Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Si plasi lufta brenda SPAK për ish-ministrin Ilir Beqaj

    Si plasi lufta brenda SPAK për ish-ministrin Ilir Beqaj

    Aktualitet Nga InfoNews03.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Koncesioni i sterilizimit, kontrata 76 milionë euro e PPP-së më të shtrenjtë në shëndetësi, ekspozoi shkeljet e ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

    Një hetim i nisur në kohën kur SPAK drejtohej nga Arben Kraja, zbuloi një procedurë të negociuar në favor të kompanive dhe në dëm të interesit publik.

    Reklamë

    Prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi mbyllën rrethin e akuzave, por ishte gjyqtari Erion Bani që e ngriti stekën në nivelin e ministrit.

    Madje, një prej atyre që konsiderohej mik i afërt i kryeministrit Rama. Ai kërkoi hetimin ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

    Ky i fundit u vu nën akuzë për favorizimin e kompanisë fituese të koncesionit. Disa udhëtime të përbashkëta dhe indicie të tjera, krijuan dyshimet te SPAK se Beqaj, paracaktoi kontratën për miqtë e tij.

    “Një hetim ku ai u hetua në gjendje të lirë, u çua në gjykim me akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim, një akuzë e cila u ndryshua gjatë seancës paraprake në vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup të strukturuar kriminal, bashkë me ish vartësinë e tij dhe biznesmenin e tij i cili fitoi koncesionin e sterilizimit“, u shpreh gazetarja, Bleona Metushi.

    “SPAK për të gjitha këto dosje që ne themi me gjykatën. Aty do dalë bilanci i punës së vërtetë objektive”, u shpreh avokati, Eugen Beci.

    Vendimi i GJKKO-s e ktheu çështjen e ‘Sterilizimit’ në precedent të rrezikshëm për politikën: favorizimi procedural u shndërrua në dyshim për korrupsion.

    Dhe pikërisht këtu u hap një tjetër krisje, jo më mes politikës dhe drejtësisë, por brenda vetë SPAK-ut.

    Një krisje për të cilën është folur në tavolina nën zë, por asnjëherë nuk ka plasur në publik.

    Altin Dumani dhe prokurori Kondili u përplasën për vijën hetimore ndaj Beqajt, një palë kërkonte thellim, tjetra ngushtim.

    Përplasja tregoi se presioni politik nuk vinte vetëm nga jashtë, ai po depërtonte deri te tavolina e vendimmarrjes.

    “Në fakt kjo dosje tregoi, një nga përplasjet më të forta në prokurorinë e posaçme. Në takimet që kreu i Prokurorisë së Posaçme bën me gazetarët, në fillim të marrjes së mandatit të tij, i ka bërë udhëzime jo detyruese prokurorit të çështjes, për mënyrën sesi duhet të hetohet kjo çështje, pra për akuzat dhe sesi duhet të drejtoheshin në këto hetime”, u shpreh gazetarja, Bleona Metushi.

    “Drejtuesi i saj duhet të ketë një pozicion më të tërhequr nga hetimi, duhet të jetë më shumë në formën e një kontrolluesi, monitoruesi të punës, sesa një person që merr drejtpërdrejt hetime, të çështjeve të caktuara”, u shpreh Gentian Tërnava, ish-prokuror.

    Goditja ndaj Beqajt sapo kishte nisur. Pak muaj më vonë, ai u arrestua për abuzim me fondet e BE-së.Sipas dosjes, SASPAC ishte kthyer në një minierë faturash të rreme, shpenzimesh fiktive dhe klientelizmi të sofistikuar, një tjetër skemë që tregonte se korrupsioni nuk ndodhte në majë, por në të gjitha strukturat ku paratë e huaja hynin pa kontroll real.

    Ajo dosje, zbuloi një metodë të re operimi të SPAK. Teksa subjekti hetohej për një tjetër dosje, përgjimet çuan hetuesit tek një tjetër skemë korrupsioni që ishte në zhvillim e sipër, përvetësimi i fondeve të huaja./Inside Story

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026
    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

    26.10.2026

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.