Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nuk paguan tarifat, Pelikani Mondialpol përfundon në gjyq! E denoncoi AKEP

    16.03.2026

    Popullsia ulet, bankat shtohen! Ziraat Bank e Truqisë hapet në Bllok, hijet e skandaleve…

    16.03.2026

    Kam 40 apartamente…Si pastrohen paratë e krimit në ndërtim, roli i biznesmenit Ardjan Malasi

    16.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Editorial

    Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

    Nga InfoNews05.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    NgaGjergj Erebara

    Si për periudhë vere, e njohur për thatësirë lajmesh, nuk kishte se si të ecte më mirë për dy politikanë që pëlqejnë politikat identitare përkundrejt atyre të arsyetimit, një lojë me kungulleshka mbështetur në statistika të diskutuara jashtë konteksti.

    Nigel Farage, ish-gazetar dhe politikan populist britanik, përdori praninë e mbi 1 mijë të burgosurve shqiptarë në burgjet angleze për të forcuar argumentin e tij kundër emigrantëve dhe “të huajve” në përgjithësi, duke vënë në dukje se këta të 1 mijë, në krahasim me rreth 50 mijë shqiptarët që jetojnë me leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar, përbëjnë 1 në çdo 50 vetë.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, me kredencialet e tij demokratike të dëmtuara rëndë nga raporti i fundit i vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet parlamentare, gjeti rastin të harrojë për një çast këto telashe për të shpallur veten mbrojtës të dinjitetit të kombit, duke vënë në dukje se, në Mbretërinë e Bashkuar, popullsia shqiptare është sipas gjasave më e madhe se sa 50 mijë. Rama në një rast argumentoi se shqiptarët atje duhet të jenë rreth 140 mijë, ndërsa në një rast tjetër, argumentoi se duhet të jenë rreth 300 mijë. Kjo do të thotë që, nuk është e vërtetë që 1 në 50 shqiptarë është në burg, ndoshta nuk janë as një në 100 apo një në 300.

    Loja me kungulleshka nga ana e Farage injoron kontekstin. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 65 milionë banorë dhe nga këta, nëse marrim shifrën e Farage, të 50 mijë shqiptarët përbëjnë më pak se 0.08% të popullsisë ndërsa nëse marrim shifrën e Ramës, 300 mijë, përbëjnë 0.46% të popullsisë. Nëse numri i të burgosurve shqiptarë atje është 1 në 50 apo 1 në 300, kjo në të dyja rastet nuk ka shumë rëndësi për shkak se popullsia e përgjithshme e shqiptarëve atje është e papërfillshme. Edhe nëse kriminaliteti shqiptar në Angli zhduket me magji brenda ditës, gjendja e përgjithshme e kriminalitetit në Mbretërinë e Bashkuar vështirë se do të ndryshojë shumë.

    Shifrat e publikuara nga parlamenti britanik tregojnë se aktualisht ka rreth 100 mijë të burgosur në këtë vend dhe kjo do të thotë se, rreth 0.15% ose 15 për mijë e popullsisë është në burg. Këto shifra tregojnë se, pavarësisht nëse marrim të mirëqenë deklaratën e Farage se shqiptarët janë 50 mijë, apo atë të Ramës që thotë se janë 300 mijë, të 1 mijë të burgosurit shqiptarë atje përbëjnë respektivisht 2 për qind ose 0.33 për qind të popullsisë shqiptare. Kjo do të thotë se, niveli i kriminalitetit mes popullsisë shqiptare në atë vend është së paku dy herë më i lartë se sa mes popullsisë së përgjithshme, sipas shifrës së Ramës dhe afërsisht 13 herë më i lartë nëse marrin të mirëqenë shifrën e Farage.

    Por nëse shohim se aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar ka 15.4 të burgosur për mijë banorë, dhe heqim prej këtyre të 1 mijë shqiptarët, atëherë raporti të burgosur për mijë banorë zbret vetëm në 15.2. Me pak fjalë, shumica e problemit britanik me krimin janë vendësit, jo emigrantët.

    Fakti është që krimi shqiptar në Angli është një problem ku e ku më i madh për Shqipërinë se sa për Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë është e dokumentuar në mënyrë të shumëfishtë se Shqipëria është bërë bazë për strukturat kriminale dhe venddepozitimi për milionat e fituara nga trafiku i drogës anekënd botës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Por Mbretëria e Bashkuar, së paku nga të dhënat anektodale dhe jo statistikore, duket se është vendi ku trafikantët bëjnë para të konsiderueshme dhe shpejt, me shprehje të tilla si shtëpitë e barit dhe çunat e Londrës që kanë hyrë në të folurën e përditshme të shqiptarëve. Disa këngë turbofolk u këndohen këtyre çunave, ndërsa deputeti socialist Damian Gjiknuri i përshkroi në një rast çunat e Londrës si njerëz që “kanë marrë risqet e tyre” dhe që “paragjykohen”.

    Ndoshta një nga rastet më të hershme të përdorimit të termit çunat e Londrës apo çunat e Anglisë në mënyrë metaforike, për të përshkruar njeriun që ka bërë shumë para të pista dhe është në kërkim të mundësive për t’i hedhur diku këto para në formën e pronave të patundshme, duhet të gjendet te një dosje e prokurorisë të njohur si dosja e shtatë bandave. Në një nga episodet e panumërta të saj, Durim Bami, një eksponent krimi aktualisht në Dubai, merr një mesazh nga një person i paidentifikuar. Personi i paidentifikuar i thotë se disponon një pronë prej mbi 200 metra katrorësh në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë dhe kërkon ta shesë për 4 mijë euro për metër katrorë. Ai i kërkon Bamit të gjejë “ndonjë nga çunat e Anglisë” si blerës potencial. Bami e gjen në vend, pasi gjykon se oferta është e leverdisshme. Sipas bursës së Bamit, në Komunën e Parisit pronat për tregti shiten me 7 mijë euro për metër katror. Shkëmbimi sugjeron se transaksioni është kryer, se dikush ka blerë 200 metra katrorë lokal me çmim total mbi 800 mijë euro. Prokuroria thotë në dosje se nuk ka qenë në gjendje të identifikojë lokalin dhe personat e përfshirë në transaksion. Ajo që vihet re është shuma e stërmadhe e parave të hedhura në një aktivitet të tillë, një investim jo shumë i arsyeshëm, nëse merr parasysh se në Tiranë, një kafe vijon të shitet për vetëm 80 lekë dhe të 800 mijë eurot vështirë se do të rekuperohen ndonjëherë.

    Në fakt, një operacion i tillë nuk mundet të klasifikohet as si pastrim parash për shkak se pastrimi i parave normalisht duhet të bëhet fshehurazi, ndërsa pronësia e një lokali të tillë është tepër e dukshme për të kryer këtë funksion.

    Paratë e pista të fituara në tregtinë e drogës, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, nuk është se thjesht ndihmojnë trafikantët të bëjnë jetë luksi, si ajo që shfaqet në videoklipet e këngëve për çunat e Londrës. Këto para korruptojnë policinë, ndikojnë zgjedhjet dhe e bëjnë vendin, në instancë finale, të pabanueshëm. Fshehja pas detajeve, nëse norma e kriminalizimit të shqiptarëve në Angli, është një në pesëdhjetë, siç thotë Farage, apo një në 300, siç thotë Rama, nuk e zgjidh problemin e stërmadh që Shqipëria ka me krimin.

    Anglia Britania e Madhe Edi Rama Nigel Farage
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Dreka e gabuar! Pse e shkarkoi Rama-Spiropalin

    13.03.2026
    Aktualitet

    Shpallet fituesi! Tre kulla, 105 kate, te jetimorja Zyber Hallulli

    29.01.2026
    Aktualitet

    Gati “fshesa”/ Kush janë drejtorët që do largojë Rama

    27.01.2026
    Aktualitet

    I përfolur në skandale, shkarkohet Genti Gazheli i Doganave

    27.01.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Grupet kriminale…me kë e ka Amerika?

    19.01.2026
    Aktualitet

    Skandali brenda demoktarëve: 750 mijë dollarë u paguan nga llogaritë e PD

    16.01.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nuk paguan tarifat, Pelikani Mondialpol përfundon në gjyq! E denoncoi AKEP

    16.03.2026

    Popullsia ulet, bankat shtohen! Ziraat Bank e Truqisë hapet në Bllok, hijet e skandaleve…

    16.03.2026

    Kam 40 apartamente…Si pastrohen paratë e krimit në ndërtim, roli i biznesmenit Ardjan Malasi

    16.03.2026

    Call Center Facile.it hidhet në gjyq!

    16.03.2026

    Tritol kundërshtarit! Si u porosit sulmi nga Sabah Nuzi brenda burgut

    16.03.2026
    Më të lexuarat

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me sahat! Skandalet nga SHBA në Gjermani

    Nga InfoNews12.03.20260

    Kush fshihet pas JET BANK? BSH e licensoi, por bankat digjitale si një minë me…

    Kunati Gentian Likaj i zë vendin Ermal Beqirit te tenderat e AKSHI

    14.03.2026

    Pajtoni Center pastrim parash? Si e zbuloi SPAK apartamentin e trafikantit, Armando Pajtoni thirret për gjyq

    16.03.2026

    Skandali tek One Albania, kërkon të blejë heshtjen me 50 minuta…asnjë shpjegim për ndërprejen e sinjalit

    12.03.2026

    Skandal te KMY! Bllokohen 738 kg produkte të dëmshme

    11.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.