Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Prej dy javësh e bllokuar, kompania 2T e Artan Sakos ngec në majë të malit, sajon një kalim të improvizuar

    Prej dy javësh e bllokuar, kompania 2T e Artan Sakos ngec në majë të malit, sajon një kalim të improvizuar

    Aktualitet Nga InfoNews04.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Rruga e Floririt Qukës–Qafë Plloçë: Skandali i rrugës 260 mln € që vijon të jetë e bllokuar

    Rruga e Floririt Qukës-Qafë Plloçë që kushtoi 260 mln € vijon të jetë e bllokuar, pas shembjeve që pësoi ky aks, kompania 2T e Artan Sakos ka hasur probleme të mëdha në hapjen e rrugës, pavarësisht se kanë kaluar rreth dy javë. I vetmi aksesim i kësaj rruge bëhet nëpërmjet një rruge të sajuar që kalon sipër masivi.

    Reklamë

    Skandali i rrugës Qukës–Qafë Plloçë

    Skandali i rrugës Qukës–Qafë Plloçë po zgjerohet çdo ditë, duke zbuluar shtresa të reja abuzimi, vjedhjeje dhe kapjeje të fondeve publike. Shembja masive e Lotit 3, vetëm një muaj pas inaugurimit, nuk ishte thjesht një “aksident teknik”, por finalizimi i një historie të gjatë mashtrimesh, fryrjesh kostosh dhe zhvatjeje sistematike të buxhetit të shqiptarëve.

    Rritja e kostove nga 25 milionë USD në 75 milionë USD

    Loti 3 i rrugës Qukës–Qafë Plloçë ishte parashikuar fillimisht të kushtonte 25 milionë dollarë. Projekti ishte pjesë e një marrëveshjeje huaje mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim në vitin 2014. Por shumë shpejt, kostot nisën të rriteshin pa asnjë logjikë teknike.

    Në qendër të aferës u shfaqën kompania saudite Rawafed Al Torok dhe partneri i saj në Shqipëri, 2T, e zotëruar nga Artan Sako, vëllai i kryebashkiakut të sapozgjedhur të Tepelenës, Gramos Sako. Pikërisht këto dy kompani “gëlltitën” pjesën dërrmuese të financimit të Lotit 3, segmenti më i kushtueshëm i gjithë projektit.

    Rritjet e buxhetit sipas viteve

    • Në vitin 2017, ARRSH kërkoi rritjen e buxhetit në 49.3 milionë USD, me justifikimin e “punimeve shtesë në skarpatat e rrugës”.
    • Qershor 2020 – kërkohen 49 milionë USD shtesë për Lotin 2
    • 1 javë më pas – ndryshohet kërkesa: 25 milionë USD për Lotin 3
    • Dhjetor 2020 – shtesë tjetër prej 24 milionë USD për Lotin 3

    Në fund, financimi total shkoi në 74–75 milionë dollarë, një rritje pothuaj 50% krahasuar me kontratën bazë. Dhe ironi e fatit? Paratë u përdorën për “stabilizimin e skarpatave”, pikërisht skarpatat që u shembën si të ishin prej rëre pas vetëm 30 ditësh.

    Tenderi i ri për të njëjtin segment – edhe një aferë?

    Në vend që të ndëshkoheshin, të njëjtët emra që morën 75 milionë dollarë për një rrugë që nuk mbijetoi as një muaj… sot fitojnë një tjetër tender të majmë në të njëjtin segment rrugor.

    Detajet e tenderit të ri

    • Objekti: “Mirëmbajtje me performancë e segmentit rrugor Qukës–Qafë Plloçë”
    • Autoriteti kontraktues: ARRSH, drejtuar nga Gentian Gjyli, aktualisht në arrest shtëpie
    • Fituesi: 2T, në pronësi të Artan Sakos dhe Dritan Troksit
    • Vlera fituese: 29,359,200 lekë pa TVSH, rreth 360 mijë euro me TVSH
    • Fondi limit: 31,819,342 lekë pa TVSH, rreth 390 mijë euro me TVSH

    Oferta fituese rezulton të jetë rreth 92% e fondit limit, sikur konkurrenca të mos ekzistonte fare.

    Katër oferta më të ulëta refuzohen

    Hetimi i dokumenteve të tenderit tregon se 4 kompani të tjera kanë ofruar çmime më të ulëta se 2T. Prapëseprapë, fituese është shpallur kompania e Artan Sakos.

    Pra, ndërsa Shqipëria ka drejtues të ARRSH nën arrest, institucioni vazhdon po të njëjtin model abuzimi, duke shpërblyer oligarkët e lidhur me pushtetin.

     

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026
    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.