Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shqiptari Baki Goxhaj u arrestua nga Izraeli duke çuar ndihma në Gaza, flet gruaja: Nuk dimë asgjë

    18.05.2026

    Kuçovë/ Po e shoqëronin për në komisariat, 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos

    18.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Kjo është makina BMW e Zezë që përdorën vëllezërit Lika në plagosjen e policit në Shkozë

    18.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Arrestimi i Martin Mane djalit të Zamir Mane, sjell debat në Kuvend, Deputeti: Si plasi presioni

    By InfoNews14.02.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Arrestimi i Martin Mane djalit të Zamir Mane, sjell debat në Kuvend, Deputeti: Si plasi presioni
    Arrestimi i Martin Mane djalit të Zamir Mane, sjell debat në Kuvend, Deputeti: Si plasi presioni
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Arrestimi i Martin Mane djalit të Zamir Mane, sjell debat në Kuvend, Deputeti: Si plasi presioni

     

    Një debat i tensionuar u zhvillua në Kuvend mes deputetëve, në lidhje me protestën e opozitës të organizuar një ditë më parë dhe incidentet e raportuara gjatë saj. Përplasja kulmoi me akuza të drejtpërdrejta mes deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, dhe ish-ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

    Muçi deklaroi se klasa aktuale politike përballet me një nivel të lartë pakënaqësie publike, duke theksuar se politikanët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për klimën e tensionuar shoqërore. Sipas tij, urrejtja e qytetarëve ndaj elitës politike është në rritje, referencë që shkaktoi reagime të menjëhershme në sallë.

    Fill pas tij, Hoxha dënoi deklaratat e Muçit, duke i cilësuar ato si të papranueshme për një deputet. Ai theksoi se hedhja e molotovëve përbën vepër penale dhe se asnjë përfaqësues i popullit nuk mund të nxisë apo të relativizojë veprime kriminale.

    Debati mori një tjetër dimension kur Muçi riktheu në vëmendje rastin e efektivit të Policisë Rrugore, Azbi Spahiu, i cili disa muaj më parë u hodh nga kati i shtatë i një pallati, pas pretendimeve për presion institucional.

    Sipas Muçit, ish-ministri nuk kishte reaguar në kohë për të mbrojtur efektivin, i cili ishte përfshirë në arrestimin e Martin Mane, djalit të biznesmenit Samir Mane, pas një aksidenti rrugor në gjendje të dehur.

    Martin Mane shkaktoi aksident pasi ishte i dehur në timon, sipas policisë

    Ngjarja që ndezi debatin ndodhi në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë Parlamentit, ku 28-vjeçari përplasi dy automjete të parkuara dhe u largua nga vendi i aksidentit. Ai u ndalua disa metra më tej nga Policia Rrugore. Sipas njoftimit zyrtar, i riu kundërshtoi kryerjen e testit të alkoolit, por testi rezultoi pozitiv.

    Pak orë pas kësaj ngjarjeje, efektivi Azbi Spahiu, 57 vjeç, u raportua se u hodh nga kati i shtatë i pallati dhe u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

    Sipas saj, para ngjarjes, efektivi i kishte dërguar mesazhe të birit ku shprehej se po i shkatërrohej karriera.

    Rasti ngriti pikëpyetje të mëdha mbi presionin institucional ndaj punonjësve të policisë dhe trajtimin e rasteve që përfshijnë persona me ndikim siç është biznesmeni Samir Mane.

    Ndërkohë, djali i biznesmenit u transferua në spital pas arrestimit duke pretenduar gjendje jo të mirë shëndetësore dhe të nesërmen u lirua nga prokurori, i cili e konsideroi arrestimin të paligjshëm.

    Institucionet përkatëse nuk dhanë sqarime të detajuara mbi procedurat e ndjekura, çka shtoi debatet publike.

     

    aksident rrugor Arrestimi i Martin Mane Arrestimi i Martin Mane djalit të Zamir Mane Azbi Spahiu debat politik Deputeti: Si plasi presioni drejtim mjeti në gjendje të dehur Ervin Hoxha hedhje molotovi Kuvendi Policia Rrugore presion institucional prokuroria protestë opozite Redi Muçi rruga Xhorxh Bush Samir Mane sjell debat në Kuvend spitali i Traumës Tirane
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Shqiptari Baki Goxhaj u arrestua nga Izraeli duke çuar ndihma në Gaza, flet gruaja: Nuk dimë asgjë

    18.05.2026
    Aktualitet

    Kuçovë/ Po e shoqëronin për në komisariat, 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos

    18.05.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Kjo është makina BMW e Zezë që përdorën vëllezërit Lika në plagosjen e policit në Shkozë

    18.05.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Kush e plagosi policin në Shkozë, konflikti mes çunave të llotove ilegale

    18.05.2026
    Aktualitet

    Kallash dhe pistoletë, efektivi nxorri armën! Lotot marrin në qafë të rinjtë në Shkozë

    18.05.2026
    Aktualitet

    Borxh për lloto dhe polici i plagosur, kush janë dy vëllezërit Lika

    18.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Shqiptari Baki Goxhaj u arrestua nga Izraeli duke çuar ndihma në Gaza, flet gruaja: Nuk dimë asgjë

    18.05.2026

    Kuçovë/ Po e shoqëronin për në komisariat, 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe e plagos

    18.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Kjo është makina BMW e Zezë që përdorën vëllezërit Lika në plagosjen e policit në Shkozë

    18.05.2026

    EMRAT/ Kush e plagosi policin në Shkozë, konflikti mes çunave të llotove ilegale

    18.05.2026

    Kallash dhe pistoletë, efektivi nxorri armën! Lotot marrin në qafë të rinjtë në Shkozë

    18.05.2026
    Më të lexuarat

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    By InfoNews13.05.20260

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në…

    EKSKLUZIVE/ Alarm te Raiffeisen Bank Albania, plasin SMS mashtruese! Siguri prej kartoni?

    12.05.2026

    Kallash dhe pistoletë, efektivi nxorri armën! Lotot marrin në qafë të rinjtë në Shkozë

    18.05.2026

    Telashe me kredinë, Influencerja akuza të forta ndaj NOA: Është zhdukur, po kërkoj ta gjejë

    15.05.2026

    Çfarë ndodhi me Dur Bamin, bëhet bashkë në një vend me Lul Berishën

    13.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.