Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026

    Vrasja e turistit te Principote, aksione në Vorë, Tiranë e Kukës për Bekim Bulica e Daniel Gjana

    20.08.2026

    SKEMA e Kredo.al/ Nga 21 në 229 milionë lekë: Çfarë fshihet pas shpërthimit të shpenzimeve

    20.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    E PLOTË/ MËNGJESI I PËRGJAKUR NË KSAMIL! Kush janë 13 personat e përfshirë në vrasjen e turistit

    Nga InfoNews18.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic
    Kush e nxorri nga Proncipote në Ksamil autorin e vrasjes së turistit? Shoqërohen i gjithë stafi i resortit
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    E PLOTË/ MËNGJESI I PËRGJAKUR NË KSAMIL! Kush janë 13 personat e përfshirë në vrasjen e turistit

    Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi Sokrat Lipan alias Sokrat Vata., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi David Heurtevent., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

    Ndërsa shtetasit Serxhi Selimi., Ervis Bunci., Murat Zhabina. dhe Ildi Cekani., të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit Miosid Matushaj. (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), Luciano Seferi. (punonjës i I. E. V. P. Fier), Romeo Shehu (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe Kristi Koshi., të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.

    Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, shtetasi Bekim Bulica., i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.

    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për shtetasit

    -Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe David Heurtevent., për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim;

    -për shtetasit Nuh Mahmutoglu., 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak., 31 vjeçe., për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;

    -për shtetasit Serxhi Selimi., Ervis Bunci., Murat Zhabina., Ildi Cekani., Luciano Seferi., Kristi Koshi., Bekim Bulica dhe Romeo Shehu., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;

    -si dhe për shtetasin Miosid Matushaj., për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

     

    Njoftimi i Policisë:

    Ksamil, Sarandë-Veprime intensive hetimore me metoda speciale të hetimit, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil.

    Vihen në pranga 11 shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

    Në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil, Sarandë, ju informojmë se:

    Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, paraditen e sotme, në Levan, Fier, u kap në bagazhin e një automjeti autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Sokrat Lipan alias Sokrat Vata 29 vjeç.

    Ky shtetas udhëtonte në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasja Ezgi Perlak, 31 vjeçe, dhe pasagjer shtetasi Nuh Mahmutoglu., 38 vjeç, të dy me shtetësi turke, të cilët kishin njohje me autorin dhe e kishin fshehur në makinë, me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës.

    Po në kuadër të veprimeve për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit, në Komisariatin e Policisë Sarandë u shoqëruan 41 shtetas.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    Sokrat Lipan alias Sokrat Vata., 29 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has;

    Nuh Mahmutoglu., 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak., 31 vjeçe, të dy me shtetësi turke;

    Serxhi Selimi., 24 vjeç, banues në Ersekë;

    Ervis Bunci., 24 vjeç, banues në Peshkopi;

    Ildi Cekani., 21 vjeç, banues në Librazhd;

    Murat Zhabina., 27 vjeç, banues në Elbasan;

    Miosid Matushaj., 24 vjeç, banues në Gjirokastër;

    Luciano Seferi., 44 vjeç, banues në Gjirokastër;

    Romeo Shehu., 35 vjeç, banues në Gjirokastër;

    Kristi Koshi., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

    Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit David Heurtevent., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Bekim Bulica, 36 vjeç, banues në Tiranë.

    Nga veprimet hetimore rezulton se:

    Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi Sokrat Lipan alias Sokrat Vata., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi David Heurtevent., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

    Ndërsa shtetasit Serxhi Selimi., Ervis Bunci., Murat Zhabina. dhe Ildi Cekani., të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit Miosid Matushaj. (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), Luciano Seferi. (punonjës i I. E. V. P. Fier), R. Sh. (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe Kristi Koshi., të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.

    Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, shtetasi Bekim Bulica., i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.

    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për shtetasit Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe David Heurtevent., për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim; për shtetasit Nuh Mahmutoglu., 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak., 31 vjeçe., për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; për shtetasit Serxhi Selimi., Ervis Bunci., Murat Zhabina., Ildi Cekani., Luciano Seferi., Kristi Koshi., Bekim Bulica  dhe Romeo Shehu., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; si dhe për shtetasin Miosid Matushaj., për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

    /InfoNews

    20-vjeçari portugez arrestime Bekim Bulica bodyguard David Heurtevent E PLOTË/ MËNGJESI I PËRGJAKUR NË KSAMIL! Kush janë 11 personat e përfshirë në vrasjen e turistit Ervis Bunci Ezgi Perlak hetim policor Hetime Ildi Cekani konflikt krim Kristi Koshi kronika e zezë kronikë Ksamil Luciano Seferi Miosid Matushaj moskallëzim krimi Murat Zhabina ngjarje kriminale Nuh Mahmutoglu Paradise Beach përkrahje e autorit të krimit plazhi Paradise Polici Policia e Shtetit Principote Prokuroria Sarandë Romeo Shehu Sarande Serxhi Selimi Shqipëri Sokrat Lipan Sokrat Vata të arrestuar të dy me shtetasi turke Serxhi Selimi Ervis Bunci Ildi Cekani Murat Zhabina Miosid Matushaj Luciano Seferi Romeo Shehu Kristi Koshi U shpallën në kërkim shtetasit: David Heurtevent të shpallur në kërkim thikë U arrestuan shtetasit: Sokrat Lipan alias Sokrat Vata Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak Vlore vrasje me dashje vrasje në bashkëpunim vrasje në Ksamil
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026
    Aktualitet

    Vrasja e turistit te Principote, aksione në Vorë, Tiranë e Kukës për Bekim Bulica e Daniel Gjana

    20.08.2026
    Aktualitet

    SKEMA e Kredo.al/ Nga 21 në 229 milionë lekë: Çfarë fshihet pas shpërthimit të shpenzimeve

    20.08.2026
    Aktualitet

    Gjykata rrëzon pretendimet e Orange, lihen në burg bodigardët e Elite Security

    19.08.2026
    Aktualitet

    Iute Albania po “kreh” shqiptarët me interesa “peshkaqenësh”

    19.08.2026
    Aktualitet

    Moyo Drymades/ BKH monitoroi klubin e natës, 15 mijë euro rezervimi

    19.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026

    Vrasja e turistit te Principote, aksione në Vorë, Tiranë e Kukës për Bekim Bulica e Daniel Gjana

    20.08.2026

    SKEMA e Kredo.al/ Nga 21 në 229 milionë lekë: Çfarë fshihet pas shpërthimit të shpenzimeve

    20.08.2026

    Gjykata rrëzon pretendimet e Orange, lihen në burg bodigardët e Elite Security

    19.08.2026

    “Vangjel Tavo më mori në qafë”/ 5-katëshi pa leje, dëshmia e policit për Kryebashkiakun e Himarës

    19.08.2026
    Më të lexuarat

    Çfarë ndodhi te Orange Club në Sarandë? Bodigardët qëllojnë oficerët e policisë, plasin arrestimet

    Nga InfoNews16.08.20260

    Çfarë ndodhi te Orange Club në Sarandë? Bodigardët qëllojnë oficerët e policisë, plasin arrestimet Nga…

    EMRAT/ Rrahën shefin, arrestohen të fortët e Orange Club dhe Elite Security

    16.08.2026

    SKANDALOZE/ Të njëjtët që dhunuan shefin e krimeve, Elite Security rekrutoi bodigardin vrasës te Principote? E ndihmoi një polic

    18.08.2026

    Po mbysnin në dajak qytetarin, momenti kur policia neutralizon “gangot” Elite Security tek Orange Club në Sarandë

    16.08.2026

    Mir Bitoci i shpëton atentatit në Elbasan!

    15.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.