Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shkëlqimi dhe rënia e Uljan Shpatarakut

    04.03.2026

    Nuk vinte në punë, pezullohet Uljan Shpataraku

    04.03.2026

    Polici rreh shefin në zyrë! Zbardhet sherri

    04.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Shpërndarës droge…dalin para gjykatës dy drejtorët e ONE Albania

    Nga InfoNews26.12.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    TIRANË – Ditën e sotme, dy drejtues të kompanisë telefonike ONE Albania do të dalin para Gjykatës Penale për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi u arrestuan në kuadër të një operacioni të gjerë antidrogë të Policisë së Tiranës, i cili çoi në pranga 22 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar.

    Sipas burimeve zyrtare, para gjykatës do të dalin:

    • Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania
    • Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania

    Operacioni ka shkaktuar tronditje institucionale, pasi mes të arrestuarve dhe personave nën hetim rezultojnë punonjës dhe drejtues të një prej kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në vend.

    Hetimet ndaj grupit të dyshuar kanë zgjatur rreth katër javë, gjatë të cilave policia ka kryer përgjime, ndjekje fizike dhe verifikime të shumta. Sipas burimeve pranë hetimit, dy drejtuesit dyshohet se kanë qenë të përfshirë prej kohësh në aktivitetin e shitblerjes së lëndëve narkotike, duke shfrytëzuar rrjete kontaktesh të krijuara ndër vite.

    Pas përfundimit të hetimeve disa-javore, autoritetet kanë ndërmarrë goditjen finale në disa zona të Tiranës dhe rrethinat e saj. Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, ku disa prej të arrestuarve janë kapur në flagrancë me lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis.

    Burime policore raportojnë edhe një episod të pazakontë gjatë arrestimit të njërit prej drejtuesve, i cili dyshohet se u është drejtuar efektivëve me fjalët:

    “A e dini kush jam unë? S’keni shans të më arrestoni.”

    Pavarësisht këtij reagimi, policia ka vijuar procedurat ligjore, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

    arrestime Tiranë drejtues ONE Albania gjykata penale grup kriminal i strukturuar hetime penale kanabis Kokaine krim i organizuar masë sigurie One Albania operacion antidrogë përgjime policia e tiranes shpërndarje narkotikësh trafik droge
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Shkëlqimi dhe rënia e Uljan Shpatarakut

    04.03.2026
    Aktualitet

    Nuk vinte në punë, pezullohet Uljan Shpataraku

    04.03.2026
    Aktualitet

    Polici rreh shefin në zyrë! Zbardhet sherri

    04.03.2026
    Aktualitet

    Operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, efektivi bie nga lartësia

    04.03.2026
    Aktualitet

    Kush i vodhi fondet e IPARD? Përfituesit spiunojnë njëri-tjetrin, OLAF i jep të dhëna SPAK-ut

    03.03.2026
    Aktualitet

    Skeda Aurel Hoxha, saga e vrasjeve të përgjakshme

    03.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Shkëlqimi dhe rënia e Uljan Shpatarakut

    04.03.2026

    Nuk vinte në punë, pezullohet Uljan Shpataraku

    04.03.2026

    Polici rreh shefin në zyrë! Zbardhet sherri

    04.03.2026

    Operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit në Dibër, efektivi bie nga lartësia

    04.03.2026

    Marko Hoti spikat në koncertin e 2 Marsit me “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

    03.03.2026
    Më të lexuarat

    Ndryshojnë pagat për policët

    Nga InfoNews02.03.20260

    TABELAT/ Ndryshojnë pagat për policët, rritja sipas gradave Qeveria ka miratuar ndryshimet në strukturën e…

    Ja pse e rrahën Fatmir Metën e IKMT

    03.03.2026

    Shkarkohet Elton Alushi! Jep dorëheqjen Ilir Proda!

    01.03.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    DOKUMENTI/ Raiffeisen Bank si gangster! Si i ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

    03.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.