Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»Zamira Sinaj dhe dhurata pёr “investitorët strategjikë”! Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar

    Zamira Sinaj dhe dhurata pёr “investitorët strategjikë”! Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar

    Aktualitet Nga InfoNews17.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Zamira Sinaj dhe dhurata pёr “investitorët strategjikë”! Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar
    Zamira Sinaj dhe dhurata pёr “investitorët strategjikë”! Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Zamira Sinaj dhe dhurata pёr “investitorët strategjikë”! Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar

    Deputetja e Vlorës nga radhët e Partisë Socialiste, Zamira Sinaj, ka depozituar më 6 shkurt projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007, “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”.

    Reklamë

    Në thelb të kësaj nisme qëndron një ndërhyrje direkte në mënyrën se si ndërtohen dhe operohen portet turistike, një sektor tashmë tejet i ndjeshëm për ekonominë dhe zhvillimin e bregdetit shqiptar.

    Për të kuptuar peshën e kësaj ndërhyrjeje, mjafton të lexohet ligji aktual. Ai është i qartë dhe nuk lë hapësirë interpretimi:

    Neni 6

    Mënyra e ndërtimit të porteve turistike

    Ndërtimi me koncesion i porteve turistike për trafik ndërkombëtar dhe kombëtar, si dhe i pontileve të përhershme bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për koncesionet.

    Leja e ndërtimit të tyre jepet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar.

    Leja e ndërtimit të pontileve të përkohshme jepet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit me afat deri në një vit.

    Pra, filozofia e ligjit është e thjeshtë: portet turistike ndërtohen përmes koncesioneve, që në teori garantojnë konkurrencë, transparencë dhe përzgjedhje sipas rregullave të tregut. Ky mekanizëm synon të mbrojë interesin publik duke shmangur dhënien e pasurive strategjike me procedura të mbyllura.

    Por ndryshimi i “propozuar” nga deputetja Sinaj synon t’i japë një trajtim preferencial investitorëve që marrin statusin “strategjik”, duke u hapur rrugën që të ndërtojnë dhe operojnë porte turistike pa kaluar përmes garës koncesionare.

    Kështu, me një goditje të vetme, shtylla kryesore e ligjit – konkurrenca – rrezikon të shembet.

    Deputetja e justifikon nismën me relacion formal qё nuk ofron asnjё argumentim bindёs ku të provohet se interesi publik është më i mbrojtur duke shmangur procedurat konkurruese.

    Deputetja ndoshta nuk e di se duhet të kishte pёr kёtё propozim “gllabёrues” njё analizë të thelluar mbi ndikimin në treg, mbi rrezikun e përqendrimit të aseteve strategjike në pak duar, apo mbi precedentët që krijohen kur një sektor i tërë hapet për përjashtime.

    Dhe pyetja lind vetvetiu: kujt i shërben ky ndryshim? Sepse sot nuk është më sekret që bregdeti shqiptar po kthehet gradualisht në një domen ku dominojnë investime të mëdha të lidhura me pushtetin. Duke qenë se znj. Sinaj është deputete e Vlorës, dyshimi natyrshëm shkon te zonat me interes të jashtëzakonshëm zhvillimor – Sazani, Zvërneci apo projekte të tjera të mëdha turistike. Por efekti “strategjik” nuk do të ndalej vetёm aty – një precedent i tillë do të shtrihej në gjithë vijën bregdetare.

    Nga pikëpamja juridike, ndërhyrje të tilla krijojnë një deformim të rendit ligjor, sepse ligjet nuk ndërtohen për raste individuale apo për investitorë të caktuar, por për të vendosur rregulla të barabarta loje. Në momentin që përjashtimet bëhen normë, shteti kalon nga arbitër në shpërndarës privilegjesh.

    Akoma më problematik është fakti se në relacion thuhet se projektligji nuk ka efekte financiare. Kjo ngre një tjetër pikëpyetje serioze.

    Kur një port jepet me koncesion, shteti përfiton tarifa, detyrime kontraktore dhe shpesh investime të detyruara. Nëse procedura konkurruese anashkalohet dhe e drejta i jepet drejtpërdrejt një investitori strategjik, atëherë është logjike të pyesësh: a nuk humbet buxheti publik të ardhura potenciale? Pretendimi për “zero efekt financiar” duket më shumë një formulë burokratike sesa një përfundim i bazuar në analizë ekonomike.

    Vetë ligji për portet turistike e ka një qëllim të qartë: “Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe i kritereve që zbatohen për ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e porteve turistike…”

    Kur rregullat fillojnë të ndryshohen për kategori të privilegjuara, ky qëllim zhbёhet.

    Në planin ekonomik, një treg pa garë është një treg më pak efikas, më i shtrenjtë dhe më pak inovativ. Investitorët seriozë shmangin mjediset ku fituesi duket se është përcaktuar paraprakisht.

    Prandaj kjo nismë nuk është thjesht një ndryshim teknik, por një test për mënyrën se si konceptohet zhvillimi i bregdetit shqiptar – si një pasuri kombëtare që administrohet me rregulla të barabarta, apo si një hartë mundësish që rishkruhet sipas interesave të mëdha financiare.

    Në fund, mbetet pyetja thelbësore që deputetja qё e propozon dhe ata qё do e votojnё, do duhet t’i përgjigjen:

    A po hartohen ligjet për qytetarët, apo për oligarkët?

    Sepse kur konkurrenca zëvendësohet nga privilegji, ligji nuk është më instrument i shtetit të së drejtës, por një mjet që legjitimon pabarazinë. Dhe nëse ky projektligj kalon, me gjasё si shumё tё tjerё, atёherё dëmi nuk do të jetë vetëm juridik.

    Dёmi do jetё publik, ndёrsa Ata do hedhin një tjetër hap drejt privatizimit të heshtur të bregdetit shqiptar.

    /Kontrast.al

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026
    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mbi 2.4 ton kokainë, mbyllen hetimet për trafikantët Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli

    27.10.2026

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    Vodafone Albania tallet me pensionistët? Zbaton formalisht urdhrin e Denar Bibës, por paketat kushtojnë më shtrenjtë se oferta bazë

    Aktualitet Nga InfoNews26.10.20260

    Vodafone Albania ka prezantuar paketa të veçanta për pensionistët dhe të rinjtë, në kuadër të…

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari Erjon Vishkulli i nënshtrohet operacionit

    24.10.2026

    Dhuna e policisë dhe plagosja e Erjon Vishkulli, reagon zyrtarisht prokuroria: Kemi marrë 20 kartela mjekësore

    26.10.2026

    TRAZOHET POLICIA/ 7 komisariate marrin urdhrin urgjent për sjelljen në protestë…

    26.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.