Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    “U dogja e rashë pa ndjenja”, rrëfehet “Komisari i flakëve” Agim Troci, rrezikoi jetën që të shpëtonte banorët në Delvinë

    Nga InfoNews28.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ky është komisari Agim Troci, prej 3 ditësh ndodhet në një shtrat spitali me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në trup pasi mbeti i bllokuar mes flakëve në fshatin Kopaçëz të Delvinës teksa po evakuonte banorët.

    Në temperatura përvëluese teksa flakët shkrumbonin gjithçka u dilte para, komisari bashkë me vartësit e tij dhe ekipin e zjarrfikësve iu përgjigj thirrjes për ndihmë.

    “Na thanë zjarrfikëset që banorët nuk pranojnë të evakuohen. Mes tyre ishte dhe një fëmijë 10 vjeç. Morëm në krahë dhe një grua të moshuar. Pastaj një çift të moshuarish që nuk pranonin”, u shpreh Agim Troci, shef i komisariatit Delvinë .

    Minutat e harxhuara duke bindur banorët se jeta e tyre ishte më e shtrenjtë se prona dhe kontrollet për të evakuuar banorë në banesat e mbetura bënë që flakët të zinin në kurth Shefin e komisariatit të Delvinës.

    “Gjeta një kovë të vogël me ujë laga bluzën thashë të mos asfiksohem. U çoj lokacionin kolegëve. Telefonat mu bllokuan nga nxehtësia. U ula u mendova. Ishte moment i vështirë mendova fëmijët dhe familjen. Kam vrapuar 100 metra për të gjetur zjarrfikësen ku e lashë, por nuk e gjeta. Kishte shumë tym dhe blozë, kam rënë pa ndjenja”, tha Troci.

    Për fat të mirë komisari u pa nga zjarrfikëset teksa doli mes tymit dhe flakëve dhe u transportua fillimisht në spitalin e Delvinës pastaj në spitalin e Sarandës dhe më pas me helikopter drejt QSUT-së ku mori një trajtim më të specializuar.

    Pret 15 vitesh si pjese e uniformave blu, Agimi ishte mësuar t’u shërbente njerëzve ndërsa tani atij i shërbejnë dhe i shprehin mirënjohje të njohur dhe të panjohur duke e quajtur aktin e tij heroik, ndërsa ai vetë e sheh si diçka më se të zakonshme dhe mezi pret të kthehet në punë.

    “Kam më shumë se 2500 mesazhe në telefon. Jam ndjerë mirë. Vizita nga e gjithë Shqipëria. Por sinqerisht nuk kam bërë asgjë për të marrë këtë protagonizëm. Njerëzit duhet të veprojnë me zemër. Zemra nuk të lë të gabosh asnjëherë. Unë mezi pres të kthehem në punë”, përfundoi Troci.

    Në një kohë kur në lajme shpesh shfaqen punonjës policie në anën e kundër të ligjit apo që nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre, historia e Komisar Agim Trocit frymëzon.

    Ai veproi përtej uniformës, ligjit dhe rregullave për të shpëtuar jetë njerëzish duke rrezikuar të tijën./Top Channel

    Agim Troci
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    SHBA mban në listën e zezë shqiptarët, mes tyre Aqif Rakipi

    10.07.2026
    Uncategorized

    LetzGo, aplikacioni që do të çmendë Shqipërinë, regjistrohu tani për të marrë taksinë tënde më lirë

    10.07.2026
    Uncategorized

    Koray Zeytinoglu, njeriu i punëve të pista të Hasmetit të Kurum, vjedhje dhe pastrim parash

    08.07.2026
    Uncategorized

    “Hi, I’m Adela…”/ Kush është ‘madrina’ e re e tregut të Call Centerave në Tiranë

    02.07.2026
    Uncategorized

    Nga “qindarkat” tek fshatrat turistikë, si “oligarku” i call center-ave Ermal Peti mori leje për ndërtim komplekse vilash

    29.06.2026
    Uncategorized

    Helmimi i 60 studentëve të policisë/ “Sori-Al”: Fajin e kanë studentët

    25.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    E zbuloi policia! Bruna Mersini, a kishte dijeni për ndërtimin pa leje në Karaburun?

    12.08.2026

    Ndërtuan pa leje në Karaburun, pranga Skerdi Dinaj! Në kërkim Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Po i vjen fundi? Kryebashkiakët braktisin Edi Ramën

    12.08.2026

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.