Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Skandali i zbuluar me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ka nxjerrë në pah edhe rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, i cili është mbajtur me forcë për disa orë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në garazhin e banesës së tij, ku sipas të dhënave, persona të veshur me uniforma të vjetra policie e kanë marrë peng. Nën presion dhe kërcënime, biznesmeni është futur me forcë në një automjet, ku i është mbuluar fytyra, dhe është transportuar drejt një zone në Elbasan. Atje, personat e paidentifikuar i kanë dhënë një aparat celular dhe i…
Pas goditjes së një grupi kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin biznesmenët të hiqnin dorë nga tenderat e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, procedura që më pas fitoheshin nga kompanitë e tyre, SPAK urdhëroi kontrolle të disa biznesmenëve, zyrtarë të Komisionit të Prokurimit Publik si dhe bashkëpunëtorëve të dy personave të shpallur në kërkim. Referuar dokumenteve, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesa për kontroll personal dhe të banesës për shtetasit Gëzim Toska, Renato Hristiç, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Kreshnik Tërnova, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si dhe subjektit ”Merkaj 3’. Ndërsa,…
Prokuroria e Posaçme është duke verifikuar disa transferta parsh të kryera nga kompania 4 A-M jashtë Shqipërisë. Prokurorët e SPAK dyshojnë se këto transferta parash mund të kenë lidhje me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërkohë që verifikimet janë në proces. Por si u shndërrua 4 A-M nga hiçi në një nga kontraktorët më të mëdhenj të shtetit? Zanafilla e suksesit fillon me Albcontrol. Ndonëse fillimisht shihej si një kompani e lidhur me Partinë Demokratike për shkak edhe të origjinës tropojane të pronarëve të saj, në vitin 2012 kompania 4 A-M ishte vetëm një ndërmarrje modeste me një xhiro prej rreth 3.3…
Linda Pustina është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit. Skyweb.al mëson se në vend të saj është emëruar Anila Alliu, ndërsa shkaqet zyrtare të largimit nuk janë bërë ende të ditura. Lëvizja vjen në një moment të ndjeshëm, kur qeveria ka hapur projektet për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe po përgatit kornizën e re ligjore për këtë sektor. Ndërkohë, prej muajsh Pustina ka qenë e përfshirë në një konflikt me fqinjët e saj, të cilët janë ankuar në institucione se në tarracën e banesës kishte mbjellë pemë dhe shkurre që, sipas tyre,…
Autoriteti i Konkurrencës përfundoi vlerësimin e praktikave në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, pas një procedure të thelluar hetimore që zgjati gati dy vite dhe përfshiu monitorimin e tregut, hetimin paraprak dhe hetimin e thelluar. Në mbledhjen e datës 26.11.2025, Komisioni i Konkurrencës miratoi vendimet nr. 1234–1239, me të cilat konstatoi se një grup ndërmarrjesh grumbulluese – Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK – kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm…
Operacioni i SPAK që çoi në goditjen e drejtuesve të AKSHI-t dhe grupit që kontrollonte dhjetëra milionë euro tendera publikë, po rezulton një nga hetimet më të mëdha dhe më domethënëse që nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme. Gazetari Emirjon Senja deklaroi në emisionin “Në Shënjestër” se vetëm gjatë viteve të fundit kompanitë e përfshira në këtë skemë kanë qarkulluar rreth 145 milionë euro tendera, ku kryesore janë Advanced Business Solution e Gerond Meçes dhe Soft & Solution e Ermal Beqirit. Së bashku me kompaninë Horizon, dyshohet se ato kanë qenë në qendër të skemës së shpërndarjes së prokurimeve të…
Gazetari Emirjon Senja ka bërë deklarata të forta lidhur me një tjetër skandal që, sipas tij, pritet të shpërthejë shumë shpejt dhe që mund të jetë edhe më i madh se ai i AKSHI-t. Bëhet fjalë për procesin e digjitalizimit të Kadastrës dhe dyshimet për ndryshime të qëllimshme në hartat kadastrale, të kryera nga grupe interesi me synimin për të përvetësuar prona në zonat më të lakmuara të vendit. Sipas Senjës, ky është një zhvillim me pasoja të rënda, pasi prek drejtpërdrejt pronat e mijëra qytetarëve dhe cenon sigurinë juridike të regjistrave të pronësisë.  Gazetari u shpreh se verifikimet…
Sektori i ndërtimit është kthyer vitet e fundit në një nga kanalet më të dyshuara për pastrimin e parave në Shqipëri. Ndërtimi i pallateve dhe kullave, veçanërisht në zonat më të shtrenjta urbane, po shoqërohet me dyshime të forta se po përdoret për të legalizuar shuma të mëdha parash me burim të paqartë. Një praktikë alarmante lidhet me mënyrën e shitjes së apartamenteve. Sipas burimeve dhe realitetit të tregut, një pjesë e konsiderueshme e apartamenteve shiten cash, jashtë sistemit bankar, madje që në fazën fillestare të ndërtimit. Ka raste kur blerjet kryhen që “në gropë”, me pagesa të bëra me…
Tiranë – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar të martën Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për lejimin e arrestimit të zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për manipulim të tenderave publikë me vlerë dhjetëra miliona euro, që lidhen me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Përshkallëzim i hetimit të SPAK ndaj Ballukut Kërkesa për arrestim vjen si përshkallëzim i masës së mëparshme të pezullimit nga detyra, e cila ishte vendosur nga GJKKO, por u pezullua nga Gjykata Kushtetuese pas kundërshtimit të kryeministrit Edi Rama. Përveç dy hetimeve ekzistuese për Tunelin e Llogarasë dhe një…
Përparim Billa, i njohur edhe si “Rimi”, një shtetas shqiptar i dënuar në Shtetet e Bashkuara në kuadër të operacionit të koduar amerikan “Shqiponja e Zezë”, rezulton se ka zhvilluar aktivitet biznesi në Ekuador, ku është regjistruar si tregtar frutash. Zyra e Prokurorit pritet ta akuzojë zyrtarisht më 18 dhjetor në një çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Sipas gazetës ekuadoriane PRIMICIAS, Operacioni “Shqiponja e Zezë” u zhvillua nga FBI dhe autoritetet amerikane mes viteve 2005–2009, duke goditur atë që në atë kohë konsiderohej si një nga rrjetet kriminale me rritjen më të shpejtë në…