Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Trafikoi disa fëmijë për të lypur në Athinë, ekstradohet Mustafa Saliu

    14.05.2026

    Sarandë/ Arrestohen 8 punëtorë që po ndërtuan pa leje afër bregdetit! Pronarja në kërkim

    14.05.2026

    Dënim prej 8 vitesh burg për kreun e grupit kriminal që trafikoi 25 individë drejt SHBA për 40-45 mijë dollarë

    14.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    Sekuestrimi i Euro Beton 2005, zbardhet skema e mashtrimit

    By InfoNews06.05.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Sekuestrimi i Euro Beton 2005, zbardhet skema e mashtrimit
    Sekuestrimi i Euro Beton 2005, zbardhet skema e mashtrimit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Sekuestrimi i Euro Beton 2005, zbardhet skema e mashtrimit

    Zbardhen detaje të dosjes hetimore ndaj Giovanni Telesca, administrator i shoqërisë “Euro-Beton 2005” ndaj të cilit është caktuar masa e detyrimit për paraqitje për akuza të rënda si mashtrim e pastrim parash ndërsa u sekuestrua kompania si dhe llogaritë bankare në vlera të mëdha.
    Në dosjen hetimore rezulton se Telesca ka mashtruar pronarin e një tjetër kompanie, e cila e furnizonte me inerte, ndërsa nuk i ka bërë pagesat, si dhe rezulton që paratë i ka trasferuar në kundërshtim me ligjin në Itali ku dyshohet se ka investuar në pasuri të paluajtshme.

    Dosja hetimore

    Altin Mamica, administrator i shoqërisë “Met Hasani” sh.p.k., ka paraqitur kallëzim penal ndaj shtetasit Giovanni Telesca, administrator i shoqërisë “Euro-Beton 2005” sh.p.k.. ai pretendonte se pasi ti furnonte me inerte, kompania Euro Beton 2005 do ti jepnin pagesë ose apartamente.
    Mamica pretendon se ka filluar furnizimin me inerte të shoqërisë “Euro-Beton 2005” sh.p.k., në vitin 2021 e cila në atë kohë administrohej nga shtetasja Yllka Sula.
    Furnizimi me inerte do të kryej sipas kërkesës së shoqërisë “Euro Beton 2005”. Për çdo furnizim hartohej process-verbal dorëzimi, i nënshkruar nga përfaqësues të të dy shoqërive. Palët kishin rënë dakord që fatura e fiskalizuar të kryhej përmbledhshëm në një moment të dytë, pas rakordimeve ndërmjet punonjësve të të dy shoqërive.
    Sipas kallëzuesit Ylli Sula me të cilën ishte dakordësuar më parë, u largua nga kompania dhe pasua Giovanni Telesca. Në dosjen hetimore thuhet se: “Në momentin që shtetasi Giovanni Battista Telesca mori detyrën si administrator i shoqërisë “Euro-Beton 2005”, ky i fundit është dakortësuar me kallëzuesin shpjegoi se e pranonte marrëdhënien e krijuar më herët, e njihte detyrimin e akumuluar dhe pranoi të vijonte bashkëpunimin mbi të njëjtat kushte, deri në datën 01.10.2024”.
    Pas rreth pesëmbëdhjetë muajsh, administratori i ri i “Euro-Beton 2005” – sipas kallëzuesit – Telesca, kërkoi që çdo faturë të ishte e fiskalizuar dhe nga data 08.10.2024 deri më 22.12.2024, faturimi filloi të kryhej sipas këtij procesi.
    Me insistimin e kallëzuesit për prerjen e faturës fiskale përmbledhëse për furnizimet e kryera dhe të rakorduara midis shoqërive, z.Giovanni Telesca në cilësinë e administratorit dhe ortakut me 51% të kuotave urdhëroi ndërprerjen e marrëdhënieve me shoqërinë e kallëzuesit. Si rezultat, prej datës 22.12.2024, marrëdhënia mes palëve është ndërprerë.
    Gjatë kësaj kohe, kallëzuesi e ka takuar disa herë shtetasin Telesca dhe i ka kërkuar pagesën e detyrimeve, duke i dërguar edhe faturën tatimore përmbledhëse të punës së kryer.
    Telesca fillimisht refuzoi pranimin e faturës së fiskalizuar në sistem duke pretenduar mungesë rakordimi, më pas kërkoi të njihte vetëm faturat e muajit të fundit, pavarësisht se furnizimet e mëparshme ishin të dokumentuara, të firmosura dhe të pranuara nga shoqëria “Euro Beton 2005” sh.p.k., kohë kur zoti Telesca mori Administrimin e shoqërisë.
    Më pas, administratori Telesca shmangu vazhdimisht takimet dhe komunikimin dhe nuk kreu asnjë pagesë të detyrimit. Ai mohoi dakordësimin e vitit 2021, për furnizimin me inerte, ku fatura tatimore do të dërgohej në një moment të dytë dhe detyrimi do të jepej nëpërmjet bankës ose me klering (apartamente), duke pretenduar se nuk njihte furnizimet e mëparshme dhe se furnizimet ishin pa faturë tatimore, edhe pse të gjitha furnizimet produktet(rërë dhe granil), ishin të dokumentuara dhe të firmosura nga punonjësit e “Euro-Beton 2005”.
    Për më tepër, për pesëmbëdhjetë(15) muajt e parë të administrimit të tij, ai kishte ndjekur të njëjtin praktikë pune duke pranuar furnizimin me inerte vetëm me faturat (fletë-dalje) të firmosura ndërmjet shoqërive.
    I gjithë furnizimi i kryer ndër vite rezulton i dokumentuar me process-verbale dhe rakordime të firmosura nga përfaqësues punonjësit e të dy shoqërive, “Met Hasani” sh.p.k., me administrator Altin Mamica, ku për çdo automjet që ka dërguar në shoqërin “Euro Beton 2005” sh.p.k., ka lëshuar faturë, dhe më pas kjo faturë është nënshkruar nga punonjësit e të dy shoqërive (ku vërtetohet se produktet inerte rëra dhe granili kanë shkuar në ambjendet e shoqërisë “Eeuro Beton 2005” shpk), dhe një kopje të kësaj fature është kthyer mbrapa tek shoqëria “Met Hasani” shpk, me administrator Altin Mamica.
    Shtetasi Telesca ka pranuar verbalisht detyrimin në disa takime, por më pas me qëllim ka shmangur çdo komunikim, ka refuzuar pranimin e faturave në sistemin tatimor dhe ka përvetësuar vlerën e furnizimeve me inerte pa kryer asnjë pagesë.
    Dëmi i shkaktuar ndaj shoqërisë “Met Hasani” sh.p.k.” është: 89,797,558 (tetëdhjetë e nëntë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë të reja.

    Trasferimi i parave

    Prokuroria thotë në dosje se shoqëria Euro Beton 2005 ka probleme ligjore edhe me shoqëri të tjera, ku dyshohet se ka kryer të njëjtën metode mashtrimi, duke mos qenë korrekt në marrëdhëniet financiare/pagesat e faturave. Duke qenë se për një periudhë të gjatë kjo shoqëri ka marrë furnizime me materiale inerte, lëndën e parë për prodhimin e betonit, në sasi dhe vlera të mëdha, shitja e këtyre materialeve ka krijuar të ardhura të pa deklaruara në sistemin tatimor, duke shmangur pagesën e detyrimeve që dalin nga ky aktivitet ekonomik, dhe shitja e tyre është bërë me lekë kesh të paguara në vendin e prodhimit të betonit, sipas një përllogaritje të përafërt kapin vlerën e disa qindra milionë lekëve, këto të ardhura administrohen nga shtetasi Italian Giovanni Battista Telesca, një pjesë të tyre e ka përdorur për administrimin e shoqërisë dhe pjesën më të madhe të këtyre parave, dyshohet se i ka trasferuar në mënyrë ilegale në vendlindjen e tij.
    Prokuroria thotë më tej se dyshohet se ky shtetas shumat e përfituara i ka nxjerrë nga territori i Republikës së Shqipërisë, këto shuma të mëdha parash të përfituara në mënyrë të paligjshme i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në Itali, duke kaluar kufirin pa deklaruar shumën e parave, në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe atë europian.

    “Nga tërësia e të dhënave të administruara deri në këtë fazë, krijohen dyshime të arsyeshme se shtetasi Giovanni Battista Telesca, administrator i shoqërisë “Euro-Beton 2005” sh.p.k., me nr. Nipt: K51410004T, ka mashtruar me anë të shpërdorimit të besimit shtetasin Altin Mamica duke përfituar në cilësinë e administratorit të shoqërisë “EuroBeton 2005” sh.p.k., ku 51% të aksioneve zotërohen nga djali i tij Pietro Telesca, gjithashtu ka zhvilluar aktivitet ekonomik të pa fiskalizuar duke krijuar të ardhura të larta në rrugë të paligjshme, duke fshehur dhe shmangur detyrimet tatimore, nëpërmjet mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim fitimin material për vete, në rastin konkret vetëm vlera e tvsh(tatami mbi vlerën e shtuar) është 14.972.918 lekë, ka konsumuar elementët e veprave penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave”, dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë””, theksohet në dosje.

    Dëshmia e Telescas

    Giovanni Telesca, +deklaroi se është administrator i shoqërisë “Euro-Beton 2005” sh.p.k. që prej muajit qershor 2023. Para tij, këtë detyrë e ushtronte Yllka Sula. Ai sqaroi se struktura e ortakërisë aktuale është: 51% zotërohet nga Pjetro Telesca (djali i tij), 17.5% nga Bujar Gazheli dhe 31.5% nga Arian Ormënaj. Pas emërimit të tij, Yllka Sula u largua dhe kuotat e saj iu dhuruan Arian Ormënajt.
    Giovanni Telesca deklaroi se e njeh Altin Mamicën, administrator i “Met Hasani” sh.p.k., me të cilin ka zhvilluar takime në ambientet e “Euro-Beton 2005”. Mamica i ka ofruar furnizimin me inerte (rërë betoni dhe granil), marrëdhënie që janë realizuar vetëm përmes faturave fiskale. Ai sqaroi se furnizimet e kryera gjatë periudhës së tij si administrator kanë qenë të shoqëruara me fatura fiskale, të cilat nuk janë likuiduar për shkak të pritjes së pagesave nga palë të treta.
    Në lidhje me pretendimet e Altin Mamicës për furnizime të kryera gjatë viteve 2021–2025 me fatura jo fiskale, Telesca, ka deklaruar se nuk ka dijeni për periudhën para emërimit të tij. Ai shtoi se takimin e fundit me Mamicën e ka pasur rreth një vit më parë, ku ky i fundit i dorëzoi një listë faturash.
    Ai deklaron se në Marok ushtron funksionin e administratorit të një shoqërie që merret me gurore dhe impiant betoni.

    Komunikimet telefonike

    Për qëllime të këtij hetimi, janë mbajtur procesverbalet e këqyrjes për këqyrjen e aparatit telefonik celular të shtetasit Altin Mamica. Nga këqyrja e të dhënave të përmbajtura në aplikacionin WhatsApp kanë rezultuar komunikime të shumta që lidhen drejtpërdrejt me furnizimin me materiale inerte (rërë betoni dhe granil) për llogari të shoqërisë “Euro Beton 2005” sh.p.k.,
    Nga këqyrja rezulton se në telefonin e shtetasit Altin Mamica gjendet i regjistruar kontakti i shtetases Yllka Sula. Në komunikimet e zhvilluara gjatë vitit 2022, evidentohet se shtetasja Yllka Sula i kërkon shtetasit Altin Mamica furnizime me rërë betoni dhe granil, duke përcaktuar sasi të konsiderueshme dhe kohë të menjëhershme furnizimi, çka tregon një marrëdhënie të rregullt dhe aktive bashkëpunimi për sigurimin e materialeve inerte. Konkretisht nga këqyrja në aplikacionin Whatsapp janë veçuar midis të tjerave sms-t e shkëmbyera si më poshtë vijon:
    • [26.5.22, 9:00:45 AM] Yllka Betoni: Nesër kam bazament 1500m3
    • [26.5.22, 9:00:51 AM] Yllka Betoni: Sill ca të jesh
    • [26.5.22, 9:00:56 AM] Yllka Betoni: Sot e nesër
    • [26.5.22, 9:01:04 AM] Yllka Betoni: Maksimumin të lutem
    • [26.5.22, 9:01:48 AM] Altini: Ok
    • [18.7.22, 6:30:17 PM] Yllka Betoni: Granil
    • [18.7.22, 6:38:47 PM] Altini: Ok
    • [19.7.22, 1:33:12 PM] Yllka Betoni: Më the që do sillje granil
    • [21.7.22, 12:52:17 PM] Yllka Betoni: A fillove apo akoma
    • [14.12.22, 6:11:19 PM] Yllka Betoni: Mos ma sill atë rërën 03
    • [14.12.22, 6:11:51 PM] Altini: Ok

    Nga këqyrja e aparatit telefonik celular të shtetasit Altin Mamica, konkretisht nga analizimi i komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin WhatsApp me kontaktin e regjistruar “Diana Furnizimet Eurobetonit”, i cili përdoret nga shtetasja Diana Nikolli, magaziniere pranë shoqërisë “Euro Beton 2005” sh.p.k., rezulton se ndërmjet palëve ka ekzistuar një komunikim i vazhdueshëm, sistematik dhe funksional, i lidhur drejtpërdrejt me furnizimin me materiale inerte.
    Komunikimet, të shtrira kryesisht në datë 23 dhjetor 2023 – 24.03.2025, dëshmojnë se shtetasja Diana Nikolli, midis të tjerave ka komunikimet si më poshtë:
    • [1.12.23, 6:01:14 PM] Diana Funizimet Eurobetonit: Mirëmbrëma nesër nuk do sillni inerte. Vetëm nëse ju telefonoj un për pjesën e dytë të ditës. Prisni telefonatën time për rifurnizim Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.Natën e mirë
    • [1.12.23, 6:19:03 PM] Altini: Natën????
    • [1.12.23, 6:01:14 PM] Diana Funizimet Eurobetonit: Mirëmbrëma nesër nuk do sillni inerte. Vetëm nëse ju telefonoj un për pjesën e dytë të ditës. Prisni telefonatën time për rifurnizim Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.Natën e mirë
    • [1.12.23, 6:19:03 PM] Altini: Natën????
    • [3.12.23, 6:23:09 PM] Diana Funizimet Eurobetonit: Mirëmbrëma nesër do më sjellësh 4 kamiona rërë
    • [9.12.23, 9:50:07 AM] Diana Funizimet Eurobetonit: Mirëmëngjesi si jeni. Sot na sill më shumë kamiona vetëm 1 erdhi
    • [18.12.23, 10:53:46 AM] Diana Funizimet Eurobetonit: Mirëmëngjesi si jeni faturën e dt 14 ma nisni me foto atë që kam firmos un të lutem
    • [18.12.23, 10:54:20 AM] Diana Funizimet Eurobetonit: Këtë të targës aa417nz
    • [18.12.23, 11:24:32 AM] Diana Funizimet Eurobetonit: Dhe diçka tjetër ju lutem verifikoni kartelën e nëntorit që ju kam nisur me email dhe nëse jemi ok ma konfirmoni
    • [18.12.23, 11:25:56 AM] Altini: Ok
    • [19.12.23, 8:28:48 AM] Diana Funizimet Eurobetonit: Mirëmëngjesi për sot si e ke situatën
    • [19.12.23, 8:28:58 AM] Diana Funizimet Eurobetonit: Dua 6 kamiona nga ju
    • [22.12.23, 8:36:05 PM] Diana Funizimet Eurobetonit: Mirëmbrëma ndjesë për orarin nesër sill nga 4 rrugë rërë dhe granil faleminderit natën
    • [22.12.23, 8:37:40 PM] Altini: Mirëmbrama
    • [22.12.23, 8:38:06 PM] Altini: Tani e lat me punu ju për vitri????????
    • [22.12.23, 8:38:50 PM] Altini: Ok

    Sekuestrimi Euro Beton 2005 skema e mashtrimit
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Uncategorized

    Sateliti Albania 1, zhduket nga Orbita

    30.04.2026
    Uncategorized

    Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, dy persona plagosen rëndë

    21.04.2026
    Uncategorized

    SPAK deepens investigation into DURANA, as SIGAL’s Avni Ponari promotes the project to Japanese investors despite lack of development

    14.04.2026
    Uncategorized

    €16 million in alleged abuses: Raiffeisen–SIGAL agreement linked to Avni Ponari secured up to 90% profit margins

    14.04.2026
    Uncategorized

    EUROSIG and INSIG, owned by Kadri Morinaj, increase profits while reducing compensation payouts

    14.04.2026
    Uncategorized

    BKH zbarkon në “Parajsën” Green Coast të Samir Mane! Kontrolle në vilat e Gys Agasit dhe Beqirajt

    30.03.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Trafikoi disa fëmijë për të lypur në Athinë, ekstradohet Mustafa Saliu

    14.05.2026

    Sarandë/ Arrestohen 8 punëtorë që po ndërtuan pa leje afër bregdetit! Pronarja në kërkim

    14.05.2026

    Dënim prej 8 vitesh burg për kreun e grupit kriminal që trafikoi 25 individë drejt SHBA për 40-45 mijë dollarë

    14.05.2026

    Depërtimi i krimit në institucione? Gazetari italian: Një sasi e madhe parash pastrohen nga grupe shqiptare

    14.05.2026

    IMT në gjumë! Pallati pa leje i Mirson 2A, u përfundua që në 2024! Pse po sulmohet policia…

    14.05.2026
    Më të lexuarat

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në Rolling Hills, SPAK nxjerr bisedat

    By InfoNews13.05.20260

    Si i shpëtoi arrestimit Samir Mane dhe bashkëshortja Eva Mane, korrupsion me një vilë në…

    Vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Gjykata lë në qeli Kostandin Voglin, seanca mbahet në spital! Viktor Ruçi mbetet në arrest shtëpie

    11.05.2026

    Miliona lekë fitime me kreditë, Konkurrenca e pranon: Skema SIGAL e Avni Ponarit me Kanakaris te Raiffeisen

    07.05.2026

    I kërkuari nga SPAK Festim Qoli, betejë në Gjykatë të Lartë me kompaninë SIGAL: Dua dëmshpërblimin e tërmetit të 2019-ës

    10.05.2026

    “Është në shtëpinë time…”/ Si u pre në besë Rexhep Ismaili, u vra se mbrojti një të ri

    08.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.