Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Zyrën e gjetën bosh…kush e dekonspiroi operacionin kundër Call Center ?

    Zyrën e gjetën bosh…kush e dekonspiroi operacionin kundër Call Center ?

    Aktualitet Nga InfoNews19.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga Alba Kepi:

    Call center-i u boshatis brenda natës.
    Operacion i dekonspiruar: kush paralajmëroi call center-in e mashtrimit?
    Sot ky fakt është një tjetër skandal!

    Reklamë

    Operacioni i SPAK-ut ndaj një call center-i mashtrimi u dekonspirua. Këtë e thotë vetë njoftimi zyrtar i SPAK-ut. Faktet janë të thjeshta: mbrëmjen e 15 janarit 2026, persona të identifikuar si personel vëzhgues njoftuan pronarët për një ndërhyrje të mundshme; brenda natës, ambientet u boshatisën dhe pajisjet u larguan; më 16 janar, hetuesit gjetën një strukturë të zhdukur.

    Çështja bëhet edhe më e rëndë po të shihet çfarë po hetohej. Investigimi nisi pas ankesave të shtetasve italianë të mashtruar. Gazetarë italianë arritën të infiltrojnë një shtetas italian në call center, i cili punoi aty dhe regjistroi të dhëna nga brenda. Bëhet fjalë për një veprimtari të dyshuar mashtrimi ndërkombëtar, me shtetas italianë dhe shqiptarë të përfshirë, viktima jashtë Shqipërisë, transaksione të kryera në kriptovaluta, platforma mashtruese të menaxhuara nga drejtuesit e aktivitetit.

    Pra, nuk ishte një call center informal. Ishte një skemë e organizuar mashtrimi ndërkufitar, e dokumentuar fillimisht nga gazetarë të huaj dhe më pas nga organet hetimore.

    Fakti që zyrat u boshatisën brenda natës tregon se dikush me akses në informacion shtetëror ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme. Kapja në flagrancë e disa personave që transportonin pajisjet drejt një ambienti tjetër është reagim pas dëmit. Dëmi është bërë më herët: provat u prekën, u zhvendosën, potencialisht u fshinë.

    Këtu qëndron problemi institucional. SPAK njofton për indicie, por nuk sqaron përgjegjësinë. Nuk dihet kush ishte personeli vëzhgues, kush kishte dijeni për kohën e ndërhyrjes, çfarë masash janë marrë ndaj rrjedhjes së informacionit.

    Në një rast me impakt ndërkombëtar, ku Shqipëria ekspozohet si territor i veprimtarive mashtruese ndaj shtetasve të huaj, heshtja institucionale është e papranueshme. Llogaridhënia nuk është opsion komunikimi, por detyrim funksional.

    Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri nuk mund të qëndrojnë në distancë nga një operacion i dekonspiruar ndaj një strukture mashtrimi që vepronte me kriptovaluta dhe viktima italiane por supozohet dhe nga vende të tjera meqë siç pamë struktura ishte e organizuar në bazë ekipesh që kishin target klientë nga Spanja, Gjermania, Franca etj.
    E problemi nuk është vetëm penal. Është problem sigurie, besueshmërie dhe përgjegjësie shtetërore.

    Kush e dekonspiroi operacionin ndaj call center-it të mashtrimit dhe pse nuk ka përgjigje e as pyetje?

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.