Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Jo më qese në market! Policëve do t’u kalojnë lekë në bankë…

    Jo më qese në market! Policëve do t’u kalojnë lekë në bankë…

    Aktualitet Nga InfoNews12.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Efektivët e Policisë së Shtetit do të marrin lekë për çdo vakt ushqimor të pashërbyer nga shteti. Kështu thuhet në vendimin e marrë sot nga Këshilli i Ministrave, duke hequr kështu kartat dedikuara që rimbursoheshin dhe mund të përdoreshin nga punonjësit e policisë për të blerë disa lloje të përcaktuara ushqimesh, në rrjete marketesh të përzgjedhura nga shteti.

    Në VKM thuhet se policët do të marrin “një vakt drekë”, kur kohëzgjatja e punës është 8 orë, ndërsa “tri vakte”, kur punonjësi është i angazhuar në gatishmëri, në shërbime për ruajtjen e rendit, sigurimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për përballimin e situatave emergjente dhe të fatkeqësive natyrore, aktivitete të ndryshme apo tubime, kur kohëzgjatja e punës është më shumë së koha normale e punës prej 8 orësh.

    Reklamë

    Kur trajtimi me ushqim nuk është i mundur të realizohet me ushqim të gatuar apo nëpërmjet shërbimit të shpërndarjes së ushqimit (catering), punonjësit e policisë do të marrin nëpërmjet bankës 500 lekë për normë ditore “një vakt drekë”, dhe 900 lekë për normë ditore “tri vakte”.

    VKM:

    PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË PROCEDURAVE TË TRAJTIMIT ME USHQIM GJATË QËNDRIMIT NË PUNË TË PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2, shkronja “c”, e 4, të nenit 104, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    1. Të drejtën e trajtimit me ushqim, pa pagesë, e përfitojnë:

    a) punonjësit e Policisë e Shtetit:

    i. me normën e ushqimit “një vakt drekë”, kur kohëzgjatja e punës është 8 (tetë) orë;

    ii. me normën e ushqimit “tri vakte”, kur punonjësi është i angazhuar në gatishmëri, në shërbime për ruajtjen e rendit, sigurimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për përballimin e situatave emergjente dhe të fatkeqësive natyrore, aktivitete të ndryshme apo tubime, kur kohëzgjatja e punës është më shumë së koha normale e punës prej 8 (tetë) orësh.

    b) punonjësit e Qendrës së Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare, në Akademinë e Sigurisë, që trajtohen me normën e ushqimit “tri vakte”;

    c) studentët dhe kursantët, që kryejnë trajnim të detyrueshëm sipas programit mësimor në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit:

    i. me normën e ushqimit “një vakt drekë”, kur kohëzgjatja e trajnimit është 1 (një) ditë pune, 8 (tetë) orë;

    ii. me normën e ushqimit “tri vakte”, kur kohëzgjatja e trajnimit është më shumë së një ditë pune. Për ditën e parë të trajnimit, trajtimi me ushqim bëhet për vaktet “drekë” dhe “darkë”, ndërsa për ditën e fundit të trajnimit bëhet për vaktet “mëngjes” dhe “drekë”.

    ç) edhe kategoritë e mëposhtme, që trajtohen me normën e ushqimit “tri vakte”, pa pagesë:

    i. shtetasit e huaj, të cilët hyjnë ilegalisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët u nënshtrohen procedurave verifikuese deri në sqarimin e pozitës së tyre;

    ii. shtetasit shqiptarë të kthyer nga vendet e tjera, deri në sqarimin e pozitës së tyre;

    iii. shtetasit e ndaluar ose të arrestuar, të cilët u nënshtrohen procedurave verifikuese deri në sqarimin e pozitës së tyre, ose deri në transferimin e tyre në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

    2. Shërbimi i ushqimit realizohet me ushqim të gatuar në mensa, si dhe nëpërmjet shërbimit të gatimit e të shpërndarjes së ushqimit (catering), i cili u nënshtrohet të gjitha procedurave të prokurimit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

    3. Kur trajtimi me ushqim, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, nuk është i mundur të realizohet me ushqim të gatuar apo nëpërmjet shërbimit të shpërndarjes së ushqimit (catering), bëhet trajtimi financiar për ditët efektive të punës, sipas përcaktimeve të pikës 5 të këtij vendimi. Vlera e trajtimit financiar (në lekë) të ushqimit i transferohet punonjësit të policisë në llogarinë e tij bankare.

    4. Normat e ushqimit ditore të k/kalorive për të gjitha kategoritë përfituese, sipas këtij vendimi, përcaktohen në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

    5. Masa e kompensimit financiar për çdo normë të trajtimit me ushqim përcaktohet, si më poshtë vijon:

    a) Normë ditore “një vakt drekë”, në vlerën 500 (pesëqind) lekë;

    b) Normë ditore “tri vakte”, në vlerën 900 (nëntëqind) lekë.

    6. Vlerat e kompensimit në lekë të normave ditore të ushqimit, të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 5, të këtij vendimi, indeksohen çdo vit, sipas inflacionit të publikuar nga INSTAT-i.

    7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme, programi buxhetor “Policia e Shtetit”.

    8. Vendimi nr.189, datë 15.3.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të studentëve dhe kursantëve në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit, si dhe të shtetasve të ndaluar ose të arrestuar, deri në sqarimin e pozitës së tyre”, i ndryshuar, shfuqizohet.

    9. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare shtesë nga 1 janari 2026.

    K R Y E M I N I S T R I

    EDI RAMA

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026
    Aktualitet

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026
    Aktualitet

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, nënë e bir: E sulmoi ariu, më pas vrau veten me pistoletë

    06.11.2026
    Aktualitet

    Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

    06.11.2026
    Aktualitet

    Pas KURUM, arrestime edhe për Albchrome? Prokuroria e Elbasanit gati prangat…dyshohet për shkelje të rënda

    06.11.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vrau ish të dashurën dhe partnerin e saj të ri, Fran Preldakaj: Dy i kam vrarë edhe në Shqipëri…

    06.11.2026

    Gati programi i strehimit, ministrja: Subvencion 50% të qirave dhe kredi me interes 0-3% për blerje banese

    06.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026

    Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, nënë e bir: E sulmoi ariu, më pas vrau veten me pistoletë

    06.11.2026

    Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

    06.11.2026
    Më të lexuarat

    Grabitja e 60 mije eurove, policia: Dyshojme se autorit iu dhane informacione nga brenda Raiffeisen Bank…po hetojme

    Aktualitet Nga InfoNews03.11.20260

    Grabitja e 60 mije eurove, policia: Dyshojme se autorit iu dhane informacione nga brenda Raiffeisen…

    EKSKLUZIVE/ Nisin punën radarët inteligjent, nga janari “Big Brother” në 14 akse! Trajnohen policët, vazhgim nga ‘kolltuku’ dhe mbi 1500 euro rroga

    02.11.2026

    Kush është Fran Preldakaj, vrasësi me pagesë i kapur në Greqi

    06.11.2026

    Kush është Eduard Dushku, i forti i Saukut

    05.11.2026

    KLSH trondit Tavon e Himarës! 22.6 miliardë lekë pasuri pa inventar dhe 315 milionë lekë “borxhe”

    04.11.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.