të miturit e përdorin ilegalisht në vendin tonë, nxiti konfliktin e rëndë në ish-kënetë të Durrësit, ku mbeti i vrarë me thikë në zemër Erion Boba, 15-vjec, nxënës i vitit të parë në shkollën “Dom Nikoll Kaçori”. Burime të sigurta nga grupi hetimor thanë se mesditën e 25 nëntorit, rreth orës 14:00, Erioni, bashkë me dy shokë mbërritën me makinë në një kryqëzim. Menjëherë pas tyre, mbërritën po me makinë, tre të mitur nga grupi tjetër, mes të cilëve edhe 14-vjeçari, autori i dyshuar i vrasjes. E…