Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Çmenduri apo BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

    Çmenduri apo BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

    Çmenduri apo BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
    Aktualitet Nga InfoNews07.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Çmenduri apo BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
    Çmenduri apo BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Çmenduri apo BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar në emisionin “Çim Peka Live” një audiopërgjim, ku pretendon se dëgjohet biznesmeni izraelito-shqiptar Ron Yeffet duke biseduar me dy persona, njëri ukrainishtfolës dhe tjetri rusishtfolës.

    Në një prej momenteve të regjistrimit, personi që Ahmetaj identifikon si Yeffet dëgjohet duke deklaruar: “Qeveria shqiptare më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija”.

    Reklamë

    Sipas Ahmetajt, biseda lidhet fillimisht me përpjekjet për të marrë nën kontroll gazin e Delvinës, përmes një skeme të ngjashme me atë të kompanisë shtetërore të industrisë ushtarake KAYO.

    Ai pretendon se modeli funksionon përmes krijimit të kompanive të përbashkëta, ku privati zotëron 80% të aksioneve dhe shteti vetëm 20%, ndërsa paratë publike dhe kontratat kalojnë pa tender te kompanitë private.

    Por akuzat shtrihen edhe te industria ushtarake. Sipas Ahmetajt, në bisedat e përgjuara flitet për trafik armësh, me materiale që do të silleshin nga Afrika në Shqipëri për t’u paketuar dhe më pas për t’u rieksportuar.

    Ahmetaj e lidhi këtë skemë me kompaninë “Timak Defence”, partneritet mes privatit dhe KAYO-s, duke pretenduar se janë dhënë miliarda lekë paradhënie nga buxheti pa investim real nga kapitali privat.

    Në bisedë, sipas tij, pala e huaj ngre shqetësimin se operacionet nuk mund të kryhen pa tenderë për shkak të mbikëqyrjes së NATO-s, ndërsa Yeffet këmbëngul për procedura pa garë në Shqipëri.

    Ish-zëvendëskryeministri përmendi edhe rastin e tre raketave antitank “Akeron” të gjetura në një furgon në portin e Barit. Automjeti kishte mbërritur me traget nga Patra, ndërsa Ahmetaj u bëri thirrje gazetarëve të hetojnë nëse rasti mund të ketë lidhje me Shqipërinë.

    “Jemi duke folur për trafik armësh, ku një palë flet për tendera. Shikojeni rastin ku në Itali është kapur një furgon me raketa lufte, sepse mund të zbuloni gjëra shumë interesante”, deklaroi Ahmetaj.

    Akuzat e ngritura prej tij për trafikun e armëve, përfshirjen e qeverisë dhe rolin e Ron Yeffet mbeten pretendime të pakonfirmuara nga institucionet hetimore. Deri tani nuk ka një reagim publik nga qeveria apo nga vetë Yeffet për audiopërgjimin.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.