Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Jane siguruar përgjimet e reja mes ish-kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi dhe ortakut të tij, Valter Begaj lidhur me abuzimet me tenderin për ndertimin e lotit të 4-të, të Unazës së Madhe. Për këtë dosje, është marrë nën hetim edhe Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, e cila u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. Gjatë bisedave, pjesë e dosjes së Belinda Ballukut, Valter Begaj zhvillon biseda me ish-kreu i ARRSH-së, Ervis Berberi, që shoqëria e tij “Net Group” sh.p.k, të kualifikohej në procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i…
Një javë më parë Piranjat treguan historinë e Hektor Agalliut, pensionistit nga Tërpani, punëtorit të Salillarit, i cili kishte përfituar konçensionin për ndërtimin e Portit Tregtar të Vlorës, një projekt rreth 60 milionë euro. Por rezulton se historia nuk mbaron me kaq, pasi edhe një pjesëtar tjetër i familjes duket se gëzon të njëjtën dhunti si kryefamiliari, Engjëll Agalliu, djali i Hektorit, i cili ka përfituar nga një projekt edhe më i madh. Objekti i veprimtarisë ka të bëjë me një sërë aktivitetesh, që nga prodhimi, shpërndarja dhe shitja e energjisë, e deri te ofrimi i shërbimeve imobiliare e shitblerja…
Nga data 21 nëntor deri më 5 dhjetor në Shqipëri do të mbahet Java Kulturore Kombëtare, e cila përmbyll sezonin e katër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, ku këtë vit kanë marrë pjesë 21 shtete. Gjatë këtyre ditëve, qytete të ndryshme do të kthehen në qendra të gjalla krijimtarie, duke mikpritur shfaqje teatrore, koncerte, ekspozita, forume, performanca dhe iniciativa që synojnë të nxjerrin në pah energjinë e skenës sonë kulturore dhe lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo javë e cila mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, nis me edicionin e parë të projektit Next Generation, më 21–22…
Belinda Balluku nuk mund të qëndrojë në detyrë sepse ka rrezik të përsërisë veprën penale për të cilën është marrë e pandehur, pasin po hetohet për disa tendera, dhe mund të prishë provat. Ky është argumenti i gjyqtarit Erjon Çela për masën e sigurisë për pezullim nga detyra të zv. Kryeminitres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga vendimi, ku thuhet se Balluku dhe vartësit e saj rrezikojnë deri në 5 vite burg secili dhe mund të arratisen. “Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë…
Në fillim të daljes së lajmit, Bankers Petroleum Albania u përpoq të mohonte publikisht gjobën rekord prej 120 milionë euro, duke deklaruar në disa media se kompania “nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar mbi ndonjë penalitet nga Dega e Doganës Fier apo Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”. Në deklaratat e saj, kompania theksonte se ishte “vazhdimisht subjekt i kontrolleve doganore dhe tatimore” dhe se “ka qenë dhe mbetet plotësisht bashkëpunuese me autoritetet”. Megjithatë, paralelisht me këto mohime publike, SPAK ka hapur zyrtarisht një hetim të gjerë për mënyrën e pezullimit të gjobës rekord që autoritetet doganore i kishin vendosur Bankers…
SPAK ka hapur zyrtarisht një hetim të gjerë për mënyrën e pezullimit të gjobës rekord prej 120 milionë euro ndaj kompanisë Bankers Petroleum. Hetimi u konkretizua me sekuestrimin e dokumentacionit në Ministrinë e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, duke ngritur dyshime serioze mbi shkelje proceduriale dhe neglizhencë institucionale. Gjobë Rekord për Shmangie Akcize Gjobat u vendosën në vitin 2019, pas një hetimi dyvjeçar të Doganave që pretendonte se Bankers Petroleum kishte shmangur rreth 30 milionë euro akcizë, duke përdorur solarin e prodhuar nga ARMO në rafinerinë e Ballshit. Me aplikimin e gjobës trefish sipas ligjit, shuma totale arriti…
Kompania “ZEPA” ka hedhur në treg qumësht lope dhe dhie me aflatoksinë mbi normën e lejuar. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi dhe veshka, njëkohësisht mund të dëmtojë rritjen dhe zhvillimin tek fëmijët. Burime të sigurta të “Ora investigim” konfirmuan skandalin, dhe pas kërkesës tonë për informacion, AKU pranoi zyrtarisht se ndotja është gjetur në: – Qumësht lope UHT 0.5% yndyrë, me skadencë 04.02.2026 – Qumësht dhie UHT 3.2% yndyrë, me skadencë 02.02.2026 Sasia e prodhuar e qumështit me…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka hapur një hetim zyrtar mbi mënyrën se si u hoq gjoba rekord prej 120 milionë euro ndaj kompanisë Bankers Petroleum. Sipas burimeve të “Kapitali”, SPAK ka sekuestruar dokumentacionin zyrtar nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të lidhur me procesin e pezullimit dhe moszbatimit të kësaj gjobe. Pse u vendos gjoba 120 milionë euro? Gjoba u vendos në vitin 2019 nga Dogana e Fierit, pas një hetimi dyvjeçar të Drejtorisë së përgjithshme të Doganave. Hetimi pretendonte se Bankers Petroleum kishte shmangur rreth 30 milionë euro akcizë,…
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi: Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në lidhje me procedurën e…
Një avion i nisur nga Londra me destinacion Tiranën nuk ka mbërritur ende në Shqipëri pasi në Gjermani ka devijuar rrugën. Avioni i Wizz Air i nisur nga Luton Airport pritej të mbërrinte në Rinas në orën 10:55, por në Mynih avioni ka devijuar rrugën dhe është kthyer në destinacionin fillestar, Londër. Raportohet se 5 pasagjerë janë sëmurur papritur me gjendje të fikëti dhe sapo ekuipazhi ka njoftuar pilotin ai ka devijuar rrugën për t’u kthyer në Londër pasi në atë pikë ishte më afër se Tirana. Avioni ka mbërritur në aeroport dhe 5 ambulanca ndodhen në pistë duke pritur pasagjerët e sëmurë,…