Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve

    19.07.2026

    Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh

    19.07.2026

    Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

    19.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    “Zbërthehet” grupi: Yzeiraj krahu i djathtë i Salvatore Aliut, pjesë edhe Kiçi i Elbasanit në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

    Nga InfoNews22.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    “Zbërthehet” grupi: Yzeiraj krahu i djathtë i Salvatore Aliut, pjesë edhe Kiçi i Elbasanit në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbërthyer veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, ku Salvatori Aliu kshte rolin e furnitorit të drogës, ndërsa rol kyç dyshohet se kanë pasur edhe Oklid El Ouejdi dhe Naldi Yzeiraj në organizimin dhe funksionimin e rrjetit të trafikut të kokainës.

    Emri i Naldi Yzeiraj del që në episodet e para të hetimeve mbi trafikun e drogës në Belgjikë, ku ai dyshohet se ka vepruar si porositës për llogari të tij. Po ashtu, ai identifikohet se ka mbajtur kontakte të rregullta me lidhjet ekuadoriane të rrjetit në Ekuador, si dhe me persona të tjerë në Europë, të cilët dyshohet se shpërndanin edhe pjesën e tij të kokainës në tregje të ndryshme.

    Sipas hetimit, Yzeiraj ka pasur rol edhe në menaxhimin financiar të aktivitetit kriminal, duke ndjekur paratë e dërguara drejt Ekuadorit dhe duke mbajtur shënime për sasitë e trafikuara. Ai dyshohet gjithashtu se ka qenë në dijeni të vendndodhjeve të magazinave në Guayaquil dhe zona të tjera ku operonte rrjeti i drejtuar nga Aliu.

    “Shtetasi Naldi Yzeiraj, përdorues i PIN-it SKYECC: UQ6BëP, identifikohet si krahu i djathtë i të hetuarit Salvatore Aliu në Ekuador, me rol në organizimin e operacioneve në terren dhe menaxhimin e financave të grupit.

    Sipas hetimeve, me porosi dhe orientim të dajës së tij, Salvatore Aliu, Yzeiraj ka mbajtur kontakte të rregullta me lidhjet ekuadoriane të grupit kriminal, si dhe me persona të tjerë në Europë, të cilët dyshohet se shpërndanin edhe pjesën e tij të kokainës në tregje të ndryshme.

    Gjithashtu, ai dyshohet se ka pasur dijeni për vendndodhjet e magazinave në Guayaquil dhe në zona të tjera të Ekuadorit ku operonte rrjeti i drejtuar nga Aliu. Në këtë kuadër, Yzeiraj dyshohet se ka administruar edhe financat e aktivitetit, duke mbajtur shënime për paratë e dërguara drejt Ekuadorit dhe sasitë e trafikuara.”, thuhet në dosje.

    Ndërkohë, në dosje përmendet edhe Oklid El Ouejdi, i cili dyshohet si personi përgjegjës për pritjen dhe shpërndarjen e ngarkesave me kokainë të ardhura nga Ekuadori drejt Europës.

    Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka shpërndarë sasi të konsiderueshme droge në disa shtete europiane, përfshirë Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë, Greqinë, Spanjën, Shqipërinë, Turqinë dhe Norvegjinë, ku në disa raste dyshohet edhe për shkëmbime me lëndë të tjera narkotike.

    Në një tjetër fragment të dosjes thuhet se nga bisedat mes Oklid El Ouejdit dhe anëtarëve të tjerë të grupit, është diskutuar për sekuestrimin e një ngarkese në Roterdam më 06.06.2020, ngjarje e cilësuar si “rënia e dy punëve” në të njëjtën ditë. Po sipas hetimeve, i dyshuari Salvatore Aliu u ka kërkuar anëtarëve të grupit, përfshirë El Ouejdin, që të mbulojnë dëmin financiar të shkaktuar nga sekuestrimi i lëndës narkotike, ku ai përmendet edhe si nip i tij në komunikime të brendshme.

    “Nga bisedat e përfshira në hetime, të realizuara ndërmjet Oklid El Ouejdit (S1KPKA) në një grup të krijuar prej tij, ku evidentohen komunikime me kode PIN SIPKA dhe PIN të paidentifikuara, përfshirë edhe PIN JQI8B8, mësohet se më 07.06.2020 është diskutuar për një tjetër ngarkesë të sekuestruar një ditë më parë, më 06.06.2020 në Roterdam të Holandës, e konsideruar si “rënia e dy punëve” në të njëjtën ditë.

    Nga konteksti i bisedës rezulton se i hetuari Salvatore Aliu u kërkon disa personave, që sipas hetimeve janë pjesë e grupit kriminal që ai drejton, përfshirë edhe Oklid El Ouejdin, i cilësuar në komunikime si nip i tij, të mbulojnë dëmin financiar të shkaktuar nga sekuestrimi i lëndës narkotike.”, thuhet në dosje. Kujtojmë se El Ouejdi i njohur me nofkën Kiço ose Oliver dhe nip i personazhit të njohur Timit të Elbasanit, dyshohet se ka organizuar dhe financuar atentatin ndaj Mondi Mëhallës, në datën 30 nëntor 2025.

    "Zbërthehet" grupi: Yzeiraj krahu i djathtë i Salvatore Aliut pjesë edhe Kiçi i Elbasanit në kërkim për vrasjen e Mondi Mëhallës
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve

    19.07.2026
    Aktualitet

    Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh

    19.07.2026
    Aktualitet

    Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

    19.07.2026
    Aktualitet

    Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

    19.07.2026
    Aktualitet

    Ja si e krijoi skemën Drejtoresha Elisabeta Mataj! 700 mijë euro të zhdukura nga Posta e Durrësit

    19.07.2026
    Aktualitet

    AMP njoftoi 6! Burime: Asnjë drejtues policie nuk humbi certifikatën e sigurisë

    19.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    IQOS nën hetim e gjoba në Europë, heshtje në Shqipëri pas denoncimeve

    19.07.2026

    Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh

    19.07.2026

    Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

    19.07.2026

    Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

    19.07.2026

    Ja si e krijoi skemën Drejtoresha Elisabeta Mataj! 700 mijë euro të zhdukura nga Posta e Durrësit

    19.07.2026
    Më të lexuarat

    I bëri me drogë, Arben Allës i sekuestrohen mbi 400 mijë euro pasuri

    Nga InfoNews14.07.20260

    Rreth 420 mijë euro është vlera e 2 apartementeve dhe 1 garazhi që organet ligjzbatuese…

    GJKKO zgjat hetimet për dosjen e Renis Dobrës, SPAK kërkon kohë deri në tetor

    14.07.2026

    Goditje për IQOS: Itali, gjobë rekord 7 milionë euro ndaj Philip Morris! Shqipëria hesht

    13.07.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026

    Çfarë ndodhi në fluturimin e Ryanair drejt Tiranës? 12 orë ankth në ajër dhe dy ulje emergjente

    14.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.