Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Procedohen 13 protestues, policia: Dy i kapëm me drogë…

    10.09.2026

    Miqtë të presin në shkollë! Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

    10.09.2026

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Zjarret bëjnë kërdinë, AMF: Bien me 3.5% primet nga sigurimet për banesat

    Nga InfoNews01.09.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prona është një aset i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin e banimit apo prodhimit në rastin e tokës, por konsiderohet edhe si një formë investimi apo sigurimi të ardhurash. Pavarësisht se të pasurit një pronë garanton qëndrueshmëri financiare dhe jo vetëm, ajo mbetet një aset që nuk sigurohet.

    Edhe pse shtëpia dhe toka kanë qenë gjithmonë çështje të nxehta për shqiptarët, ne nuk kujdesemi që ta mbrojnë atë nga dëmtimet që mund t’i ndodhin prej ndonjë aksidenti, rrufesë, zjarreve, përmbytjeve, tërmeteve apo edhe vjedhjes.

    Reklamë

    Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto nga sigurimi prej zjarrit, forcave të natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë zbritën në 1.8 miliardë lekë, duke pësuar kështu një rënie me 3.5% në krahasim me periudhën janar-korrik të vitit të kaluar.

    Ky lloj sigurimi zë vetëm 13% të të gjitha primeve të sigurimit të jo-jetës.

    Ashtu si në sigurimin e jetës ku 77% e kontratave vijnë për shkak të detyrimeve nga bankat, edhe sigurimi i pronës vijon të bëhet më së shumti në rastet kur banka jep kredi dhe e ka kusht që kredimarrësi të sigurojë jetën dhe pronën.

    Nga ana tjetër, dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit për dëmtimin e saj nga zjarri dhe forca të tjera të natyrës kanë pësuar një rënie me gati 52%.

    Së fundmi u hodh për konsultim publik edhe një projektligj që synon ta bëjë të detyrueshëm sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve. Duke marrë parasysh faktin që Shqipëria është një vend shumë i ekspozuar ndaj zjarreve, tërmeteve apo përmbytjeve, një skemë e tillë do të siguronte një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe zvogëlonte barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit, është shprehur Ministria e Financave.

    Përgjatë këtyre muajve të verës, Shqipëria kaloi një situatë shqetësuese edhe me zjarret ku statistikat e Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje tregojnë se deri më tani janë ndezur 114 zjarre dhe është djegur mbi 57 mijë hektarë sipërfaqe, dëmi më i lartë i shkaktuar që prej vitit 2007. /TvScan

    Reklamë
    AMF sigurime
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Procedohen 13 protestues, policia: Dy i kapëm me drogë…

    10.09.2026
    Aktualitet

    Miqtë të presin në shkollë! Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

    10.09.2026
    Aktualitet

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026
    Aktualitet

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Aktualitet

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Procedohen 13 protestues, policia: Dy i kapëm me drogë…

    10.09.2026

    Miqtë të presin në shkollë! Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

    10.09.2026

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026

    Kush po gënjen? Bedinaj: Më kërkoi 5 mln euro! Luan Muça: Nuk kam vendosur gjobë

    04.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.