Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Autor: InfoNews
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar prani të aflatoksinës në një sasi prej 51 ton misër me origjinë nga Serbia. Sipas një njoftimi zyrtar, AKU thotë se nga analizat e kryera në mostrat e marra në dy ngarkesat me misër, ushqim për kafshë të ardhura nga Serbia, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1. Për këtë arsye, njëra nga ngarkesat, është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar me destinacion asgjesimin. “AKU garanton opinionin publik se çdo produkt ushqimor i importuar, i nënshtrohet kontrolleve rigoroze për të garantuar produkte të sigurta ushqimore në mbrojtje të shëndetit të…
Rruga e Floririt Qukës–Qafë Plloçë që kushtoi 260 milionë euro vijon të jetë e bllokuar, dhe aksesohet vetem nepermjet nje shtegu te sajuar pas shembjeve që pësoi ky aks. Shembje në të paktën 5 pika të ndryshme Sipas raportimeve nga terreni, rruga ka pësuar shembje në të paktën pesë zona, duke penguar qarkullimindhe duke e bërë të pamundur hapjen normale të aksit. Kompania 2T has vështirësi të mëdha në pastrimin e rrugës Kompania 2T, e Artan Sakos, ka hasur probleme të mëdha në hapjen e rrugës, pavarësisht se kanë kaluar rreth dy javë nga shembjet e para. Akses vetëm nga…
Edhe pse jemi në vitin 2025 dhe premtimi për kryerjen e transplantit të veshkës në QSUT ishte dhënë që në vitin 2023, qendra spitalore universitare e vendit vijon të mos ofrojë këtë procedurë jetike. Rezultati është i qartë: shteti paguan miliona lekë tek spitalet private për shërbime që duhej t’i ofronte vetë brenda sistemit publik referues. Në kundërshtim me deklaratat e qeverisë dhe strategjitë e shëndetësisë, QSUT nuk ka ende sallat e pajisura me aparaturat specifike për transplantin e veshkës dhe mungon edhe paketa e terapisë së flakjes akute të veshkës (AKI). Këto boshllëqe e kanë kthyer transplantin renal në…
Rruga e Floririt Qukës–Qafë Plloçë: Skandali i rrugës 260 mln € që vijon të jetë e bllokuar Rruga e Floririt Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln € vijon të jetë e bllokuar, pas shembjeve që pësoi ky aks, kompania 2T e Artan Sakos ka hasur probleme të mëdha në hapjen e rrugës, pavarësisht se kanë kaluar rreth dy javë. I vetmi aksesim i kësaj rruge bëhet nëpërmjet një rruge të sajuar që kalon sipër masivi. Skandali i rrugës Qukës–Qafë Plloçë Skandali i rrugës Qukës–Qafë Plloçë po zgjerohet çdo ditë, duke zbuluar shtresa të reja abuzimi, vjedhjeje dhe kapjeje të fondeve…
Koncesioni i sterilizimit, kontrata 76 milionë euro e PPP-së më të shtrenjtë në shëndetësi, ekspozoi shkeljet e ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Një hetim i nisur në kohën kur SPAK drejtohej nga Arben Kraja, zbuloi një procedurë të negociuar në favor të kompanive dhe në dëm të interesit publik. Prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi mbyllën rrethin e akuzave, por ishte gjyqtari Erion Bani që e ngriti stekën në nivelin e ministrit. Madje, një prej atyre që konsiderohej mik i afërt i kryeministrit Rama. Ai kërkoi hetimin ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ky i fundit u vu nën akuzë për…
Apeli i Posaçëm ka shtyrë seancën e parashikuar për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë. Shkak u bë mungesa e disa palëve në proces, si edhe e gjyqtares së çështjes, e cila ndodhet me leje. Seanca e radhës është caktuar për datën 15 dhjetor. Ish-presidenti Meta, aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në burg”, kërkon zbutjen e masës, ndërsa SPAK këmbëngul se rreziku për prishje të provave dhe ndikim në dëshmitarë mbetet i lartë. SPAK përfundon hetimet dhe çon dosjen në gjykatë Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht përfundimin e hetimeve ndaj…
Ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi vijojnë të përballen me akuzat e Prokurorisë së Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në një dosje që përfshin komunikime, transaksione pasurie dhe favore të dyshuara mes tyre edhe ndaj biznesmenit të njohur Samir Mane. Pavarësisht se SPAK kërkon që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të gjykohen për akuzat e ngritura, vërehet se ndaj biznesmenit Samir Mane nuk është marrë asnjë masë penale. Sipas vetë dokumenteve të SPAK, një pjesë e akuzave lidhet me përfitime dhe favore të dyshuara që çifti Meta–Kryemadhi kanë marrë nga Mane. Megjithatë, SPAK ka bërë të…
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, u paraqit të mërkurën në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku u mor në pyetje për tre orë nga prokurori i posaçëm Bledar Maksuti dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Karçanaj, e cila aktualisht mbahet në cilësinë e personit që ka dijeni, u largua nga godina e SPAK duke mos komentuar për mediat. SPAK heton 12 tenderë të AKSHI-t të fituar kryesisht nga “Soft and Solution” SPAK ka mbi një vit që ka regjistruar një procedim penal për dyshime mbi abuzime dhe shkelje të barazisë në…
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, ka dalë rreth orës 17:00 nga godina e SPAK, pas më shumë se tre orësh marrjeje në pyetje. Burime konfirmojnë se ajo është pyetur nga prokurori special Bledar Maksuti, i cili po heton dosjen e tenderëve të AKSHI-t. Të paktën 12 procedura tenderimi dyshohet se janë zhvilluar në mënyrë të parregullt, duke favorizuar kompani të caktuara. Soft & Solution në qendër të skandalit të tenderëve të AKSHI Në epiqendër të hetimeve është kompania Soft & Solution, në pronësi të Ermal Beqirit, e cila dyshohet se ka përfituar shumicën e…
SPAK ka intensifikuar veprimet lidhur me hetimin e tenderëve të AKSHI gjatë viteve të fundit, dhe pritet që në javët në vijim të merren masa që mund të godasin zyrtarë të lartë të institucionit, si edhe biznesmenë të përfshirë në procedurat fituese. Gjate ditëve të fundit janë thirrur rreth 20 punonjës dhe zyrtarë me role drejtuese në AKSHI, ndërsa sot në ambientet e SPAK është parë të hyjë edhe drejtoresha e institucionit, Mirlinda Karçanaj. Burime bejne me dije se Karçanaj dyshohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryesisht në tenderët ku dyshohet se fituesi ka…