Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kush po hakmerret? Pas Erion Veliaj, firmoset urdhri i transferimit edhe për Ergys Agasin

    29.10.2026

    I vihet tritol lokalit të Klevis Hykës në Kamëz

    29.10.2026

    Ja sa do rritet paga e Policisë së Shtetit

    29.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»481 netë nën vëzhgim! Rama e dinte të pastrehë, si e zbuloi SPAK apartamentin e Linda Karçanajt

    481 netë nën vëzhgim! Rama e dinte të pastrehë, si e zbuloi SPAK apartamentin e Linda Karçanajt

    Aktualitet Nga InfoNews01.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    481 netë nën vëzhgim! Rama e dinte të pastrehë, si e zbuloi SPAK apartamentin e Linda Karçanajt

    Një metodë hetimore e avancuar duket se ka qenë kyçe për SPAK në zbardhjen e një prej elementeve më të rëndësishme të dosjes AKSHI në lidhje me ish-shefen e institucionit, duke çuar në identifikimin e një apartamenti luksoz të dyshuar si pasuri e fshehur në Tiranë, i lidhur me Mirlinda Karçanajn.

    Reklamë

    Sipas materialeve hetimore, agjentët e BKH-së janë udhëzuar nga prokurori i çështjes për të analizuar në detaje tabulatet dhe qelizat e telefonisë celulare të saj për një periudhë gati dyvjeçare, nga 2 shkurt 2024 deri më 29 janar 2026. Nga kjo analizë rezulton se për 214 netë telefoni i Karçanajt ka qenë i loguar në antenën Cell ID 25392938 (Qendra e Tiranës), ndërsa për 267 netë në antenën Cell ID 25420164 (ABA CENTER-E), duke krijuar një hartë të qartë të lëvizjeve dhe vendqëndrimit të saj gjatë natës.

    Hetimi ka identifikuar edhe momentin e parë dhe të fundit të shfaqjes së antenës ABA CENTER-E në intervalin e natës, konkretisht më 26 dhjetor 2024 në orën 23:43 dhe më 28 janar 2026 në orën 21:40.

    Një element kyç në këtë proces ka qenë analiza kronologjike e ashtuquajturës “qeliza e fundit para heshtjes”, që ka treguar se deri në fund të vitit 2024 antena dominuese gjatë natës ka qenë TWIN TOWERS-SE, e ndjekur nga TIRANA CNR-E dhe TIRANA INT HOTEL-S, ndërsa pas kësaj periudhe është konstatuar një rritje e ndjeshme e pranisë në antenën ABA CENTER-E.

    Skyweb.al mëson se këto të dhëna janë gërshetuar edhe me dëshminë e shoferit të Mirlinda Karçanajt, i cili ka rrëfyer se fillimisht ajo qendronte te një shtëpi përballë Bankës së Shqipërisë që korrespondon me antenën në qendër të Tiranës dhe në një ditë fundi dhjetori u transferua te apartamenti luksoz në zonën e stadiumit Air Albania.

    Sipas hetuesve, pikërisht kjo zhvendosje e qëndrimit gjatë natës ka çuar në identifikimin e një banese të dyshuar si pasuri e fshehur në zonën pranë Air Albania, e cila nuk rezultonte e deklaruar.

    Në një vlerësim të integruar të të gjithë parametrave të analizuar, SPAK konstaton se modeli territorial i qëndrimit gjatë natës përqendrohet në zonën qendrore të Tiranës, kryesisht në trekëndëshin urban TWIN TOWERS – TIRANA CNR – ABA CENTER, duke përforcuar dyshimet mbi ekzistencën e pasurive të padeklaruara në këtë zonë.

    Mirlinda Karçanaj rezulton pronare e disa pasurive në Tiranë si edhe e një vile në kompleksin Laguna Blu në Qerret, ofruar përmes manovrave me punjonjëset e besuara të Gentian Beqirit. /skyweb.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kush po hakmerret? Pas Erion Veliaj, firmoset urdhri i transferimit edhe për Ergys Agasin

    29.10.2026
    Aktualitet

    I vihet tritol lokalit të Klevis Hykës në Kamëz

    29.10.2026
    Aktualitet

    Ja sa do rritet paga e Policisë së Shtetit

    29.10.2026
    Aktualitet

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Aktualitet

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Aktualitet

    Protestat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari për kërcënime me bombë, 17 persona nën hetim për thirrje për dhunë

    28.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kush po hakmerret? Pas Erion Veliaj, firmoset urdhri i transferimit edhe për Ergys Agasin

    29.10.2026

    I vihet tritol lokalit të Klevis Hykës në Kamëz

    29.10.2026

    Ja sa do rritet paga e Policisë së Shtetit

    29.10.2026

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026

    Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili në Shqipëri

    28.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    U zhduk më 7 tetor në Itali, gjendet në një pus trupi i pajetë i Denaldo Maxhallakut

    28.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.