Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mega skandali KURUM! Kontenierët me mbetje toksike rrezikojnë Durrësin

    07.08.2026

    Mallkimi i pasurive/ Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po mbyt fshatra të tërë me ndotje

    07.08.2026

    Tarifat e larta të pasaportave dhe ID-ve i sjellin IDENTITEK-ut miliona euro fitime

    07.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Paradoksi i Kartonit Jeshil! Si i mbushi xhepat SIGAL…por dëmshpërblimet ranë deri në mbi 60%

    Nga InfoNews07.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Paradoksi i Kartonit Jeshil! Si i mbushi xhepat SIGAL...por dëmshpërblimet ranë deri në mbi 60%
    Paradoksi i Kartonit Jeshil! Si i mbushi xhepat SIGAL...por dëmshpërblimet ranë deri në mbi 60%
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Paradoksi i Kartonit Jeshil! Si i mbushi xhepat SIGAL…por dëmshpërblimet ranë deri në mbi 60%

    Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit dhe një pjesë e madhe e tyre zgjedhin të lëvizin me automjetet personale. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2025 banorët e Shqipërisë, realizuan rreth 4.5 milionë udhëtime për qëllime personale. Muajt me fluksin më të lartë të udhëtimeve ishin gushti (12.6%), qershori (10.9%), dhjetori (10.2%) dhe korriku (9.8%), duke konfirmuar se sezoni veror mbetet periudha me lëvizshmërinë më të madhe të shqiptarëve. Shumica prej këtyre udhëtimeve janë kryer me automjete personale.

    Për mijëra qytetarë që udhëtojnë me automjet jashtë Shqipërisë, një nga dokumentet e domosdoshme është Kartoni Jeshil (Green Card), certifikata ndërkombëtare që vërteton mbulimin e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë civile ndaj palëve të treta në vendet ku ky dokument kërkohet.

    Megjithatë, të dhënat e tregut të sigurimeve nxjerrin në pah një zhvillim që meriton vëmendje.

    Analiza e të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregon se, gjatë vitit 2025, kompania SIGAL e cila është kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ka regjistruar një rritje të primeve të shkruara bruto në sigurimin Karton Jeshil, ndërsa në të njëjtën kohë dëmshpërblimet e paguara kanë pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin 2024.

    Në muajin qershor 2025, kur nis sezoni veror, primet e shkruara bruto për Kartonin Jeshil rezultojnë mbi 15% më të larta se në qershor 2024. Tendenca vazhdon edhe në korrik, ku primet shënojnë një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

    Por panorama ndryshon kur analizohen dëmshpërblimet.

    Sipas të dhënave të AMF-së, në korrik 2025 SIGAL ka paguar 14% më pak dëme në sigurimin Karton Jeshil krahasuar me korrikun 2024.

    Rënia bëhet edhe më e thellë në muajt pasues, pikërisht gjatë periudhës kur numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit arrin kulmin.

    Në gusht 2025, dëmshpërblimet e paguara në sigurimin Karton Jeshil rezultojnë mbi 60% më të ulëta se në gusht 2024, pavarësisht rritjes së primeve dhe fluksit të qytetarëve që kanë blerë këtë produkt sigurimi për udhëtimet e tyre.

    E njëjta prirje vijon edhe në muajt në vijim. Në shtator 2025, dëmet e paguara rezultojnë rreth 58% më të ulëta krahasuar me shtatorin 2024. Në tetor, rënia është mbi 53%, në nëntor 37%, ndërsa dhjetori 2025 mbyllet me një ulje prej rreth 16% të dëmshpërblimeve të paguara në raport me të njëjtin muaj të vitit 2024.

    Këto të dhëna tregojnë një zhvillim të pazakontë: nga njëra anë, të ardhurat nga shitja e Kartonit Jeshil janë rritur, ndërsa nga ana tjetër, pagesat për dëmet kanë rënë ndjeshëm.

    I kërkuari nga SPAK Festim Qoli, betejë në Gjykatë të Lartë me kompaninë SIGAL: Dua dëmshpërblimin e tërmetit të 2019-ës

    Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen

    Konkurrenca ‘’prish marrëveshjen’’ Raiffeisen – SIGAL, por i fal nga gjoba! Skema për të përfituar nga kredimarrësit

    Tragjedia në Potam, SIGAL i Avni Ponarit hidhet në gjyq! Nuk paguan dëmshpërblimin

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90% të fitimit

    SPAK thellon hetimin për DURANA, por ja si i fton Avni Ponari i SIGAL japonezët për investime në shkurre e ferra

    aksidente rrugore Albania Green Card Albanian insurance AMF AMF 2025 analiza e AMF analiza e sigurimeve analiza e tregut analiza ekonomike analiza financiare automjete automjete shqiptare në Evropë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare biznes cross border insurance dëme nga aksidentet dëmshpërblime dëmshpërblimet e sigurimeve dëmshpërblimet SIGAL drejtues automjetesh ekonomi ekonomi Shqipëri ekonomia shqiptare financa financë Green Card Green Card 2025 Green Card Albania Green Card Albania 2025 Green Card insurance Green Card system industria e sigurimeve INSTAT INSTAT 2025 investigim investigim ekonomik Karton Jeshil Shqipëri kartoni jeshil Kartoni Jeshil 2025 kompani sigurimi kompania SIGAL kompanitë e sigurimit lajm ekonomik lajme ekonomike lajme financiare lajme Shqipëri makinat shqiptare motor insurance pagesat e demeve Paradoksi i Kartonit Jeshil! Si i mbushi xhepat SIGAL...por dëmshpërblimet ranë deri në mbi 60% portal ekonomik prime të shkruara bruto primet e sigurimit pushimet verore raport financiar raport investigativ raporti i AMF raporti i sigurimeve raporti vjetor i sigurimeve rënia e dëmshpërblimeve rritja e primeve sezoni turistik shoferët shqiptarë shqiptarët jashtë vendit Sigal SIGAL 2025 Sigal Kartoni Jeshil sigurim sigurim makine sigurim ndërkombëtar sigurim ndërkombëtar automjetesh sigurim për udhëtime sigurim udhëtimi me makinë sigurime motorike Shqipëri sigurimet 2025 sigurimet e automjeteve 2025 sigurimet e detyrueshme sigurimet motorike sigurimet në Ballkan sigurimet në Shqipëri sigurimi automobilistik sigurimi i automjeteve sigurimi i automjeteve jashtë vendit sigurimi i automjeteve në Shqipëri. sigurimi i detyrueshëm sigurimi i makinës sigurimi i palës së tretë sigurimi i përgjegjësisë civile sigurimi kufitar sigurimi për Evropë statistika sigurimesh statistikat e INSTAT të ardhurat nga sigurimet transport rrugor tregu financiar tregu i automjeteve tregu i sigurimeve tregu shqiptar i sigurimeve udhëtime jashtë vendit udhëtime me makinë udhëtimet e shqiptarëve udhëtimet në Evropë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mega skandali KURUM! Kontenierët me mbetje toksike rrezikojnë Durrësin

    07.08.2026
    Aktualitet

    Mallkimi i pasurive/ Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po mbyt fshatra të tërë me ndotje

    07.08.2026
    Aktualitet

    Tarifat e larta të pasaportave dhe ID-ve i sjellin IDENTITEK-ut miliona euro fitime

    07.08.2026
    Aktualitet

    Milionat e Delina Ibrahimajt për start-up-et! Të njëjtën njerëz, projekte që ekzistojnë vetëm në letër

    07.08.2026
    Aktualitet

    Wizz Air në kolaps, pëson 198 milionë euro humbje në tre muaj

    07.08.2026
    Aktualitet

    DOSJA E ZEZË e Vodafone Albania! Nga fiksimi i çmimeve tek konfiskimi i parave të klientëve

    07.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mega skandali KURUM! Kontenierët me mbetje toksike rrezikojnë Durrësin

    07.08.2026

    Mallkimi i pasurive/ Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po mbyt fshatra të tërë me ndotje

    07.08.2026

    Tarifat e larta të pasaportave dhe ID-ve i sjellin IDENTITEK-ut miliona euro fitime

    07.08.2026

    Milionat e Delina Ibrahimajt për start-up-et! Të njëjtën njerëz, projekte që ekzistojnë vetëm në letër

    07.08.2026

    Wizz Air në kolaps, pëson 198 milionë euro humbje në tre muaj

    07.08.2026
    Më të lexuarat

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali

    Nga InfoNews04.08.20260

    Suel Çela përplaset me Altin Dumanin në Itali Kompania italiane “Meral SRL”, në pronësi të…

    Deputetja e PD, Elda Hoti humb bashkëshortin: Do na mungosh gjithë jetën

    03.08.2026

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.