Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

    08.09.2026

    Tragjedi në Tropojë, bien në korrent dy punonjësit e bashkisë

    08.09.2026

    Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

    08.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Luan Muça thyen heshtjen: Si manipuloi Vasil Bedinaj takimin tonë

    Luan Muça thyen heshtjen: Si manipuloi Vasil Bedinaj takimin tonë
    Nga InfoNews06.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Luan Muça thyen heshtjen: Si manipuloi Vasil Bedinaj takimin tonë
    Luan Muça thyen heshtjen: Si manipuloi Vasil Bedinaj takimin tonë
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Luan Muça thyen heshtjen: Si manipuloi Vasil Bedinaj takimin tonë

    VLORË – Luan Muça, pronari i “Delta Group”, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me përplasjen e armatosur me biznesmenin Vasil Bedinaj në ambientet e resortit “Regina Palm” në Radhimë.

    Në një deklaratë të gjatë drejtuar mediave, Muça jep versionin e tij për konfliktin dhe mohon kategorikisht që t’i ketë vendosur gjobë Bedinajt. Sipas tij, përplasja ka në themel një konflikt pronësie në Palasë, ku pretendon se ka investuar prej vitit 2019.

    Reklamë

    Konfliti për tokën në Palasë, si i dhanë AZHT e KKT leje Vasil Bedinajt mbi pronën me dy AMTP të Luan Muçës

    Muça deklaron se gjatë këtyre viteve ka blerë nga pronarë vendas rreth 97 mijë metra katrorë tokë, duke pretenduar se në një pjesë të rasteve është detyruar ta blejë të njëjtën sipërfaqe më shumë se një herë.

    Sipas tij, në korrik 2021 ka marrë statusin e investitorit strategjik, mbi bazën e një projekti të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA – Emre Arolat Architecture.

    Një vit më vonë, Muça thotë se ka aplikuar për fazën e parë të ndërtimit të një hoteli me brand ndërkombëtar, me pesë yje, në një sipërfaqe prej rreth 26 mijë metrash katrorë.

    Në vitin 2024, sipas tij, leja është zbardhur dhe kanë nisur punimet. Po atë vit, ai thotë se ka aplikuar edhe për fazën e dytë të projektit.

    Lirohet nga qelia Luan Muça i Delta Group! Vasil Bedinajt i dalin huq deklaratat për gjobvënie?

    “E mësova nga rrjetet sociale se ishte dhënë një tjetër leje”

    Sipas versionit të Muçës, konflikti nisi pasi ai mësoi rastësisht nga rrjetet sociale se mbi tokën që pretendon se kishte blerë dhe ku kishte marrë statusin e investitorit strategjik, ishte dhënë një tjetër leje zhvillimi.

    Ai pretendon se projekti tjetër po promovohej publikisht dhe se në treg po ofroheshin për shitje apartamente, vila dhe njësi të tjera.

    Muça thotë se iu drejtua Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) për të kërkuar informacion lidhur me dokumentacionin. Sipas tij, nga institucioni është informuar se dokumentet e të dyja palëve do të verifikoheshin dhe se deri në përfundimin e verifikimeve nuk do të bëhej zbardhja e lejes së ndërtimit.

    Sipas deklaratës së tij, rreth një orë më pas ai është telefonuar nga Vasil Bedinaj.

    Muça pretendon se Bedinaj i kërkoi të mos i ekspozonte në AZHT pretendimet e tij mbi pronën dhe më pas e ftoi për një takim në Orikum, në ambientet e hotelit të tij.

    “Bedinaj ishte i shoqëruar nga persona të armatosur”

    Muça thotë se e kishte njohur më herët Bedinajn, pasi ky i fundit ishte paraqitur në kantierin e tij në Palasë për të diskutuar rreth disa pretendimeve mbi kufirin e pronës.

    Sipas tij, edhe në atë rast Bedinaj nuk kishte qenë vetëm, por ishte shoqëruar nga persona të armatosur.

    Për takimin e fundit në Orikum, Muça deklaron se shkoi i shoqëruar nga familjarët e tij.

    Sipas versionit të tij, takimi fillimisht nisi në tavolinë, por situata u tensionua pasi ai filloi të shpjegonte pretendimet e tij për pronën.

    Muça pretendon se Bedinaj e ka ofenduar dhe më pas ka thirrur persona të armatosur që, sipas tij, ndodheshin në pjesë të ndryshme të ambienteve.

    “Në këtë moment, situata ka degraduar dhe unë kam kuptuar se z. Bedinaj nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës”, shkruan Muça.

    Ai thotë se për këtë arsye është ngritur dhe është larguar nga ambientet.

    “Qëlluan me armë ndaj nesh”

    Pika më e fortë e deklaratës së Muçës lidhet me momentin e largimit nga resorti.

    Sipas tij, sapo është larguar nga ambientet e biznesit të Bedinajt, personat që ky i fundit kishte thirrur kanë qëlluar me armë në drejtim të grupit të tij.

    Muça i kërkon Policisë së Shtetit të identifikojë personat që, sipas tij, kanë qëlluar me armë dhe të zbardhë rolin e tyre në konflikt.

    Ai ngre gjithashtu akuza për mënyrën se si është pasqyruar ngjarja në media, duke pretenduar se janë publikuar vetëm pamje nga kënde të caktuara dhe se është përhapur versioni se ai i kishte vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh Bedinajt.

    Muça e mohon këtë akuzë dhe e cilëson si një përpjekje për të manipuluar opinionin publik.

    “Më mbajtën 72 orë me akuzën e gjobëvënies”

    Në deklaratën e tij, biznesmeni kritikon edhe mënyrën se si Policia e Shtetit ka vepruar pas konfliktit.

    Ai pretendon se është mbajtur i ndaluar për 72 orë, me akuzën e gjobëvënies ndaj Vasil Bedinajt.

    Muça shprehet se është i gatshëm t’u vërë në dispozicion mediave dhe opinionit publik dokumentet që lidhen me investimin dhe pronën në Palasë.

    Në fund të deklaratës, ai rendit edhe aktivitetin e kompanive të tij në vende të ndryshme të botës dhe thotë se historia e gjobëvënies është një “fantazi dashakeqe”.

    Deklaratat e Luan Muçës përbëjnë versionin e tij mbi ngjarjen dhe pretendimet e ngritura prej tij mbeten për t’u verifikuar nga organet ligjzbatuese. Hetimet për përplasjen e armatosur në Radhimë vijojnë, ndërsa në qendër të tyre mbeten edhe konfliktet e pretenduara të pronësisë që paraprinë ngjarjen.

    REAGIMI I PLOTË I MUÇËS

    Pershendetje,

    Ne lidhje me ngjarjen e fundit ku kam qene i perfshire dua te jap kete deklarate per mediat.

    Kam heshtur deri tani, sepse në pozitën ku kam qenë e kam pasur të pamundur të flas dhe mendoj se publiku ka të drejtën ta dëgjojë të vërtetën drejtpërdrejt nga unë.

    Që prej vitit 2019, kam vendosur të ndërmarr një investim në zonën e Palasës. Gjatë kësaj kohe, kam blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Jam detyruar që, gjatë kësaj periudhe, pjesën më të madhe të tokës ta blej edhe nga dy herë.

    Më datë 15.07.2021, kam aplikuar dhe kam marrë statusin e investitorit strategjik, mbështetur mbi një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA (Emre Arolat Architecture).

    Në vitin 2022, mbi një pjesë të kësaj sipërfaqeje (26.000 m²), kam aplikuar për lejen e fazës së parë të ndërtimit të një hoteli me brand ndërkombëtar, me 5 yje.

    Në vitin 2024, kam zbardhur lejen dhe kam filluar punimet për ndërtimin e këtij hoteli me brand ndërkombëtar.

    Po në vitin 2024, kam bërë aplikim për fazën e dytë të këtij projekti.

    Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit, sipas masterplanit të EEA Studio. Madje, po reklamohej për shitjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme.

    Pas kësaj, i jam drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Pas komunikimit që pata, më njoftuan se do të verifikoheshin të gjitha dokumentet e palëve dhe se, deri në momentin e përfundimit të verifikimit të dokumenteve, nuk do të kishte zbardhje të lejes së ndërtimit.

    Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time. Gjatë kësaj telefonate, u vendos që të takoheshim në Orikum, te hoteli i z. Bedinaj, për të diskutuar rreth kësaj situate. (Z. Bedinaj e kam njohur rreth një vit më parë, pasi ishte paraqitur në kantierin ku unë po ndërtoj në Palasë, duke kërkuar takim me mua në lidhje me disa pretendime që kishte për kufirin e pronës. Kur shkova atje, z. Bedinaj nuk ishte vetëm, por ishte i shoqëruar nga një numër i madh njerëzish të armatosur.)

    Kështu, i shoqëruar nga familjarë të mi, kam shkuar, me ftesën e tij, në ambientet e biznesit të tij.

    Pasi jemi takuar në Orikum dhe jemi ulur në tavolinë, sapo kam nisur t’i shpjegoj pretendimet e mia, z. Bedinaj e ka tensionuar situatën me pretendimet e veta, duke sharë dhe ofenduar.

    Edhe pse nga kamerat që z. Bedinaj i ka servirur opinionit publik kjo nuk duket qartë, në këtë moment ai thirri njerëz të armatosur, të cilët ishin të pozicionuar në vende të ndryshme të ambienteve të tij.

    Në këtë moment, situata ka degraduar dhe unë kam kuptuar se z. Bedinaj nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës. Për këtë arsye, jam ngritur dhe kam ikur.

    Duke dalë nga ambientet e z. Bedinaj, njerëzit që ai thirri qëlluan me armë ndaj nesh. Për sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e plotë të grupit të qitësve.

    Jam çuditur shumë që, gjatë kësaj situate, z. Bedinaj kishte qetësinë dhe përkujdesjen që, në të gjitha mediat mbi të cilat kishte ndikim, të shpërndante lajme të rreme, sipas të cilave unë i kisha vendosur gjobë, si dhe të shpërndante pamjet filmike nga këndet që ai dëshironte.

    Kam mësuar këto ditë se nuk është hera e parë që z. Bedinaj manipulon opinionin publik për përplasjet e tij. Këtë gjë ka tentuar ta bëjë edhe në rastin tim.

    Çuditërisht dhe paradoksalisht, të vetmit që e kanë besuar këtë gjë kanë qenë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët më kanë mbajtur të ndaluar për 72 ore me akuzën e gjobëvënies ndaj z. Bedinaj.

    Unë nuk mund të flas për veten time, pasi nuk e kam bërë kurrë më parë, sepse kam besuar se për njerëzit flasin punët dhe veprat e tyre.

    Besoj se opinioni publik është i njohur me punët, brandet dhe kompanitë që kemi krijuar brenda dhe jashtë vendit.

    Modestisht, mund të them se jam krijues dhe zhvillues i një konglomerati kompanish që operojnë në 4 kontinente, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë, si dhe vende si Italia,Senegali, Tunizia, Egjipti dhe, sigurisht, Ballkani, me një qarkullim vjetor multimilionësh.

    Në këtë kontekst, fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen.

    Në fund, jam i gatshëm t’i vendos në dispozicion opinionit publik dhe mediave çdo dokument për të cilin kam shkruar në këtë reagim.

    Luan Muca
    CEO & Founder

    Reklamë
    AZHT biznesmenë bregdeti shqiptar Delta Group EEA Emre Arolat Architecture gjobëvënie hetim investitor strategjik konflikt pronësie leje ndërtimi leje zhvillimi Luan Muca Luan Muça thyen heshtjen: Si manipuloi Vasil Bedinaj takimin tonë Palase përplasje e armatosur Policia e Shtetit pronat në jug Radhimë Regina Palm Tag: Luan Muça tokë në Palasë Vasil Bedinaj Vlore
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

    08.09.2026
    Aktualitet

    Tragjedi në Tropojë, bien në korrent dy punonjësit e bashkisë

    08.09.2026
    Aktualitet

    Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

    08.09.2026
    Aktualitet

    Valon Ademi i aeroportit të Vlorës i del emri edhe te Smart City? Ahmetaj: O Valon ki kujdes…

    08.09.2026
    Aktualitet

    Mol: 4iG është shkatërruar

    08.09.2026
    Aktualitet

    4iG kompania mëmë e One Albania drejt kolapsit? Parashikimi i Scope Ratings

    08.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

    08.09.2026

    Tragjedi në Tropojë, bien në korrent dy punonjësit e bashkisë

    08.09.2026

    Kompanitë private të sigurisë jashtë kontrollit! Po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

    08.09.2026

    Valon Ademi i aeroportit të Vlorës i del emri edhe te Smart City? Ahmetaj: O Valon ki kujdes…

    08.09.2026

    Mol: 4iG është shkatërruar

    08.09.2026
    Më të lexuarat

    TRONDITET VLORA! Qëllohet me kallash drejt Hotel Regina? Dhunohet Vasil Bedinajt

    Nga InfoNews03.09.20260

    TRONDITET VLORA! Qëllohet me kallash drejt Hotel Regina? Dhunohet Vasil Bedinajt Një ngjarje e rëndë…

    EKSKLUZIVE/ Shkëmbim zjarri, një i plagosur me armë në sherrin Luan Muça vs Vasil Bedinaj! Në kërkim edhe Bujar Muça

    03.09.2026

    Përplasje titanësh në Orikum! Vasil Bedinaj vs Luan Muça: Resorti në Palasë dhe takimi i armatosur

    03.09.2026

    E PLOTË/ Çfarë ndodhi te hotel Regina në Vlorë? Gjobë apo konflikt pronësie, reagon policia

    03.09.2026

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.