Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Ndryshuan ligje dhe Samir Mane i peshoi në para, ja kur pritet të kalojë për gjykim dosja Meta-Kryemdhi

    Nga InfoNews03.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Apeli i Posaçëm ka shtyrë seancën e parashikuar për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë. Shkak u bë mungesa e disa palëve në proces, si edhe e gjyqtares së çështjes, e cila ndodhet me leje. Seanca e radhës është caktuar për datën 15 dhjetor.

    Ish-presidenti Meta, aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në burg”, kërkon zbutjen e masës, ndërsa SPAK këmbëngul se rreziku për prishje të provave dhe ndikim në dëshmitarë mbetet i lartë.


    SPAK përfundon hetimet dhe çon dosjen në gjykatë

    Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht përfundimin e hetimeve ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe disa bashkëpandehurve, duke i dërguar për gjykim në seancë paraprake. Përveç çiftit Meta-Kryemadhi, për gjykim janë dërguar edhe:

    • Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit

    • Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP

    • Ema Çoku, financuese e LSI-së

    Të gjithë të pandehurit i kanë mohuar akuzat, duke i konsideruar ato të motivuara politikisht.

    Samir Mane i korruptoi me florinjë dhe nuk i hyri gjemb në këmbë, ndërsa Meta-Kryemadhi mbeten dyerve të Gjykatës


    Akuzat ndaj Metës dhe Kryemadhit: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie

    Sipas SPAK, Ilir Meta akuzohet për:

    • Korrupsion pasiv në tre episode, dy prej të cilave në bashkëpunim

    • Pastrimin e produkteve të veprës penale, në bashkëpunim

    • Mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë

    Ndërsa Monika Kryemadhi akuzohet për:

    • Korrupsion pasiv në dy raste në bashkëpunim

    • Pastrimin e parave

    • Fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim të shpenzimeve

    Nga ana tjetër, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku akuzohen për pastrim parash, ndërsa Pirro Xhixho për korrupsion pasiv në bashkëpunim.


    Çështja CEZ-DIA dhe dyshimet për favorizim të Samir Manes

    SPAK e akuzon Ilir Metën për ndikim të paligjshëm në lidhje me çështjen CEZ-DIA, një marrëveshje interkoneksioni dhe për një ndërhyrje tjetër të dyshuar në ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Sipas SPAK, akuza të ngjashme për ndikim korruptiv rëndojnë edhe mbi Monika Kryemadhin.

    Mane ka mohuar se ka kërkuar favore apo ka pasur marrëdhënie biznesi me Metën dhe Kryemadhin, ndërsa çifti i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.


    Pavarësisht akuzave ndaj Metës, SPAK nuk ka marrë masa ndaj Samir Manes

    Megjithëse SPAK kërkon që Meta dhe Kryemadhi të gjykohen për një sërë episodësh ku, sipas dosjes, përfitime të dyshuara lidhen me biznesmenin Samir Mane, vetë Mane nuk është nën akuzë. SPAK sqaron se çështjet që lidhen me të janë parashkruar, duke e bërë të pamundur ndjekjen penale.

    Kjo ka krijuar diskutime të gjera publike, pasi, ndonëse Meta dhe Kryemadhi përballen me akuza të rënda dhe masa shtrënguese, Mane – i cili sipas SPAK ka qenë pjesë e marrëdhënieve të dyshuara – nuk po përballet me pasoja ligjore. Në opinionin publik komentohet se “Manes nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë”, ndërsa akuzat fokusohen kryesisht te pala politike.


    Hetimet që nisën prej vitit 2019

    Sipas SPAK, procedimi ndaj Metës dhe të pandehurve të tjerë ka nisur në vitin 2019, duke u zgjeruar me kallëzime të reja gjatë viteve pasuese. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një dosje të vetme.

    “Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës politike për favorizimin e bizneseve, marrjen e shpërblimeve të premtuara ose të dhëna, si dhe mosdeklarim të pasurive dhe shpenzimeve të konsiderueshme,” thuhet në njoftimin e SPAK.


    Meta në burg që prej tetorit të kaluar

    Që prej tetorit të vitit të kaluar, Ilir Meta ndodhet në burg, pasi gjykata pranoi kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Si Meta ashtu edhe të pandehurit e tjerë kanë deklaruar se çështja është e montuar politikisht dhe se do të provojnë pafajësinë e tyre në gjykatë.

    Apeli i Posaçëm CEZ-DIA fshehje pasurie Ilir Meta korrupsion masë sigurie Monika Kryemadhi Pastrim parash Pirro Xhixho. Samir Mane SPAK
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.