Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Kush është i dhunuari tek Delijorgji Laert Kasaj? Fitoi 1.5 mln euro për byzylykët e të burgosurve që nuk funksionuan asnjëherë

    Kush është i dhunuari tek Delijorgji Laert Kasaj? Fitoi 1.5 mln euro për byzylykët e të burgosurve që nuk funksionuan asnjëherë

    Aktualitet Nga InfoNews23.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në ambientet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë, ku është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj.

    Sipas burimeve, Kasaj është sulmuar nga disa persona që dyshohet se janë pronarët e barit “Stockholm”, një lokal që ndodhet përballë kompleksit. Konflikti mes tyre ka degraduar në përleshje fizike, ku janë përdorur grushte dhe dhunë e konsiderueshme ndaj viktimës.

    Reklamë

    Policia ka identifikuar dy nga autorët e dyshuar, Ferhat Kaja dhe vëllai i tij, të cilët janë shpallur në kërkim. Burime hetimore bëjnë me dije se një nga agresorët i është drejtuar viktimës me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”, çka hedh dyshime se motivi i sulmit lidhet me një kallëzim të mëparshëm që Kasaj kishte bërë ndaj tyre.

    Uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

    ⸻

    Kush është i dhunuari, Laert Kasaj?

    Laert Kasaj nuk është emër i panjohur për publikun dhe institucionet. Në shkurt të vitit 2017, kompania e tij Ratech ishte pjesë e një bashkimi kompanish që fituan një tender të Ministrisë së Drejtësisë me objekt: “Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale”.

    Tenderi, me vlerë 150 milionë lekë (rreth 1.5 milionë euro), parashikonte furnizimin me 300 byzylykë elektronikë për mbikqyrjen e të dënuarve me shërbim prove dhe mirëmbajtjen e sistemit për 4 vite. Përveç Ratech, pjesë e bashkimit ishin edhe Fastech e zotëruar nga Andis Papa dhe Soft & Solution e biznesmenit Ermal Beqiri.

    Por pas dorëzimit të byzylykëve, shumë prej tyre rezultuan me probleme teknike dhe të papërdorshëm. Kjo situatë detyroi Shërbimin e Provës t’i kërkonte Policisë së Shtetit të merrte në mbikëqyrje të dënuarit, pasi pajisjet elektronike nuk funksiononin.

    Si pasojë e kësaj situate, ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi kallëzoi penalisht në prokurori sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juljana Hoxha, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO). Deri në atë moment, Ministria e Drejtësisë kishte paguar rreth 75 milionë lekë, ose gjysmën e shumës totale të kontratës.

    Ngjarja e fundit rikthen në vëmendje figurën e Laert Kasajt, këtë herë jo si biznesmen i përfshirë në tendera publikë, por si viktimë e një sulmi të dhunshëm që mund të ketë rrënjë në përplasje më të hershme dhe më komplekse.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026
    Aktualitet

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vila historike në Budapest: Si përfundoi në pronësi të dy fondeve private të lidhura me Oligarkun e ONE Albania dhe 4iG

    23.10.2026

    Kush s’paguan administratorin i bllokohet prona krahas gjobave

    23.10.2026

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.