Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Si i pastroi paratë Shpëtim Aliu? Roli i kompanive “Aliu Road House”, “Lalzi Marina Seaside” dhe “Porto Lalzi Villas” në Hamallaj

    20.06.2026

    Arrestohet në USA shqiptari John Alite! Ish-anëtari i mafias Gambino

    20.06.2026

    E pa dëgjuar në Shqipëri! Si u kap Ilir Shtufi? I nisi agjentit të BKH vendndodhjen: Jam në Selanik…

    19.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Atentati në mes të ditës, siguria e aeroportit vihet në pikëpyetje!

    Nga InfoNews11.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Marta e 11 nëntorit shënoi fundin tragjik të një rruge të gjatë për Gilmando Danin, i njohur si një prej njerëzve më të afërt të grupit të Emiljano Shullazit. 47-vjeçari, vetëm një vit pas daljes nga burgu, u ekzekutua me breshëri automatiku në rrethrrotullimin pranë Aeroportit të Rinasit, menjëherë pas kthimit nga një udhëtim në Barcelonë.

    Vetëm 25 minuta pasi avioni i tij kishte prekur pistën e Rinasit, Dani u qëllua për vdekje, ndërsa shoku i tij, Muçi Shaljani aktualisht agjent i Mbikëqyrjes Policore dhe drejtues i automjetit mbeti i plagosur rëndë me disa plumba në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës, nën intubim.

    Sipas burimeve autorët kanë vepruar me një plan të qartë dhe të koordinuar. Ata e kanë pritur Danin para aeroportit me një automjet Toyota me targa greke dhe kanë ndjekur makinën Benz të bardhë ku ndodheshin viktimat. Në momentin që mjetet janë afruar pranë rrethit të Rinasit, autorët kanë hapur zjarr me breshëri në drejtim të pasagjerit, duke siguruar vdekjen e menjëhershme të Danit.

    Pas atentatit, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Halil, vetëm 14 kilometra larg vendngjarjes. Brenda mjetit të djegur janë gjetur tre kallashnikovë dhe një pistoletë, të cilat dyshohet se janë përdorur në ekzekutim.

    Cenimi i sigurisë në një nga zonat më të ruajtura të vendit

    Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha për nivelin e sigurisë në Aeroportin e Rinasit, një nga pikat më të ruajtura dhe të monitoruara të vendit, ku supozohet të ketë prani të përhershme të policisë dhe strukturave të sigurisë. Fakti që atentatorët kanë vepruar në mes të ditës, në një zonë me trafik të dendur dhe kamera sigurie, tregon për një dështim të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe reagimit policor.

    Rrethrrotullimi pranë aeroportit, që ndodhet vetëm pak metra nga hyrja kryesore e Rinasit, është konsideruar prej kohësh një pikë strategjike për sigurinë kombëtare. Megjithatë, kjo ngjarje tregon se edhe në zemër të një zone që duhet të ishte e “blinduar”, krimi i organizuar arrin të godasë me saktësi dhe guxim.
    Policia ka ngritur pika kontrolli në zonën e Fushë-Krujës dhe të Thumanës, ndërsa grupi hetimor po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e atentatit

    Atentati në mes të ditës siguria e aeroportit vihet në pikëpyetje!
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Si i pastroi paratë Shpëtim Aliu? Roli i kompanive “Aliu Road House”, “Lalzi Marina Seaside” dhe “Porto Lalzi Villas” në Hamallaj

    20.06.2026
    Aktualitet

    Arrestohet në USA shqiptari John Alite! Ish-anëtari i mafias Gambino

    20.06.2026
    Aktualitet

    E pa dëgjuar në Shqipëri! Si u kap Ilir Shtufi? I nisi agjentit të BKH vendndodhjen: Jam në Selanik…

    19.06.2026
    Aktualitet

    SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania e Vilave ‘Lura’ në Lalz

    19.06.2026
    Aktualitet

    Skema e pronave në Zvërnec? Dokumentet lidhin vendimet në favor të Artur Shehut me përfitimet e Alaudin Malajt

    19.06.2026
    Aktualitet

    Ardi Kollçaku, marrëveshje me “grupin e kokainës” për “Kullën e Tiranës”

    19.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Si i pastroi paratë Shpëtim Aliu? Roli i kompanive “Aliu Road House”, “Lalzi Marina Seaside” dhe “Porto Lalzi Villas” në Hamallaj

    20.06.2026

    Arrestohet në USA shqiptari John Alite! Ish-anëtari i mafias Gambino

    20.06.2026

    E pa dëgjuar në Shqipëri! Si u kap Ilir Shtufi? I nisi agjentit të BKH vendndodhjen: Jam në Selanik…

    19.06.2026

    SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania e Vilave ‘Lura’ në Lalz

    19.06.2026

    Skema e pronave në Zvërnec? Dokumentet lidhin vendimet në favor të Artur Shehut me përfitimet e Alaudin Malajt

    19.06.2026
    Më të lexuarat

    Plagosi dy persona! Pranga Ylli Muratit, vëllait të Fation Muratit

    Nga InfoNews17.06.20260

    DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Udhëkryqi”. I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës,…

    45-vjeçari që u gjet i vdekur në Mirditë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

    15.06.2026

    U kujtohet sherrin në Palasë? Kush janë vëllezërit Koçeku që drejtojnë trafikun e drogës

    12.06.2026

    Tiranë/ Efektivi i policisë i jep fund jetës me armën e shërbimit

    14.06.2026

    Gol në Austri! Goditen dy Call Center-a mashtrues pranë ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë

    16.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.