Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Besa e KM! Rama shpall paketën e malave-Mitsotakis shpall paketën e ndihmës: 400 euro shtesë për pensionistët

    Besa e KM! Rama shpall paketën e malave-Mitsotakis shpall paketën e ndihmës: 400 euro shtesë për pensionistët

    Aktualitet Nga InfoNews06.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Besa e KM! Rama shpall paketën e malave-Mitsotakis shpall paketën e ndihmës: 400 euro shtesë për pensionistët
    Besa e KM! Rama shpall paketën e malave-Mitsotakis shpall paketën e ndihmës: 400 euro shtesë për pensionistët
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Besa e KM! Rama shpall paketën e malave-Mitsotakis shpall paketën e ndihmës: 400 euro shtesë për pensionistët

    Greqia prezanton paketën e re ekonomike: Masa për fermerët, familjet, pensionistët dhe punonjësit
    GREQI – Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike dhe sociale, e cila synon rritjen e të ardhurave dhe uljen e barrës fiskale për qytetarët. Paketa u prezantua nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalimit në Qendrën e Konferencave “Vellidio”, në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut.

    Mitsotakis e cilësoi paketën si një udhërrëfyes për vitin 2027, duke njoftuar masa që prekin fermerët, pensionistët, familjet, administratën publike dhe punonjësit e sektorit privat.

    Reklamë

    Masa të reja për fermerët dhe blegtorët
    Një prej kategorive që përfitojnë nga paketa e re janë fermerët. Kryeministri grek njoftoi rritjen e pragut të patatueshëm në 20 mijë euro, një masë që sipas tij do të prekë rreth 50 mijë prodhues.

    Për blegtorët, qeveria greke synon të sigurojë fonde shtesë nga Bashkimi Europian. Mitsotakis deklaroi gjithashtu se tufat e humbura do të rikthehen së shpejti.

    Rritje e ndihmës për pensionistët
    Pensionistët do të përfitojnë nga një rritje e ndihmës vjetore të nëntorit. Shuma do të kalojë nga 300 në 400 euro për personat mbi 65 vjeç.

    Ndërkohë, në administratën publike parashikohet një bonus prej 500 eurosh për rreth 720 mijë punonjës, duke nisur nga viti 2027. Sipas Mitsotakis, kjo do të jetë një masë e përhershme dhe do të merret parasysh edhe në llogaritjen e pensionit.

    Mbështetje për familjet dhe fëmijët
    Në paketë janë përfshirë edhe masa të reja për familjet. Prindërit do të kenë mundësi të hapin një llogari kursimi për fëmijët gjatë dy viteve të para pas lindjes.

    Shteti do të kontribuojë me të njëjtën shumë që depozitojnë prindërit, deri në një maksimum prej 1,200 eurosh në vit.

    Gjithashtu, kryeministri grek njoftoi zero taksë mbi të ardhurat deri në 20 mijë euro për familjet me tre fëmijë.

    Paga minimale drejt 950 eurove
    Për punonjësit e sektorit privat parashikohet një ulje e mëtejshme e kontributeve të sigurimeve.

    Sipas planit të qeverisë, paga minimale në Greqi pritet të arrijë në 950 euro në vitin 2027, ndërsa objektivi është që në janar 2028 të shkojë në 1,000 euro.

    Synohet ulje e çmimit të energjisë
    Një tjetër objektiv i qeverisë greke lidhet me çmimin e energjisë elektrike. Mitsotakis deklaroi se synohet një ulje prej 30% gjatë tre viteve të ardhshme.

    Në paketën e re janë përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara, për të cilët u njoftua indeksimi i përfitimeve sociale.

    Paketa e masave pritet të zbatohet gradualisht dhe të përbëjë një nga shtyllat kryesore të politikës ekonomike të qeverisë greke për periudhën 2027-2028.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.