Zgjerohet perimetri i zjarrit në kompleksin e pallateve “Arlis” sh.p.k në pronësi të Armand Lilos, përballë farmacisë nr.10 në Tiranë.
Nga pamjet e siguruara , flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë fasadën e kompleksit, ndërsa vijon puna e zjarrfikësve për të evakuuar banorët dhe shuar flakët.
Një punonjë zjarrfikës është larguar dhe transportuar në spital për shkak se nuk ndjehej mirë.
Zjarrfikësi që shpëtoi të moshuarën nuk ndjehej në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit.
